Enio Jaço, ndiqni këshillat e autoriteteve

Enio Jaço, ndiqni këshillat e autoriteteve


Më poshtë do të njiheni me intervistën e Presidentit të Dhomës Amerikane të Tregtisë z. Enio Jaço dhënë për Zërin e Amerikës.

Lexo: ISHP-ja jep këto këshilla për familjarët e të prekurve me Koronavirus
Zoti Jaço kemi rastin t’ju pyesim për Koronavirusin dhe ndikimin e tij në ekonominë e Shqipërisë, sepse Italia që po kalon një krizë emergjente është partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë. Ne kemi gjithashtu shumë importe me Kinën. Çfarë ndikimi ekonomik mund të ketë?

Nje impakt ekonomik është i mundshëm. Është pak herët për të matur impaktin ekonomik që tani, por është e sigurtë që do ketë. Është e nevojshme gjithashtu që njerëzit në këtë moment të ndjekin këshillat e autoriteteve. Kjo është një situatë globale, dhe këshillat e autoriteteve jane të koordinuara me sistemin shëndetësor global. Është e rëndësishme që të mos futemi në panik sepse na dëmton jo vëtëm ekonomikisht, por edhe në aspekte të tjera. Por, nuk është herët që të fillojmë të studiojmë një impuls ekonomik, se si të përballojmë situatën që do kemi nga koronavirusi.

 

Sa herë që flitet për klimën e investimeve përmendet korrupsioni si një nga forcat kryesore penguese. Raportet ndërkombëtare e cilësojnë si një fenomen gjerësisht të përhapur në Shqipëri. Sa e ndjejnë bizneset peshën e korrupsionit?
Në Shqipëri, në Dhomën Amerikane të Tregtisë ne kemi AmCham Business Index. Është një anketë që bëhet me gjithë anëtarët e Dhomës, janë 220 kompani anëtare të Dhomës të cilët raportojnë problematikat që ndeshin në të bërit biznes në Shqipëri. Problemi numër 1 që ata raportojnë janë monopolet dhe konkurrenca e pandershme. Kjo ka lidhje të drejtëpërdrejtë me korrupsionin. Problemi i korrupsionit është i përhapur, ne duhet ta shikojmë në sy dhe ta trajtojmë. Është momenti për të kuptuar nëse forcat politike apo forcat influenciale në Shqipëri, kanë arritur një moment që duan ta luftojnë korrupsionin apo jo.

Unë mendoj që janë dy elemente kryesore shumë të rëndësishme. Së pari, kemi opinionin popullor i cili është i tejngopur me klimën e përkeqësuar të korrupsionit, por gjithashtu kemi edhe komunitetin ndërkombëtar, i cili është ndërgjegjësuar shumë kohët e fundit dhe ka realizuar se pa luftuar korrupsionin në Shqipëri nuk mund të bëjmë dot progres politik të qëndrueshëm. Për herë të parë një Ambasadorë Amerikanë, ka vendosur në tre prioritet e saj kryesore përmirësimin e klimës së biznesit. Kemi gjithashtu një metodologji të re të Bashkimit Europian e cila ka vendosur ekonominë, si një nga parimet kryesore te zgjerimit.

 

Zoti Jaço Shqipëria është përfshirë në listën gri të pastrimit të parave. Sa mendoni se e dëmton një klasifikim i tillë thithjen e investimeve të huaja?
Po ështe e vertetë që dëmton besueshmërinë e Shqipërisë në sytë e investitorëve ndërkombëtare. Diçka nuk ka shkuar mirë në lidhje me progresin që Shqipëria duhet të kishtë bërë gjatë këtij viti. Janë dy gjëra shumë të rëndësishme. Është vullneti politik, që nuk mendoj se nuk ekziston, si dhe kapacitetet teknike që duhet të vendosen në dispozicion për përmirësimin e menjëhershëm të kësaj situate. Shpresoj që vitin tjetër do të shohim një progres më të mirë.

Lexo: Kina vendos në përdorim “mjekët robotë” për të trajtuar koronavirusin

 Ditët e fundit, qeveria ka hedhur idenë e një amnistie të gjerë fiskale. A është kjo e realizueshme dhe a rrezikon që në ekonomi të futet edhe paraja e krimit?
Ne nuk jemi njohur akoma me detajet e projektligjit, jemi njohur vetëm në koncept me propozimin. Do doja ta rezervoja qëndrimin tim derisa të njihemi me draftligjin e plotë. Megjithatë, dy elemente janë shumë të rëndësishme. Konsultimi publik, i cili nuk është aplikuar gjithmonë ashtu siç duhet. Kemi një ligj mbi konsultimin publik, i cili është shumë i rëndësishëm sidomos në këtë rast dhe e dyta konsultimi me ndërkombëtarët. Shqipëria aderon në disa marrëveshje ndërkombëtare që kanë të bëjnë me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit dhe është shumë e rëndësishme që këto marrëveshje të mos pengohen.

 

Nga një pikëpamje do të ishte e padrejtë për ata biznesmenë të ndershëm që i kanë fituar paratë në mënyrë të ndershme.
Po, ka disa njerëz që e shikojnë kështu. Nga ana tjetër ekziston një mendim që kjo do t’i japë përmirësim ekonomisë. Mbeten për t’u parë të gjitha detajet. Ka një mënyrë për ta bërë kete në rrugën e duhur. Ne presim që të shohim detajet dhe kemi një opinion më specifik.

 

Shqipëria mori një mbështetje të gjerë ndërkombëtare me fondet për mbështetjen e pasojave të tërmetit. A i ka qeveria sipas jush kapacitetet e duhura për ti menaxhuar fondet dhe për ti absorbuar ato si duhet?
Së pari ishte një lajm i mirë, që Shqipëria arriti të mblidhte një nivel të tillë fondesh nga donatorët ndërkombëtarë. E dyta është e rëndësishme të ndajmë pjesën e kredisë nga donacionet. Shteti shqiptar ka një eksperiencë në menaxhimin e kredive ndërkombëtare dhe nuk besoj se do të jetë problem, por është për tu parë se çfarë ndikimi do ketë në borxhin shqiptar. Nga ana tjetër, në lidhje me grantet ka pak më pak eksperiencë dhe këtu kërkohen disa kapacitete zbatuese më të larta nga ato që ka demonstruar deri tani.

Lexo: Autoriteti i Aviacionit Civil publikon listën me aeroportet ku ndërpriten fluturimet

Zoti Jaço shkurtimisht, fushat me interes në Shqipëri për investimet amerikane?
Në rradhë të parë, Shqipëria ka një potencial të lartë në lidhje me investimet dhe unë nuk do doja që investitorët amerikanë ta shohin Shqipërinë si një treg të vogël 2.8 milionë banorë, por do doja ta shihnin si një pozicon strategjik për tu pozicionuar në gjithë rajonin e ballkanit perëndimor. Në lidhje me sektorët potencialë, bujqësia është një sektor interesant, sepse punëson rreth 45 % të popullsisë, dhe kanë produkte që kanë potencial për eksport për në Europë dhe gjithashtu në Amerikë. Turizmi është gjithashtu një sektor që po ndryshon gjatë gjithë kohës, ka zhvillim dhe potencial. Dhe kohët e fundit po flitet shumë për energjinë. Shqipëria ka burime naytrore por ka gjithashtu mundësinë për tu bërë një qender rajonale në lidhje me shpërndarjen e energjisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0