Ekskluzive: Keni një ide të mirë dhe doni para? Ejani dhe më takoni në 15 shtator! - Business Magazine Albania

Ekskluzive: Keni një ide të mirë dhe doni para? Ejani dhe më takoni në 15 shtator!


Ai do të jetë në Tiranë më 15 shtator, i ftuar i Startup Grind Tirana dhe emri i tij është Julien Coustaury. Një sipërmarrës i suksesshëm, një investitor fantastik, një themelues dhe CEO. Ai është pjesë e menaxhimit të “Fil Rouge Capital” dhe ka mbi 20 vite eksperiencë në prodhim dhe shërbime, në më të shumtën e tyre në nivelin CEO. Ka punuar në më shumë se 80 vende në të 5-të kontinentet.

Julien është edhe bashkë-themelues i “ABC Accelerator”. Si pjesë e ekipit themelues të “Double Recall”, Julien mori pjesë në grupin “Y Combinator” në verën e vitit 2011.

Ai ka një diplomë masteri në inxhinieri Telekomunikacioni. Julien është me këmbë në tokë dhe kurrë nuk i thotë jo një gote të mirë vere Bordeaux.

Ndiqni intervistën më poshtë nga Gerti Boshnjaku, dhe për ta takuar personalisht, rezervoni biletën për në Startup Grind Tirana.

G: Kush është Julien Coustaury me një fjali?

J: Unë do të thoja që jam një sipërmarrës i kthyer në investitor, çka mund të jetë mjaft interesante për kompaninë ku ne investojmë.

G: Sipas profilit tuaj në LinkedIn pashë që kishit marrë rolin e sipërmarrësit në 2011 në Palo Alto, tek Double Recall?

J: Po kjo është e vërtetë.

G: Por përse ju desh kaq shumë kohë?

J: Në fakt gjithmonë kam qenë një sipërmarrës edhe para se të kisha karrierën në Telekom si CEO i disa operatorëve shumëkombësh në të gjithë botën, duke përfshirë edhe një në Shqipëri – Plus Communication.

E fillova biznesin tim të parë kur isha 13 vjeç, isha i apasionuar pas wind-sërfit dhe drejtova një biznes sërfi me qera në plazh në Korsikë, kjo është, ka qenë gjithmonë diçka që e kam pasur në gjak, edhe pse kam qenë shumë me fat dhe i lumtur në karrierën time korporative. Julien-Coustarury-Plus

Në vitin 2011 e bëra si punë me kohë të plotë sipërmarrësin kur iu bashkova Double Recall si një bashkë-themelues në Y-Combinator në Palo Alto dhe kjo është vërtet koha kur fillova të kem një shije për sipërmarrjen në hapat e parë dhe investimet.

G: Pra keni qenë gjithmonë një sipërmarrës. Keni qenë CEO i Plus Communication, kompania shqiptare që operon në fushën e Telekomunikacionit. Në qoftë se kthehemi në atë kohë, cila ishte arsyeja që erdhe në Shqipëri? E njihje Shqipërinë më parë apo të ftuan?

J: Po e njihja Shqipërinë dhe nëpërmjet disa miqve të përbashkët në botën e Telekomunikacionit, u lidha me disa nga aksionerët e Plus dhe ata me bënë një ofertë të vija dhe të drejtoja Plus-in, i cili nuk ishte plani im fillestar, sepse unë doja të largohesha nga Telecom në atë kohë, por m’u duk mjaft interesante. Kështu që thashë vetëm ok, si për herë të fundit në Telekom, edhe pse kurrë mos thuaj kurrë!

G: Për të përfunduar karrierën me telekomunkacionin apo me Shqipërinë?

J: Jo jo, patjetër që jo me Shqipërinë. Unë kthehem në Shqipëri çdo dy muaj apo më shumë, dhe “Tani Unë jam shqiptar”.

G: Ju keni pasaportë shqiptare?

