Ekspozohen të dhënat e miliona përdoruesve të Facebook - Business Magazine Albania

Ekspozohen të dhënat e miliona përdoruesve të Facebook


Një tjetër ditë, një tjetër skandal privatësie për Facebook.

Qindra miliona të dhëna të përdoruesve të Facebook, përfshirë disa fjalëkalime të thjeshta tekstesh, u gjetën të ekspozuara në internet falas dhe të hapura për t’u akesuar, raporton UpGuard, një kompani për vlerësimin e riskut të sigurisë kibernetike, e cila vë në dukje në një njoftim për shtyp të datës 3 Prill se grupet e të dhënave në fjalë janë konfiguruar për shkarkim publik. Po, kjo do të thotë se kushdo që e dinte se ku mund të shikonte, mund t’i kishte marrë ato.

Lexoni: Mark Zuckerberg: “Interneti ka nevojë për rregulla të reja. Le të fillojmë me këto 4 çështje.”

Në zemër të çështjes janë të dhënat e depozituara në Amazon S3 që përmbajnë informacionet e përdoruesve të Facebook. Një grup i tillë, nga Cultura Colectiva, thuhet se kishte “540 milionë rekorde që përmbanin komentet, pëlqimet, reagimet, emrat e llogarive, ID-të e FB dhe më shumë.”

Sipas UpGuard, grupi i dytë i të dhënave, ishin nga një aplikacion i palës së tretë i quajtur ‘At the Pool’, që përmbante kolonat për fk_user_id, fb_user, fb_friends, fb_likes, fb_music, fb_movies, fb_books, fb_photos, fb_events, fb_groups, fb + checkins, fb_interests, passwords dhe më shumë.”

Me fjalë të tjera, me sa duket një sasi jashtëzakonisht e madhe e të dhënave, janë ekspozuar.  Ju nuk i ripërdorni fjalëkalimet tuaja nëpër faqe dhe aplikacione të ndryshme apo jo?

Duhet kuptuar se këto të dhëna nuk janë më në kontrollin e Facebook, pasi ju vetë lejoni që aplikacionet e palëve të treta të grumbullojnë informacionet tuaja kryesore. Në thelb kompania humbet kontrollin e tyre. UpGuard tha se njoftoi Cultura Colectiva rreth të dhënave të ekspozuara, me një email më 10 Janar të këtij viti, por nuk ka marrë ende një përgjigje nga kompania.

UpGuard shkruan se vetëm kur Bloomberg arriti të komunikonte me Facebook më 3 Prill të dhënat u siguruan përfundimisht. Nga ana tjetër, grupi i të dhënave në ‘At The Pool’, u nxorr offline mrekullisht menjëherë pasi UpGuard e zbuloi atë.

Lexoni: E vërteta brutale rreth Mark Zuckerberg që askush nuk dëshiron ta pranojë

Ne gjithashtu i kërkuam kompanisë të deklaronte se si synon të parandalojë këtë lloj dështimi të privatësisë së aplikacioneve të palëve të treta në të ardhmen.

Një zëdhënës i Facebook dha deklaratën e mëposhtme si përgjigje:

Politikat e Facebook ndalojnë ruajtjen e informacionit të Facebook në një databazë publike. Sapo u njoftua për çështjen, ne kemi punuar me Amazon për të marrë bazat e të dhënave. Ne jemi të angazhuar për të punuar me zhvilluesit në platformën tonë për të mbrojtur të dhënat e njerëzve.

burimi: Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0