Ëndrra amerikane: Emigrantët e lindur jashtë saj që po shkruajnë historitë e suksesit! - Business Magazine Albania

Ëndrra amerikane: Emigrantët e lindur jashtë saj që po shkruajnë historitë e suksesit!


Të Martën, më shumë se 60 sipërmarrës të teknologjisë duke përfshirë edhe Mark Zuckerberg të Facebook dhe Reid Hoffman të LinkedIn dorëzuan një deklaratë në Gjykatën Supreme në mbështetje të veprimeve të ndërmarra nga Barack Obama që do të mbronin përkohësisht disa emigrantë të paregjistuar nga ekstradimet në vendin e tyre dhe që i lejojnë ata të punojnë në mënyrë ligjore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo lëvizje nuk është një habi pasi Zuckerberg ka qenë një mbrojtës aktiv i reformës së emigracionit personalisht dhe nëpërmjet grupit të mbrojtësve të kauzës FWD.us, të cilin e ndihmoi të themelohej në 2013-ën së bashku me njerëz si Marissa Mayer dhe Bill Gates. Në një kontrast të zymtë, miliarderi i pasurive të patundshme dhe kandidati për president në kahun e partisë së madhe të vjetër (Republikanët), Donald Trump ka marrë shumë vëmendje mbi idetë e tij mbi reformën e emigracionit, ndër të cilat përfshihej edhe ndërtimi i një muri mbrojtës në kufrin jugor (mur për të cilin duhej të paguante Meksika) dhe një refuzim të prerë ndaj aksesit të myslimanëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pa dyshim se emigracioni përbën një çështje kritike dhe polarizuese kohët e fundit, edhe në këndvështrim politik dhe në atë social, ndërsa numri i refugjatëve në të gjtihë botën arrin më shumë se 15 milionë, nivelin më të lartë në 20 vite. Në këtë kontekst është e rëndësishme të kujtojmë se disa nga sipërmarrësit më të suksesshëm të Amerikës dhe pronarët e bizneseve të saj janë në fakt të lindur jo në SHBA.

Edhe Zuckerberg, edhe Trump mund të kenë lindur në SHBA (edhe pse familja e bashkëshortes së tij janë emigrantë dhe gjithashtu edhe bashkëshortja e Trump), por Forbes gjeti 45 miliarderët të Amerikës lindur jashtë saj. Ata vijnë nga 27 vende, dhe që të gjithë e kanë themeluar pasurinë e tyre në Amerikë. Duke përfaqësuar çdo kontinent ku ka jetë, pjesa më e madhe e tyre vijnë nga Izraeli dhe India, ndjekur nga Kina.

Kryesuar nga rusi Sergey Brin me një pasuri neto prej 34.3 miliardë $, në listë përfshihet edhe George Soros, emigranti i varfër hungarez i kthyer në manjatin e biznesit; Elon Musk, afrikanojugori që qëndron pas Tesla Motors dhe SpaceX dhe Jan Koum, bashkëthemeluesi i platformës së famshme të mesazheve Whatsapp, historia e të cilit është ajo e një “leckamani” nga Ukraina që bëhet i pasur.

Ndërsa këto janë historitë më të famshme të suksesit, një në çdo 4 kompani tekonologjie ose inxhinierimi e krijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës midis 2006-ës dhe 2010-ës u themelua nga sipërmarrës të lindur jashtë SHBA-ve, sipas Fondacionit Kaufmann. Midis 25% është WeWork, e cila mundëson një hapësirë pune të përbashkët për sipërmarrësit e ardhshëm. WeWork u bashkëthemelua në Nju Jork në 2010-ën nga izraeliti Adam Neumann, i cili ishte rritur në një kibutc afër Rripit të Gazës. Kompania tani ka një vlerë prej 10 miliardë $, dhe ai zotëron një pasuri prej 1.5 miliardë $.

