Autoriteti i Aviacionit Civil publikon listën me aeroportet ku ndërpriten fluturimet

Autoriteti i Aviacionit Civil publikon listën me aeroportet ku ndërpriten fluturimet


Edhe Shqipëria hyn në hartën e vendeve të prekura nga Koronavirusi dhe nuk kanë vonuar masat shtrënguese për të parandaluar përhapjen e tij. Kështu, Autoriteti i Aviacionit Civil, në zbatim të urdhrit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ka bërë publike listën e vendeve ku janë ndërprerë fluturimet për dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, si më poshtë:

  • Aeroporti Milano Malpensa (MXP)
    • Aeroporti Milano Bergamo (BGY)
    • Aeroporti Bologna (BLQ)
    • Aeroporti Firenze (FLR)
    • Aeroporti Genoa (GOA)
    • Aeroporti Perugia (PEG)
    • Aeroporti Pisa (PSA)
    • Aeroporti Rimini (RMI)
    • Aeroporti Venezia (VCE)
    • Aeroporti Verona (VRN)
    • Aeroporti Torinos (TRN)
    • Aeroporti Ancona (AOI)

Ky vendim do të mbetet në fuqi për një afat kohor të papërcaktuar, deri në një njoftim të dytë.

Lexoni: Instituti i Shëndetit Publik, 5 mënyra për të mbrojtur familjen tuaj nga Coronavirus

Burimi: Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0