Ekspertet e shitblerjes së pronave tregojnë zonat më të "Ftohta" të Tiranës... - Business Magazine Albania

Ekspertet e shitblerjes së pronave tregojnë zonat më të “Ftohta” të Tiranës…

Historia botërore ka treguar lidhjen e rëndësishme që ekziston midis ecurisë së tregut të pasurive të paluajtshme dhe gjendjes së ekonomisë e të sistemit financiar. Analizimi i kësaj lidhjeje, në mjaft raste hedh dritë mbi ecurinë e cikleve financiare dhe ekonomike, qëndrueshmërinë e treguesve përkatës dhe mundësinë e korrektimit të tyre.

Më tej, kjo mundëson analizën e pasojave që ecuria e këtyre tregjeve sjell mbi operatorët ekonomikë dhe financiarë. Për këtë arsye, monitorimi i zhvillimeve në tregun e pasurive të paluajtshme, zë një pjesë të rëndësishme të analizave të bankave qendrore mbi stabilitetin financiar.

Prej disa vitesh, në analizat e saj periodike, Banka e Shqipërisë i kushton një vëmendje të veçantë monitorimit dhe analizës së tregut të pasurive të paluajtshme. Për këtë qëllim, në vitin 2013 është kryer për herë të parë vrojtimi “Mbi ecurinë e tregut të pasurive të paluajtshme”. Vrojtimi mbledh informacion të rregullt (çdo gjashtë muaj) nga shoqëri ndërtimi dhe agjenci që tregtojnë pasuri të paluajtshme.

Armelida Shtiza, prej më shumë se 20 vite në këtë treg, me një eksperiencë të gjatë pranë kadastrës shqiptare po ashtu edhe Eliona Zhonga, Eksperte Real Estate dhe Investimesh me përvojë mbi 10 vjet në Sistemin Bankar, në sektorin e Manaxhimit dhe Zhvillimit të Biznesit Retail në banka të huaja tregtare që operojnë në Shqipëri tregojnë për Grupin Mediatik të Kinës, eksperiencën e tyre në këtë treg si edhe terrenin aktual të këtyre pasurive në Shqipëri.

Eliona sa e rëndësishme është të flasim për këtë temë?
Eliona Zhonga:
Është tepër e rëndësishme pasi blerësit kanë interesat e tyre për t’i ndjekur, po ashtu edhe biznesi ka interesat të tjera dhe ajo që e rregullon tërësisht këtë gjë është tregu.
Interesi sa vjen edhe rritet në fakt nga të dyja palët, qoftë për nga ana e klientit që kërkojnë prona, por edhe nga ana e biznesit që vijon të ofrojë.

Ndërmjetësimi për të blerë një pronë nga një palë e tretë është një praktikë e kohëve të fundit, sa e njohim ne këtë ndërlidhës?

Eliona Zhonga: Sot që flasim njohja e një ndërmjetësuesi për të blerë një pronë absolutisht që është në hapa shumë të mëdhaja.Perpara dhjetë vitesh mund të themi që ka qene embrionale dhe askush nuk besonte tek një pale e cila ndërmjetëson për të blerë një pronë.
Njerëzit e kërkojnë pronën dhe duan që ajo të jetë sa më cilësore dhe në një ambient apo vend tepër strategjik ndaj edhe mendimi tek një palë e tretë e cila padiskutim e ka me te thjështë për të zbuluar u’a lehtëson edhe klientëve atë dilemë.


Armelida Shtiza ju keni vite qe punoni në këtë treg si e shihni tregun e pasurive të paluajtshme?

Armelida Shtiza: Po është e vërtetë që unë kam vite që punoj në këtë treg. Nëse do të duhet ti referohemi këtij viti , zhvillimi i investimeve është i konsiderueshëm në aspektin që edhe individi por edhe investitori punon për të fituar më tepër para.
Në këtë kuptim, në këtë 10- vjeçar përparësi ka marrë zhvillimi në të gjithë Shqipërinë por si asnjëherë tjetër është fuqizuar bregdeti shqiptar.

Eliona cilat janë llojet e pasurive të paluajtshme në treg për momentin ?

Eliona Zhonga: Llojet janë miks por absolutisht që rëndësinë më të madhe e ze apartmenti, ka vila, investime në hoteleri dhe resorte.

Armelida po në gjykimin tuaj cilat janë llojet e pasurive të paluajtshme?

Armelida Shtiza: Në gjykimin tim gjithashtu janë ato që përmend Eliona.85% e tregut imobiliar ka dalë në konstatim se shqiptarët kërkojnë një mundësi për të gjetur një shtëpi për të jetuar .
Por, unë vetë personalisht në agjecine time merrem me pasuri më të madha aty ku i ftoj investitorët që të jenë pjesë e tregut.
Merrem me prona me të mëdha për të cilat duhet kohë dhe sakrificë për të bashkëpunuar.
Ajo që unë kam parë dhe që vihet re në formë të pashmangshme është fakti që të gjitha investimet sytë i kanë nga bregdeti shqiptar.

Ndërsa sa i përket zonës urbane që është qendra e Tiranës aty nuk do të ketë më rritje sa i përket zonave të banimit. Ndërsa në disa zona do të vijojnë të rriten çmimet.

Në periferi ka arritur maksimumi ai çmimin ndërsa pjesa elitare vijin të jetë në konkurencë të lartë.
Ndërsa bregdeti vijon të jetë i paprekur dhe do i sugjeroja çdo investitori të zhvillohet në bregdetin shqiptar

Eliona sipas jush kush ja rrit vlerën pasurive?

Eliona Zhonga: Së pari janë trendet në nivelin global. Më pas janë rritja e kostove të materialeve të ndërtimit që absolutisht ka një impakt në rezultatin final.
Nëse i referohemi edhe një faktori tjetër ai absolutisht është rritja e kërkesës.
Sa më e lartë të jetë kërkesa aq më tepër mundësi kemi për të shtruar vlerën e pronës.

Armelida Shtiza cilat do jenë sipas jush tendencat e fundit ?

Armelida Shtiza: Tregu do vijojë të ketë rritje çmime por jo në të gjithë territorin.
Ndërsa çmimet do vijojnë të rriten në bregdet më tepër, kjo është një e vërtetë por mund të jetë një thirrje për bizneset të cilat duan të investojnë.

 Ju keni vite që merreni në këtë fushë,si ndiheni që merreni me pronën dhe biznesin?

Armelida Shtiza: Jam e lumtur sepse investoj tek vendi im duke qenë e përqasur ndaj investitorëve të huaj të cilet zgjedhin të vijnë në Shqipëri për të operuar dhe unë jam rritur gradualisht në treg bashkë me ta.


Eliona Zhonga: Si specialiste ndihem mirë të ofroj nga dijet e mija për të përmirësuar qoftë qytetarët apo edhe investitorët të cilët në një formë apo një tjetër zgjedhin të vijnë në Shqipëri pasi tregu është tashmë më fleksibël.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0