J: Po kam qenë me fat që mora shtetësinë e vendit që unë me të vërtetë e kam dashur dhe ende e dua natyrisht, kështu që unë kam një lidhje të fortë me këtë vend. Më kujtohet java e parë në Plus, unë endesha në rrugët e Tiranës dhe i thoja vetes që ndihesha si në shtëpi këtu. Që atëherë, kjo ndjenjë vërtet që nuk më la më. Unë kam miq shumë të dashur në Tiranë dhe e dua këtë vend, ndaj për mua është e natyrshme të kthehem çdo muaj.

Julien-Coustaury-ceo-PLUS-Communication-businessmag

G: Ok, tani unë nuk dua të shkoj thellë me pyetje, sepse ju do të jeni në Startup Grind Tirana më 15 shtator.

 J: Vetëm siguroni djemtë që do të vijnë të kenë ende diçka për të dëgjuar përndryshe askush nuk do të vijë. (Qesh)

 G: Endri, drejtuesi i Startup Grind Tirana, ka një tjetër format kështu që ai shkon thellë në të kaluarën tuaj dhe vjen duke eksploruar, por unë do të përqëndrohem në çështjet kryesore të karrierës tuaj. Aty ku jeni ju tani.

 G: Aktualisht ju jeni themelues i kapitalit Fil Rouge dhe ABC Accelerator?

 J: Po

G: Për ne ABC Accelerator është i lidhur me një kompani startup Shqiptare, e cila mori një investim në Accelerator ABC në Slloveni, Dentem a i njihni ata?

J: Oh i njoh shumë mirë vëllezërit “Saqe”. Vëllezërit e famshëm të cilët po bëjnë vërtet një punë të mirë me Dentem.

G: Unë dua të përqëndrohem më shumë në kompanitë Fil Rouge Capital dhe ABC, cili është aktivitetet i tyre kryesor dhe a keni një fokus në Ballkan apo në Shqipëri?

J: Edhe pse kompanitë janë të ndryshme, në fakt është e njëjta punë. Në thelb unë drejtoj dy fonde, një të quajtur Fil Rouge Capital dhe një tjetër është quajtur ABC First Growth. Në ABC kemi dy gjëra, ne kemi ‘The Accelerator’ dhe në muajin e kaluar kemi krijuar një fond, i cili është quajtur ABC First Growth. Kështu që unë drejtoj dy fonde Fil Rouge Capital dhe ABC First Growth dhe jam sipërmarrës në rezidencën ABC Accelerator.Mentor-Julien-Coustaury-interviste-businessmag

Çdo gjë është e ndërthurur thellë por edhe e ngjashme, të dyja kanë të njëjtin fokus dhe strategji shumë të ngjashme të investimeve. Unë jam duke kërkuar mundësi, duke patur dy “kova” me para për t’i shfrytëzuar këto mundësi, të cilat vijnë kryesisht nga ABC Accelerator. Kështu që edhe pse kjo duket pak e komplikuar për ta kuptuar, në praktikë është shumë e thjeshtë: “Pipeline” i mundësive është i gjeneruar nga ABC Accelerator, për të cilin unë kujdesem si mentor dhe në të cilën do të investoj më pas.

 

G: Po fokusi në Ballkan?

J: Ne besojmë që ka shumë talente në Ballkan, ne mendojmë se mundësitë janë këtu dhe se ka një mungesë të madhe të kapitalit kështu që është shumë e rëndësishme për ne të luajmë një rol në sigurimin e këtij kapitali. Vërtet që skena është pak e vogël, që do të thotë se është pak e vështirë për talentet dhe kompanitë të cilat janë duke luftuar për t’u shfaqur. Ne duam të gjejmë skuadra apo persona nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria dhe Austria të cilët kanë ambicie për tu zhvilluar në të gjithë botën.

G: Ok. Dëgjova se në Startup Grind Tirana do të pranoni “Pitch” 3 minutëshe nga startupe shqiptare.

J: Po, në fakt unë nuk e kemi përcaktuar ekzaktësisht formatin me Endrin, por po. Qëllimi im është të shkëmbej sa më shumë kartvizita. Pra le të themi se nëse ju keni një ide të mirë, keni një skuadër të mirë dhe doni të merrni para për ta realizuar, ejani dhe më takoni në Startup Grind Tirana. Ky është dhe pikësynimi i vizitës time.

