Elvis Allmuca "DuPron" Start-up për shit-blerjen e pronave - Business Magazine Albania

Elvis Allmuca “DuPron” Start-up për shit-blerjen e pronave

Elvis Allmuca, është i riu nga Tirana i cili prej vitesh është dedikuar në fushën e biznesit. Ndonëse ende fëmijë ai ishte i përkushtuar të ndihmonte familjen e tij që të menaxhonin hotelin e tyre. Kjo ka qënë zanafilla e pasionit për t’u marrë me biznes.
Më pas Elvisi vendosi që edhe studimet t’i ndjekë për: “Menaxhim Biznesi dhe Marketing”. Pas këtij momenti Elvisi u dedikua në  ngritjen e një “Start-up” shumë eficent për tregun Shqiptar. “DuPron”, është një biznes i cili rregullon tregun nëpërmjet shitjes dhe blerjes së pronave në kohë reale . I shtrirë si biznes në të gjithë shqipërinë, DuPron synon të jetë një nga bizneset më të frekuentura nga kilentët.
Dupron ndryshe nga kanalet e tjera të kërkimit të pronave përdor google maps për të shfaqur pronat me çmimet e secilës pronë në hartë. Kjo gjë ndihmon personat që janë në kërkim të një prone sepse në këtë mënyrë çdo përdorues ka mundësi të shikojë vendodhjen e saktë të pronës, çfarë fasilitetesh ka afër prona si shkolla, farmaci, supermarket, të mësoje se sa larg e ka pronën nga puna dhe të rrethojë zonën që dëshiron.

Është e vështirë të bësh biznes në Shqipëri?

Shume njerëz në fakt e shohin biznesin në Shqipëri si diçka të pamundur sepse nuk arrijnë të depërtojnë tek mundësitë që krijohen në përgjithësi. Të kesh një ide dhe të duash ta aplikosh në vendin tonë është shumë e thjshtë dhe diçka që të krijon shumë lehtësira. Në fakt unë flas dhe nga eksperienca ime dhe do doja që kjo bisedë të shërbente për këdo që pretendon apo ka dëshirë të nisë një ide inovative në Shqipëri. Le të tentojnë të gjithë me startup sepse është mundësia me e mirë e të ngriturit një biznes i cili vlen dhe është shumë funksional për vendin . “Të bësh biznes në Shqipëri nuk është e vështirë përkundrazi, terreni është gati” .

Është e vështirë të plotësohen ëndrrat? Unë punoj, përpiqem dhe synoj. Në gjithë këto elemente më pas çdo gjë ja le kohës sepse është koha ajo që vendos se çfarë do të ndodhë me ne. Jeta vrapon me rritme të shpejta dhe gjithnjë nga tregon që ” Çdo gjë nis me një ëndërr ” . Jam ende i ri në moshë dhe bëj as më pas dhe as më shumë sa bashkëmoshatarët e mij të cilët ashtu si unë përpiqen duke i besuar kohës.

 

Elvis si Lindi, “DuPron”?

Dupron lindi nga një eksperiencë personale e imja. Tre vite më parë pasi isha kthyer nga Amerika nisa të interesohem për të marrë një apartament me qira. Problemet që hasa ishin nga më të ndryshmet të cilat ndikonin në marrjen e një vendimi për të zgjedhur një apartament. Informacioni vinte nga kanale të ndryshme si rrjete sociale, web faqe, agjensi imobiliare, gazeta, fletushka në tokë, formate A4 të ngjitura në shtyllat e rrugës etj, dhe në të gjitha këto kanele kishte mungesë informacioni si p.sh vendodhja e saktë e apartamentit, cfarë ka afër zona si shkollat, farmacitë, supermarketet, etj. Në një kanal gjeje informacion për pronat që përfaqësoheshin nga agjenti/agjensitë, në një tjetër për ato që përfaqesohen nga pronari dhe në një tjetër ato nga firma e ndërtimit, të gjitha këto kanale të bënin të humbisje shumë kohë dhe ndikonin negativisht në marrjen e një vendimi për të zgjedhur një apartament.

