Elton Mehmeti i PC Store: Ne ofrojmë zgjidhje që thjeshtojnë proceset e punës - Business Magazine Albania

Elton Mehmeti i PC Store: Ne ofrojmë zgjidhje që thjeshtojnë proceset e punës

CEO PC Store

PC Store është një prej kompanive referencë për sigurimin e sistemeve apo pajisjeve të teknologjisë. E angazhuar në projekte private dhe publike ajo ka arritur të ofrojë zgjidhje që kanë lehtësuar proceset e punës në shumë fusha. Ne kemi zhvilluar një intervistë me CEO-n e PC Store, Elton Mehmeti për të mësuar më shumë rreth tij dhe kompanisë PC Store. 

Prej sa vitesh operon në treg PC Store? Si ka nisur dhe si ka ndryshuar aktiviteti i kësaj kompanie? 

PC Store Sh.p.k. është një qendër kryesor e pajisjeve IT, e themeluar në mesin e vitit 2005. Aktiviteti ka filluar si një biznes i vogël dhe me një numër të vogël punonjësish. Sigurisht që në fillimet e aktivitetit kemi pasur dhe një target –grup të vogël klientësh. Të jesh një biznes i vogël sigurisht ka edhe sfida, pasi të qëndrosh në treg si një biznes i tillë ka vështirësi, pasi përballesh me një konkurencë të konsoliduar dhe me përvojë në treg. 

Me kalimin e kohës, ndërkohë që shoqëria zhvillohet me teknologjitë e reja, kemi pasur fokusin e ecjes në një hap me kohën në zhvillimin e strategjive që të garantojnë sukses në vitet e ardhshme dhe që risqet të jenë sa më të vogla. Në të njëjtën kohë një fokus të veçantë në zhvillimin e biznesit tonë ka pasur “klienti”. Jemi munduar që në të njëjtën kohë që kërkonim grupe të reja klientësh, një rëndësi të veçantë i kemi dhënë edhe feedback-ut nga klienti ekzistues, duke kërkuar përshtypjet e tyre, të cilat na kanë ndihmuar në përmirësimin e cilësisë së produktit apo të shërbimit.

Cilat janë sfidat tuaja si CEO lidhur me ngritjen e zhvillimin e kompanisë?  

Të qenit pjesë e një biznesi që i përket fushës së teknologjise së informacionit është njëkohësisht një sfidë e vazhdueshme e jona. Teknologjia e Informacionit është një fushë që po evoluon vazhdimisht dhe po zhvillohet duke sjellë ndryshime dhe zhvillime të reja dhe duke ndikuar në mënyra të ndryshme në jetën tonë. Për këtë arsye, unë si sipërmarrës i një kompanie IT në këtë treg të ndryshueshëm synoj të jem i informuar mbi risitë që përfshin tregu i teknologjisë, duke pasur si fokus nevojat e klientit dhe për të qenë më afër me të, pasi është shumë e rëndësishme që kërkesat për teknologji, sidomos në tregun shqiptar të ecin paralelisht me mundësitë që çdo individ të ketë akeses në teknologji.

Cili është targeti kryesor i kompanisë tuaj? Klienti juaj ideal? 

Në thelb, për ne klienti ideal është ai që e do teknologjinë dhe e përqafon ritmin me të cilin ecën zhvillimi teknologjik. Ne priremi të sjellim teknologjitë më të fundit në treg dhe për këtë arsye klientët tanë janë ata të cilët priren të vendosin në shërbim të vetes këtë teknologji. Por, paralelisht me këtë mund të themi se në fokusin tonë janë edhe të gjitha komanitë/institucionet, të cilat në punën e tyre të përditshme u nevojitet të përdorin teknologji të reja. Referuar nevojave, ne i gjendemi pranë çdo klienti, qoftë në produkte, apo në zhvillim dhe implementim projekti.

Si ka ndryshuar sjellja e klientit ndër vite?  

Në këtë epokë digjitale sigurisht dhe ndryshimet e sjelljeve të klientëve janë evidente. Ne e kemi shumë të rëndësishëm faktin e të kuptuarit të ndryshimeve të kërkesave apo nevojave dhe t’i përshtatemi klientit në kohë reale. Kjo ka sjellë edhe qëndrueshmërinë në treg dhe suksesin që kompania jonë ka pasur ndër vite. Ne operojmë sipas një modeli biznesi të integruar, që përfshin gamën e plotë të produktit apo të shërbimeve në çdo fazë të tij.

Si ka ndikuar zhvillimi i teknologjisë në treg? 

E ardhmja sjell sfida të reja, me inteligjencën artificiale, e cila premton një revolucion, jo vetëm në fushën e IT, por në të gjithë shoqërinë, që tani nuk është risi, por nevojë. Me qëllimin që shërbimet të automatizohen akoma edhe më shumë, PC STORE është i gatshëm që përmes IT të japë kontributin e vet në sfidat e këtij universi teknologjik.

Cilat janë planet e kompanisë tuaj në vijim?  

Misioni ynë si kompani është qё klientёt tanё tё mbeten tё kёnaqur, duke iu ofruar produkte dhe inovacionet më të fundit të teknologjisë. Të jemi udhëheqës tё tregut, duke ndjekur vazhdimisht trendet më të fundit dhe risitë në teknologji. Risitë dhe inovacioni në teknologji, tani zhvillohet ditë pas dite, jo me muaj apo me vite.

Cilat janë planet tuaja si sipërmarrës përtej kësaj kompanie? A keni projekte të tjera për të zhvilluar, të cilat do të donit t’i ndani me audiencën?

Vizioni im është që kompania PC STORE të jetë një partneri i çdokujt që do që përmes teknologjisë të përmirësojë cilësinë  e jetës dhe shërbimeve, private apo publike.

Tani nuk është më sekret që PC STORE është një kontraktor me eksperiencë dhe i besueshëm në zhvillimin dhe implementimin e projekteve IT në institucionet e edukimit, universitete dhe shkolla.

Detaje për projektet nuk mund të zbuloj, por të jeni të sigurt që PC STORE ka në plan dhe do të zhvillojë dhe zbatojë projekte në IT që do të ndikojnë dukshëm në rritjen e cilësisë së shërbimeve publike.

Artikulli u publikua më parë në faqen 72 të numrit 34 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 34 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0