G: Ok. Nëse mund të më jepni disa ndihma, çfarë kërkoni tek një Startup?

J: Gjëja e parë që shikoj është dhënia e parë e dorës me themeluesin. Kjo është për mua “Po ose Jo” për të investuar. Një sipërmarrës i mirë do të kthejë një ide “koti” në diçka shumë të mirë. Një sipërmarrës “koti” do të kthejë një ide të mirë në diçka “koti”. Intuita ime për themeluesin është kriteri im përzgjedhës. Unë kështu kam qenë gjithmonë dhe gjithmonë e kam bazuar karrierën dhe investimet e mia, duke u bazuar në ndjesitë dhe intuitën time. Ky është çelësi për mua.

Julien-Coustarury--businessmag-albania1-startupgrind-tirana

G: Ok. A keni ndonjë histori suksesi në të cilën ju keni investuar në këto vite, përmes Fil Rouge Capital ose nëpërmjet fondeve ABC?

J: Unë tashmë kam dy “exits” në portofolion tim të cilat patën një kthim nga investimi 7 herë më shumë. Kështu që, nëse vazhdoj kështu, mendoj se do jem një VC (Venture Capitalist) i suksesshëm.

Aktualisht jam në fillim të proçesit, pasi e kam filluar një vit e gjysmë më parë, kur u largova nga kompania Plus dhe zakonisht portofoleve  ju nevojitet 5 deri në 7 vjet që të materializohen. Unë mendoj se kemi kompani shumë interesante në portofol, dhe për 2 prej tyre kemi marrë propozime shumë interesante në vlerë. Nëse ju merrni shembull një kompani si Dentem, ju e dini se ata janë në rritje dhe për investitorët, është realiste të mendojë se ndoshta në 5-7 vitet e ardhshme diçka do të dalë, por jo më parë. Është natyra e lojës e tillë, ne jemi brenda saj, në terma afatgjatë!

G: E kuptoj

J: Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që të ecim në të njëjtën rruge dhe krah për krah me themeluesit duke ndarë objektiva të përbashkëta.

G: Po, sepse është një rrugë të gjatë që duhet të bëni së bashku me ta.

J: Po dhe unë jam shumë i përfshirë në operacionet. Unë nuk i them kurrë themeluesve për të më telefonuar mua, por kur ata më telefonojnë mua, unë jam gjithmonë këtu për ta dhe mundohem t’i ndihmoj ata, për çdo gjë që ata kërkojnë.

Julien-Coustarury-abc-accelerator-businessmag-albania

G: Ok. A keni ndonjë zakon të veçantë që ju e bëni çdo ditë, që ndihmon rrugën tuaj për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm apo një Ceo i suksesshëm ?

J: Mendoj se zakoni më i rëndësishëm në jetën tuaj është të rregulloni shtratin çdo mëngjes. Është shumë e rëndësishme për të filluar ditën tuaj duke rregulluar shtratin tuaj. Kjo për shkak se ajo është arritja e parë e ditës, zgjat vetëm 30 sekonda dhe ju mund ta shihni veten tuaj dhe të thoni, “Pra, ok, kam arritur  diçka sot”. Dhe gjëja më e rëndësishme kur ju jeni të lodhur në mbrëmje, është kënaqësi të kthehesh në shtëpi për të fjtur dhe ta gjesh shtratin e rregulluar.

G: Unë kurrë nuk e rregulloj shtratin tim në mëngjes. Kjo është një këshillë e mirë.

J: Ju duhet të shihni fjalimet e Admiral McRaven të Universitetit të Teksasit, disa vite më parë. McRaven ishte shefi i ushtrisë së SHBA dhe marinës, dhe jepte një fjalim fenomenal për rëndësinë e rregullimit të shtratit tuaj çdo mëngjes, kur ju jeni një marins.

G: Faleminderit shumë për intervistën, ishte shumë e këndshme.

J: Shihemi në Tiranë. Mirupafshim dhe Faleminderit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0