Pasi isha njohur në Amerikë me mënyrat e kerkimit të pronave më lindi idea e Dupron, aplikacionit të parë në Shqipëri i cili do të bënte bashkë të gjithë personat që operojnë në fushën e pronave, qoftë pronarë, agjent imobiliare, firmë ndërtimi ose bankë.

Dupron ndryshe nga kanalet e tjera të kërkimit të pronave përdor google maps për të shfaqur pronat me çmimet e secilës pronë në hartë. Kjo gjë ndihmon personat që janë në kërkim të një prone sepse në këtë mënyrë çdo përdorues ka mundësi të shikojë vendodhjen e saktë të pronës, çfarë fasilitetesh ka afër prona si shkolla, farmaci, supermarket, të mësoje se sa larg e ka pronën nga puna dhe të rrethojë zonën që dëshiron.

Menduam të krijojmë aplikacion pasi është mënyra më e shpejtë për të dhënë dhe marë informacion, krahasuar me një platformë në web. Qëllimi ynë ishte që të ndryshonim mënyrën e kërkimit të pronave dhe t’u jepnim përdoruesve një eksperiencë ndryshe nga mënyrat e vjetra të kërkimit, për këtë arsye aplikacionin dupron e pajisëm me filtra të cilat do të ndihmonin përdoruesin të merrte informacion më të shpejtë dhe të mos humbiste kohë në kërkim pasi të gjithë personat që administrojnë prona do t’i gjente në platformë.

A planifikoni zgjerimin e biznesit jashtë territorit shqiptar? 

Qëllimi ynë është që brënda 2 viteve te ardhshme dupron të shtrihet në Kosovë, Maqedoni dhe në Malin e Zi. Në këtë mënyrë ne synojmë që të shtrihemi në të gjitha trevat shqipfolëse dhe të krijojmë një treg të përbashkët për të gjitha pronat në rajon ku çdo përdorues do ta ketë më të lehtë nëpërmjet aplikacionit dupron të navigojë në këto shtete.

Sa persona janë duke përdorur DuPron?

Aktualisht në dupron janë të regjistruar 380 agjentë imobiliarë, 250 pronarë të pronave dhe 90 firma ndërtimi.  Numri i shkarkime në dupron është 22,000 në android dhe Ios.

Cili është qëllimi juaj konkret me këtë biznes?

Në terma aftamesëm dupron synon të krijojë klientët e saj të besueshëm dhe fokusi do të jetë i përqëndruar te agjentët imobiliarë, firmat e ndërtimit dhe pronarët e pronave.

Qëllimi ynë është të edukojmë këtë grup interesi për përparësitë që sjell listimi i pronave në dupron. Të realizojmë takime nga afër me to për t’u shpjeguar produktin dhe inovacionin që sjell dupron në fushën e pronave. Ne jemi të fokusuar në përmirësimin e produktit dhe të ndihmojmë aktorët që operojnë në fushën e pronave të listojnë dhe adminstrojnë pronat e tyre më thjesht. Ne synojmë që nëpërmjet përmërsimit të produktit agjentëve, firmave të ndërtimit dhe pronarëvë të pronave dupron t’u kthehet në një mjet pune dhe në një burim i të ardhurave.

Në terma aftagjatë 

Në terma afatgjatë ne synojmë të na bashkangjiten 70% e agjentëve imobiliarë, 30% e pronarëve të pronave dhe 15 % e njësive të firmave të ndërtimit. Parashikojme që me përmirësimin (upgrade) të produktit dupron do të kthehet në një aplikacion akoma dhe më të nevojshëm për të gjithë aktorët në treg dhe një ndihmë për të gjithë personat që kërkojnë pronë, që të marin informacion më të shpejtë për pronat që dëshirojnë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0