Elon Musk mund të rregullojë krizën e energjisë në 100 ditë. Ja se si. - Business Magazine Albania

Elon Musk mund të rregullojë krizën e energjisë në 100 ditë. Ja se si.


Themeluesi i Tesla, Elon Musk bërë disa premtime të mëdha në Twitter ditën e Premte, për ruajtjen e energjisë së rinovueshme në shtetin e Australisë Jugore. Ai tha se kompania mund të ndërtojë “magazina” me kapacitet 100 megavat në 100 ditë dhe qeveria është duke i dhënë shansin për ta provuar.

Të Martën, qeveria e Australisë së Jugut njoftoi se do të financojë një projekt rrjeti të lidhur me bateri për t’i siguruar shtetit ruajtje të energjisë si pjesë e një plani të gjerë të energjisë. Qeveria do të krijojë një fond prej 150 milionë $ për të mbështetur projektet e energjisë së rinovueshme.

Në një konferencë për shtyp, Kryeministri i shtetit, Jay Weatherill, tha se një numër i madh ofruesish ka folur me qeverinë në lidhje me projektet e baterisë, por Musk do të “ftohet direkt” për të marrë pjesë në procesin e tenderit.

Një zëdhënës i Tesla tha se kompania do të punojë me grupet e interesit gjatë ditëve të ardhshme mbi “mënyrën më të mirë për të ofruar këtë mundësi emocionuese”.

“Tesla është e ngazëllyer nga entuziazmi i treguar nga grupet e interesit në tregun australian të energjisë për angazhimin nga ana e Tesla për të vendosur objekte të mëdha magazinimi në Australinë e Jugut për të rritur besueshmërinë e rrjetit dhe përballueshmërinë për konsumatorët duke përshpejtuar tranzicionin e qëndrueshme të energjisë në një të ardhme,” tha ai.

“Saga” Musk filloi në një konferencë shtypi për produktin e saj të baterisë, ku zëvendëspresidenti për produktet e energjisë në Tesla, Lyndon Rive, mburrej se kompania mund të ndërtojë një magazinë për ruajtjen e energjisë në 100 ditë, që do të parandalonte një ndërprerje të madhe të energjisë, të ngjashme me atë të Shtatorit të vitit 2016.

“Ne patëm një sfidë të ngjashme në jug të Kalifornisë,” tha ai. “Ne ndërtuam magazina energjie me 80MW në 90 ditë. Kjo është diçka e padëgjuar më parë”.

Ideja u kap nga bashkëthemeluesi i software-it gjigand australian “Atlassian”, Mike Cannon-Brookes, i cili i shkruajti Musk në Twitter dhe e pyeti nëse ai e kishte seriozisht në lidhje me realizimin e këtij projekti në 100 ditë. Ai ishte, me sa duket.

Një stuhi “tweets” vazhduan, duke rezultuar në diskutime mes Musk, Weatherill dhe kryeministrit të Australisë, Malcolm Turnbull.

“Z. Musk bëri një ndërhyrje dramatike,” komentoi Weatherill. “Ai sigurisht na ka vënë në hartën rrugore ndërkombëtare në lidhje me teknologjinë e energjisë së pastër.”

Burimi: mashable.com 

Must watch
Business Mag Nr. #25 - Mars 2021

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0