Elon Musk nuk do të vaksinohet kundër COVID-19

Elon Musk nuk do të vaksinohet kundër COVID-19

Elon Musk

CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk tha se nuk do ta merrte vaksinën kundër COVID-19, kur ajo të ishte në dispozicion.

Në një intervistë me gazetaren Kara Swisher, Musk nuk pranoi të thoshte nëse ai e ndjen për detyrë të paguajë punonjësit, që duan të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur infektimin me COVID-19.

“Unë nuk jam në rrezik nga COVID, as fëmijët e mi”, tha Musk gjatë episodit të së hënës të podcastit të New York Times “Sway”.

Musk ka kultivuar prej kohësh një personazh publik të një sipërmarrësi të çuditshëm, që di më mirë se ekspertët dhe nuk ka frikë të ofrojë mendime kontravers.

Ai gjithashtu dënoi kufizimet në të gjithë globin dhe në SHBA në veçanti, duke iu referuar atyre si ‘jo etike’ dhe ‘arrest shtëpie de facto’. Musk tha se bllokimet e përhapura ishin një gabim dhe vetëm njerëzit në rrezik duhet të karantinohen ‘derisa të kalojë stuhia’.

Kur u pyet për rrezikun për punonjësit e tij dhe familjet e tyre, ai u përgjigj troç: “Të gjithë vdesin një ditë.” Nëse një nga punonjësit e tij do t’i thoshte se ardhja në punë do të vinte në rrezik familjen, Musk tha se ai thjesht do t’i thoshte “të qëndronte në shtëpi”.

Ai nuk pranoi të sqaronte nëse do të ndihej i detyruar t’i paguante këta punonjës. Kur Sëisher bëri presion, Musk kërcënoi se do t’i jepte fund intervistës. “Le të vazhdojmë… Kara, unë nuk dua të futem në një debat rreth Covid, kësaj situate … Nëse do ta përfundojmë podcast-in, atëherë e lemë me kaq.”

49 vjeçari milarder kritikoi Bill Gates, i cili në fund të korrikut i tha gazetarit Andrew Ross Sorkin se Musk duhet t’i përmbahej gjërave, që di të bëjë më mirë.

“Ai nuk është shumë i përfshirë në vaksina. Ai prodhon makina elektrike të shkëlqyera. Dhe raketat e tij funksionojnë mirë. Kështu që atij i lejohet të flasë për këto gjëra. Shpresoj që ai të mos ngatërrohet në gjera ku nuk është përfshirë shumë”, tha Gates.

Musk u përgjigj në podcast në mënyrën e tij tipike të hapur: Është sikur, hej, idiot, ne në fakt prodhojmë makineritë e vaksinave për CureVac, atë kompani në të cilën ke investuar.” – shpjegoi Musk, duke iu referuar faktit që prodhuesit e Tesla prodhojnë makineri për CureVac.

Nuk është hera e parë që Musk kritikon bashkëthemeluesin e Microsoft.

Kur Gates shkroi një blog për dyshimet e tij mbi potencialin e automjeteve elektrike, Musk shkroi në Twitter se Bill “nuk ja ka idenë”.

Lexoni: Elon Musk përballë Bill Gates, replikë për makinat elektrike

CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0