Elevator LAB: 336 aplikime për programin fintech akseleratorë të RBI-së - Business Magazine Albania

Elevator LAB: 336 aplikime për programin fintech akseleratorë të RBI-së


31 Korriku shënoi fundin e fazës së aplikimit për “Elevator Lab”, programin akselerator fintech të Raiffeisen Bank International (RBI) AG. Programi u lançua më 1 Qershor nga Johann Strobl, Drejtori Ekzekutivi i RBI, gjatë festivalit të themeluesve dhe teknologjisë Pioneers’17 dhe u përhap gjerësisht nga rrjeti i 14 bankave të RBI në Europën Qendrore dhe Lindore (CEE).

Në total ishin 336 startupe fintech të cilat shfrytëzuan mundësinë për një bashkëpunim potencial afatgjatë me RBI Group dhe 16.6 milionë klientët e RB-së në Austri dhe në rajonin e EQL. 13.4 % e të gjitha aplikacioneve janë paraqitur nga fintech austriake, 27.1 % fintechs nga rajoni i Europës Qendrore dhe Lindore, me një numër relativisht të lartë aplikimesh nga Hungaria, Rumania dhe Sllovakia, duke reflektuar komunitetet fintech të zhvilluara në këto vende.

Lexo: Raiffeisen Bank lançon akseleratorin Fintech “Elevator Lab”

Nga Shqipëria pati 6 aplikime, një numër i rëndësishëm duke patur parasysh tregun shqiptar fintech. Aplikacionet e tjera u paraqitën kryesisht nga zonat e Europës perëndimore, Azia dhe Amerika e Veriut. Shumica e aplikimeve kishin të bënin me shërbimet e pagesave dhe transaksioneve, e ndjekur nga fushat e investimit dhe tregtimit, biznesit të vogël dhe të mesëm, databazë për analizimin e të dhënave (Big Data Analytics), RegTech dhe degët e të ardhmes.

“Ne jemi të lumtur që arritëm ta mbyllnim me sukses fazën e aplikimit për Elevator Lab dhe se kemi aplikime nga të gjitha 14 tregjet tona në Europën Qendrore dhe Lindore. Numri i lartë dhe cilësia e aplikimeve i tejkaluan pritshmëritë tona. Deri në fund të muajit Gusht, ne do të shqyrtojmë intensivisht dokumentet në mënyrë që të identifikojmë ato 30 startupe të cilat do të kenë mundësinë të bindin jurinë tonë për konceptet e tyre gjatë pitching”, shpjegon Michael Hoellerer, vendimmarrësi për këtë projekt në RBI, i cili, ndër të tjera, është përgjegjës për strategjinë e dixhitalizimit të Grupit RBI.

Pesë startup-et që do të marrin pjesë në program do të zgjidhen në mes të Shtatorit në Vjenë. RBI bashkëpunoi me Pioneers Discover dhe u mbështet edhe nga partnerë të tjerë. Detaje të tjera për Elevator Lab dhe vazhdimësinë e tij mund të gjeni në faqen zyrtare: www.elevator-lab.com

Rreth RBI-së

Raiffeisen Bank International AG (RBI) i përket si Austrisë, ku është një korporatë dhe bankë investimi lider, ashtu dhe Europës Qëndrore dhe Lindore si tregu i saj. 14 tregjet e rajonit janë mbuluar nga bankat e filialit. Përveç kësaj grupi ofron shërbime të specializuara financiare si në fushën e leasing-ut, menaxhimit të aseteve, gjithashtu dhe në bashkimet dhe blerjet.

Në total, më shumë se 50,000 punonjës u shërbejnë rreth 16.6 milionë klientëve nëpërmjet 2,500 njësish biznesi, shumica e të cilave ndodhen në Europën Qendrore dhe Lindore. Aksionet e RBI janë të listuara në Bursën e Vjenës. Bankat rajonale Raiffeisen zotërojnë rreth 58.8 % të aksioneve, pjesa tjetër është e lirë. Brenda Grupit Bankar Raiffeisen (RBG), RBI është institucioni qendror i bankave Raiffeisen në rajon dhe institucioneve të tjera të lidhura me kreditimin dhe bën shërbime të rëndësishme në këtë funksion.

Burimi: rbinternational.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0