Elevator Lab: RBI paraqet projektet e suksesshme pilot dhe shpall raundin e dytë në 2018  

Elevator Lab: RBI paraqet projektet e suksesshme pilot dhe shpall raundin e dytë në 2018  


Pas kalimit me sukses të fazës së aplikimit me 336 aplikime nga 56 vende të ndryshme, Raiffeisen Bank International (RBI) ka punuar intensivisht me pesë starup-et, që nga Tetori i vitit 2017 si pjesë e programit fintech akselerator “Elevator Lab”. Fokusi ishte në fushat e Big Data Analytics (Gauss Algorithmics), Branch of the Future (Moxtra), Pagesat & Transaksionet (SONECT), RegTech (360kompany) and SME Banking (Asteria). Gjatë fazës së provës së konceptit, pesë projektet pilot u zhvilluan dhe u testuan me sukses në Austri dhe në 4 tregje të tjera në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE).

Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin e suksesshëm që filluam me Elevator Lab. Tani po kalojmë nga faza pilot në fazën e zbatimit dhe po planifikojmë që këto inovacione të jenë në dispozicion të 16.5 milionë klientëve tanë në Austri dhe Europën Qendrore dhe Lindore. Organizata jonë ka marrë përvojë të vlefshme nëpërmjet Elevator Lab, gjë që na ndihmon që sot të jemi të pozicionuar në mënyrë ideale në biznesin bankar të së nesërmes,” tha Johann Strobl, drejtori ekzekutiv i RBI.

Elevator Lab fillon raundin e dytë të aplikimeve në datën 1 Maj 2018

Suksesi dhe zbulimet e Elevator Lab e bindën RBI-në se ishte vendimi i duhur për të hapur mundësitë e bashkëpunimit me startup-et. Për këtë arsye, Grupi i RBI do të fillojë një raund të dytë aplikimesh më 1 maj 2018. E reja e këtij raundi është që 7 banka të rrjetit RBI, përkatësisht ato nga Shqipëria, Bjellorusia, Bullgaria, Kosova, Rumania, Rusia dhe Sllovakia, do të targetojnë ekosistemet fintech në tregjet e tyre me “Elevator Lab Challenges”.

Përveç një workshop-i për startup-et në Elevator Lab në Vjenë, fituesit do të marrin edhe një “wild card” për gjysmëfinalet e Elevator Lab dhe mundësinë për t’u ftuar në Vienë për finalen e TOP 15 në muajin Shtator.

Rreth RBI

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, në të cilën ndodhet korporata dhe banka lider e investimit, ashtu edhe Europës Qendrore dhe Lindore (CEE) si tregu kryesor. 14 tregjet e rajonit mbulohen nga bankat filiale. Përveç kësaj, Grupi RBI përfshin shumë ofrues të tjerë të shërbimeve financiare, për shembull në leasing, menaxhim të aseteve ose M&A (Mergers and acquisitions).

Në total, më shumë se 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.5 milionë klientëve nëpërmjet 2,400 njësive të biznesit, shumica e të cilave ndodhen në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 % të aksioneve, pjesa tjetër e mbetur është në qarkullim të lirë. Brenda Grupit Bankar Austriak Raiffeisen (RBG), RBI është institucioni qendror i bankave Raiffeisen në rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0