Një tjetër emigrant i cili bie në sy për suksesin e tij në SHBA është Hamdi Ulukaya, themeluesi turk i kosit popullor grek, Chobani, tani marka numër 3 e kosit në SHBA. Ulukaya jo vetëm që po bën emër në industrinë e ushqimeve, por ai po përpiqet që të bëjë diçka ndryshe për refugjatët. Kompania e tij i uron mirëseardhjen refugjatëve të cilët mbërrijnë në rrugë ligjore në Amerikë të cilët janë në kërkim të sigurisë dhe mundësive më të mira. Chobani ofron përkthime në 11 gjuhë të ndryshme dhe mbështet mësime në anglisht. Ulukaya gjithashtu ka udhëtuar në Lesbos, Greqi dhe Hamburg, Gjermani për të takuar refugjatët dhe për të vizituar qendrat e pritjes së tyre, gjithashtu edhe sipërmarrësit të cilët kërkojnëtë ndihmojnë të ndihmojnë refugjatët.

E ardhmja e emigracionit në SHBA mbetet pezull, por miliarderët jo të lindur në Amerikë e kanë jetuar tashmë ëndrrën amerikane.

Më poshtë është lista e miliarderëve të huaj të shndërruar të tillë në SHBA:

1. Sergey Brin, Rusi, $34.4 miliardë
2. George Soros, Hungari, $24.9 miliardë
3. Len Blavatnik, Ukrainë, $15.3 miliardë
4. Patrick Soon-Shiong, Afrika e Jugut, $11.9 miliardë
5. Thomas Peterffy, Hungari, $11.1 miliardë
6. Elon Musk, Afrika e Jugut, $10.7 miliardë
7. Rupert Murdoch, Australi, $10.6 miliardë
8. Jan Koum, Ukrainë, $8.6 miliardë
9. Pierre Omidyar, Francë, $7.2 miliardë
10. Hansjoerg Wyss, Zvicër, $6.1 miliardë
11. Shahid Khan, Pakistan, $5.9 miliardë
12. David Sun, Taivan, $4.5 miliardë
13. John Tu, Kinë, $4.5 miliardë
14. Do Won and Jin Sook Chang, Kore, $4 miliardë
15. Jeffrey Skoll, Kanada, $3.9 miliardë
16. Steven Udvar-Hazy, Hungari, $3.5 miliardë
17. Hoang Kieu, Vietnam, $3.5 miliardë
18. Isaac Perlmutter, Izrael, $3.5 miliardë
19. Haim Saban, Egjipt, $3.5 miliardë
20. Igor Olenicoff, Rusi, $3.5 miliardë
21. John Catsimatidis, Greqi, $3.4 miliardë
22. Andreas von Bechtolsheim, Gjermani, $3.3 miliardë
23. Tom Gores, Izrael, $3.3 miliardë
24. Jorge Perez, Argjentinë, $3 miliardë
25. Romesh T. Wadhwani, Indi, $2.8 miliardë
26. Peggy and Andrew Cherng, Burmë dhe Kinë, $2.7 miliardë
27. Peter Thiel, Gjermani, $2.7 miliardë
28. Michael Moritz, Mbretëri e Bashkuar, $2.6 miliardë
29. Bharat Desai and Neerja Sethi, Kenia, $2.5 miliardë
30. Mortimer Zuckerman, Kanada, $2.5 miliardë
31. Douglas Leone, Itali, $2.4 miliardë
32. C. Dean Metropoulos, Greqi, $2.4 miliardë
33. Min Kao, Taivan, $2.2 miliardë
34. Alec Gores, Izrael, $2.1 miliardë
35. John Kapoor, Indi, $2 miliardë
36. Kavitark Ram Shriram, Indi, $1.8 miliardë
37. Marc Lasry, Marok, $1.7 miliardë
38. John Farber, Rumani, $1.5 miliardë
39. Adam Neumann, Izrael, $1.5 miliardë
40. Jerry Yang, Taivan, $1.5 miliardë
41. Hamdi Ulukaya, Turqi, $1.5 miliardë
42. Vinod Khosla, Indi, $1.5 miliardë
43. Fayez Sarofim, Egjipt, $1.4 miliardë
44. Thomas Sandell, Suedi, $1.3 miliardë
45. David Hindawi, Irak, $1 miliardë

 

/Shkruar nga Deniz Cam, Publikuar nga Forbes.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0