Teknologji revolucionare: Njihuni me Inteligjencën Artificiale që do ta bëjë më të freskët verën tuaj - Business Magazine Albania

Teknologji revolucionare: Njihuni me Inteligjencën Artificiale që do ta bëjë më të freskët verën tuaj

Teknologji revolucionare: Njihuni me Inteligjencën Artificiale që do ta bëjë më të freskët verën tuaj

Vera është stina e shijeve të lehta, vakteve të freskëta dhe akulloreve që na shoqërojnë në ditët e nxehta. Por ndryshe nga më parë, këtë verë nuk jeni vetëm në përpjekjen për të ruajtur ushqimin siç duhet apo për të planifikuar vaktet me zgjuarsi. Frigoriferët inteligjentë Samsung me AI dhe opsionin Family Hub janë këtu për t’ju ndihmuar të përjetoni një stil jetese më të më të organizuar.

Teknologji që “kupton” ushqimin tuaj

Falë kamerave të brendshme dhe Inteligjencës Artificiale, frigoriferët Samsung mund të identifikojnë automatikisht çfarë keni brenda tij, duke nisur nga një shishe qumësht te frutat ekzotike dhe t’ju tregojnë në çdo moment çfarë mungon, çfarë po skadon dhe çfarë mund të gatuani me përbërësit që keni në dispozicion. Kjo do të thotë: më pak mbetje ushqimore, më shumë ide për receta, dhe zero panik kur nuk dini çfarë të përgatisni për darkë.

Ushqime që qëndrojnë të freskëta

Nuk ka asgjë më zhgënjyese sesa të gjesh akulloret e shkrira apo produktet e freskëta të prishura. Me AI Cooling System, frigoriferët e rinj Samsung mbajnë temperaturën dhe lagështinë në nivele optimale në çdo ndarje, duke ruajtur strukturën dhe freskinë e çdo ushqimi nga sallatat, te pije të ftohta dhe frutat. Dhe falë funksionit të monitorimit të afateve të skadencës, do të merrni njoftime kur produktet tuaja janë drejt fundit, duke ju ndihmuar të veproni në kohë.

Lexo edhe:Zbuloni fuqinë e One UI 7 në serinë Galaxy Z

“I zgjuar” në çdo kuptim të fjalës

Përveç përkujdesjes ndaj ushqimit, frigoriferi ju ndihmon edhe në shumë aspekte të tjera të jetës në shtëpi. Me ekranin Family Hub, mund të dëgjoni muzikë, të ndani kalendarin familjar, të kontrolloni pajisje të tjera përmes SmartThings, apo edhe të shkruani mesazhe dhe lista për blerje që sinkronizohen me telefonin tuaj. Kudo që të jeni, mund të shihni çfarë ka në frigorifer përmes aplikacionit në smartphone kështu që nuk harroni më kurrë të blini qumësht apo kos teksa jeni rrugës për në shtëpi.

Promocioni veror që nuk duhet humbur  

Përfitoni tani nga zbritje të veçanta në frigoriferët inteligjentë të përzgjedhur Samsung dhe niseni verën me teknologjinë më të avancuar në kuzhinën tuaj! Nga 2 qershori deri më 29 qershor 2025, ose deri në përfundim të stokut, përfitoni çmime të reduktuara në modelet më të kërkuara të frigoriferëve Samsung të pajisur me AI, ekran Family Hub, SmartThings dhe shumë më tepër.

Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni link-un.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0