Ekspertja e HR: Orari 9 me 5 është shumë arkaik, punonjësit janë lodhur... - Business Magazine Albania

Ekspertja e HR: Orari 9 me 5 është shumë arkaik, punonjësit janë lodhur…

Ekspertja e HR: Orari 9 me 5 është shumë arkaik, punonjësit janë lodhur..

Me rritjen e punës në distancë, pak punonjësve u nevojitet realisht të jenë të pranishëm në zyrë për tetë orë në ditë  dhe ka ardhur koha që kompanitë të përshtatin normat e tyre të punës, thotë Anessa Fike, themeluese dhe CEO e firmës këshilluese të HR Fike+ Co, si dhe autore e librit “The Revolution of Work.”

Sipas saj, orari standard i punës në zyrë nga 9 deri në 5 është “shumë arkaik.” “Ne kemi parë kaq shumë ndryshime në çdo aspekt tjetër të jetës sonë, por në punë vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë që bënin prindërit dhe madje edhe gjyshërit tanë,” thotë ajo.

Një model pune i vështirë për t’u përballuar

Ky model tradicional e bën të ndërlikuar dhe stresues për punonjësit balancimin me përgjegjësitë e tjera: për shembull, orari 9-5 nuk përputhet me orët e shkollës, duke e bërë të vështirë për prindërit organizimin e kujdesit për fëmijët.
“Nuk mund të vazhdojmë këtë mjedis pune me kaq shumë njerëz të lodhur dhe të pakënaqur,” thekson Fike. Pandemia e Covid-19 ishte një pikë kthese: pasi shijuan punën në distancë ose modelin hibrid, shumë punonjës po i rezistojnë rikthimit të detyruar në zyrë dhe orareve të ngurta.
“Mendoj se ne kolektivisht jemi lodhur së tepërmi duke u thënë çfarë të bëjmë,” shton ajo.

Lexo edhe: THIRRJE PËR APLIKIME: Youth 4 Inclusion, Equality & Trust (Y4IET)

Pse kompanitë ngurrojnë të japin fleksibilitet?

Ka disa arsye pse kompanitë hezitojnë të ndryshojnë oraret apo kërkesat për praninë në zyrë. Një prej tyre është rikuperimi i kostove të hapësirave të zyrave.
“Shumë pronarë real-estates duan të fitojnë para. Kjo është arsyeja kryesore e këtij presioni për rikthim në zyrë, 100%,” thotë Fike. Një tjetër arsye është nevoja për kontroll nga menaxherët që nuk dinë si të udhëheqin pa i parë punonjësit fizikisht. “Mendoj që drejtuesit shpesh bëhen dembelë. Ata mund të jenë kreativë, por nuk duan të jenë. Kur dëgjon ‘është e vështirë’ ose ‘nuk funksionon për ne’, për mua kjo do të thotë ‘nuk kam dëshirë të gjej një zgjidhje’,” shpjegon ajo. Mungesa e fleksibilitetit po i shtyn shumë njerëz të kërkojnë punë të tjera ose të kalojnë drejt freelancing-ut. “Punonjësit janë lodhur duke u thënë se kur dhe ku mund të punojnë, apo edhe kur mund të hanë drekë. Jemi të rritur. A duam vërtet t’i nënshtrohemi kësaj?” thotë Fike.

E ardhmja e punës është fleksibile

Sipas saj, çelësi i suksesit në një vend pune është të pyesësh njerëzit se çfarë u nevojitet. Shumë të rinj të Gen Z preferojnë zyrën për të mësuar nga kolegët, ndërsa të tjerë nuk duan kurrë të kthehen më në një ambient zyrtar — dhe kjo është po ashtu në rregull.
“Jo të gjithë ndihen produktivë mes orës 9 dhe 5. Truri i secilit funksionon ndryshe, por ne përpiqemi t’i fusim të gjithë në një kornizë të njëjtë, pastaj habitemi pse nuk funksionon,” thekson ajo. Vetëm pasi doli nga puna korporative, Fike thotë se kuptoi cilat ishin orët e saj më produktive. “Nëse do t’i ndihmonim të rinjtë t’i zbulonin këto gjëra në të 20-at, në vend që në fund të të 30-ave apo 40-ave, imagjinoni sa shumë produktivitet mund të fitonim.” Një model i suksesshëm që disa kompani kanë zbatuar është vendosja e ‘orëve bazë’: punonjësit janë të lirë të zgjedhin orarin e tyre, por kërkohet të jenë të disponueshëm në një interval të caktuar çdo ditë. “Unë gjithmonë inkurajoj bizneset të flasin me njerëzit, të vendosin mënyra të ndryshme pune dhe të eksperimentojnë,” përfundon Fike.

cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0