Elon Musk prodhon parfumin “Flokët e djegur” - Business Magazine Albania

Elon Musk prodhon parfumin “Flokët e djegur”

Elon Musk është kthyer në një “shitës parfumesh”, pasi ka ndryshuar biografinë e tij në Twitter, në përputhje me rrethanat. Njeriu më i pasur në botë pretendoi se kishte shitur 20.000 shishe të një parfumi të ri të quajtur “Flokët e djegur” brenda disa orësh. Musk u ka bërë një kërkesë të sinqertë ndjekësve të tij, që ata të blejnë parfumin e tij dhe ai të grumbullojë para të mjaftueshme për të blerë Twitter-in.

“Ju lutemi blini parfumin tim, që të mund të blej Twitter-in”, shkroi Musk në Twitter më 12 tetor. Deri në fund të tetorit, Musk pritet të finalizojë një blerje prej 4 miliardë dollarësh të Twitter-it. Nëse ai nuk e bën, një gjykim për shkeljen e kontratës do të mbahet në nëntor. Mbrëmjen e 12 tetorit, themeluesi i SpaceX pretendoi se kishte shitur 20.000 shishe të parfumit.

“Me një emër si imi, hyrja në biznesin e aromave ishte e pashmangshme, pse e luftova për kaq shumë kohë!”, ka bërë shaka ai në Twitter.

I quajtur si “Aroma më e mirë në Tokë”, produkti shitet përmes faqes së internetit për startup-in e tij The Boring Company.  Emri i parfumit është gdhendur me shkrim në pjesën e përparme të një shishe të kuqe rubin, e cila shfaqet në reklamë. Etiketa thotë, “Thelbi i dëshirës së neveritshme”. Çdo shishe shitet për 100 dollarë për klientët amerikanë. afr

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0