Ekosistemi Samsung: A e dini se çfarë është ekosistemi i pajisjeve Galaxy? - Business Magazine Albania

Ekosistemi Samsung: A e dini se çfarë është ekosistemi i pajisjeve Galaxy?

Ekosistemi Samsung

Samsung është një pionier kur bëhet fjalë për inovacionin dhe gjithmonë i përgjigjet nevojave në zhvillim të përdoruesve. Kur zotëroni një ekosistem Samsung Galaxy, ju keni akses të lehtë në përfitimet ekskluzive si Auto Switch apo App Continuity, të cilat ju ndihmojnë të përdorni lehtësisht pajisje të shumta Galaxy të ndërlidhura. Zotërimi i një ekosistemi Galaxy jua lehtëson jetën pavarësisht nëse jeni duke punuar apo duke u argëtuar. Samsung së fundmi prezantoi katër pajisje të reja. Të fuqishëm, produktiv, të qëndrueshëm brenda dhe jashtë, me një bateri të përmirësuar dhe ndërlidhje të lehtë – telefonat inteligjentë Samsung Galaxy Z Fold4 dhe Galaxy Z Flip4, ora inteligjente Galaxy Watch5 dhe kufjet Galaxy Buds2 Pro përbëjnë ekosistemin ideal.

Samsung Galaxy Z Fold4 dhe Galaxy Z Flip4 – versionet më të mira të smartphone-ve të palosshëm

Galaxy Z Fold4 dhe Z Flip4 janë smartphone-t më fleksibël, më të lehtë dhe më të hollë. Me Galaxy Z Fold4, kryerja e shumë detyrave njëkohësisht është më e lehtë se kurrë, kështu që përdoruesit mund të bëjnë më shumë edhe kur janë në lëvizje. Shiriti i ri Taskbar ofron një plan të ngjashëm me kompjuterin, duke ofruar akses në aplikacionet tuaja të preferuara. Ekrani Infinity Flex 7,6 inç ju jep menjëherë një përvojë shfletimi më të qetë njëlloj si një tablet i vogël. Me App Pair, mund të hapni deri në tre aplikacione me një prekje, duke funksionuar njëkohësisht dhe duke ndarë një ekran të madh superproduktiv. Për një përvojë më të plotë ‘multitasking’ përdorni SPen.

Galaxy Z Flip4 ofron përvoja unike që nuk janë të disponueshme në asnjë smartphone tjetër falë dizajnit kompakt si guaskë.  Galaxy Z Flip4 ka një ekran kryesor 6,7 inç dhe një ekran të jashtëm 1.9-inç me të cilin mund hyni te Cilësimet e Shpejta, t’i përgjigjjeni mesazheve, etj pa pasur nevojë të hapni ekranin kryesor. Ky smartphone tashmë vjen me baterinë e zgjeruar 3,700 mAh dhe me Super Fast Charging mund ta karikoni deri në 50 për qind për rreth 30 minuta.

Me gjeneratën e katërt të pajisjeve të palosshme ju do të bëni fotot dhe videot më mahnitëse, falë sistemit të ri të kamerave të përmirësuar. Realizimi i fotove me kamerën e pasme të përmirësuar dhe funksionin e Space Zoom do t’ju japë një përvojë po aq të mrekullueshme. Videot tuaja do të zbuten nga OIS dhe VDIS i përmirësuar dhe funksioni Super Night Solution që kufizon zhurmën. E përsa i përket Galaxy Z Flip 4, një nga veçoritë kryesore është FlexCam, perfekt për të xhiruar video pa duar ose shkrepur selfie në grup në kënde të ndryshme duke e palosur pjesërisht telefonin. Me Quick Shot të përmirësuar mund të shkrepni selfie me cilësi të lartë direkt nga ekrani duke përdorur kamerën kryesore.

Një tjetër superfuqi, që karakterizon Galaxy Z Fold4, por edhe Galaxy Z Flip4, është rezistenca ndaj ujit. Ata mund të kalojnë deri në 30 minuta në ujë në një thellësi prej 1.5 metra dhe janë plotësisht rezistente ndaj pikave.

Njihni trupin tuaj dhe monitoroni shëndetin në çdo kohë

Duke ditur rëndësinë që ka kujdesi për shëndetin, të gjithë po synojnë të kenë një stil të shëndetshëm jetese. Disa duan të kontrollojnë kaloritë apo vlerat ushqyese të vakteve që konsumojnë, disa kanë bërë pjesë të rutinës së tyre aktivietin sportiv apo fitnesin, e disa të tjerë duan të kenë nën kontroll parametrat shëndetësore. Të gjitha këto mund të menaxhohen shumë lehtë me ndihmën e orës Galaxy Watch5 e cila është e pajisur me një bateri 13% më të madhe dhe ju lejon të monitoroni shëndetin tuaj 24 orë në ditë. Ju mund të arrini qëllimet tuaja duke përdorur sensorin Samsung BioActive i cili përdor një çip të vetëm unik që kombinon tre sensorë të fuqishëm shëndetësor – Optical Heart Rate, Electrical Heart dhe Bioelectrical Impedance Analysis  – për të bërë matje të gjera që përfshijnë rrahjet e zemrës, nivelin e oksigjenit në gjak, përqindjen e yndyrnave në trup, madje edhe nivelin e stresit. Duke përdorur Bluetooth ose LTE, mund ta lidhni lehtësisht me pajisjet e tjera të këtij ekosistemi.

Tingull cilësor me Galaxy Buds2 Pro

Kufjet e reja të cilësisë së lartë Galaxy Buds2 Pro lidhen lehtësisht me anëtarët e tjerë të ekosistemit Samsung, përshtaten rehat në secilin vesh dhe ofrojnë audio superiore Hi-Fi. Kur ju duhet t’i përgjigjeni një telefonate urgjente ndërsa shijoni një seancë lojrash ose një film në tabletin tuaj, Buds2 Pro mund të ndërrojë pa probleme lidhjen audio me telefonin tuaj me një prekje të vetme. Galaxy Buds2 Pro tani përmban Auto Switch për të siguruar një kalim të lehtë nga njëra pajisje në tjetrën. Dhe nëse ndodh që të humbni Buds2 Pro në udhëtimet tuaja, SmartThings Find tani e bën gjetjen e tyre të shpejtë dhe të lehtë.

Lexo: Balluku vizitë në termocentralet lundruese: “Mbulon 15% të nevojave në vend. Nuk ndotin mjedisin”

Me blerjen e Samsung Galaxy Z Flip4 5G ose Samsung Galaxy Z Fold4 5G të bërë gjatë periudhës promocionale nga data 12 shtator 2022 deri më 16 tetor 2022, të gjithë përdoruesit kanë të drejtën për të përfituar një Samsung Galaxy Watch5 44 mm në ngjyrë grafiti ose një Samsung Galaxy Watch5 40 mm në ngjyrë rozë të artë. Për të përfituar të drejtën për të marrë dhuratë, pas blerjes së modelit Galaxy nga ky aktivitet promocional, përdoruesi i asaj pajisjeje duhet të regjistrohet përmes aplikacionit Samsung Members duke përdorur telefonin inteligjent të blerë si pjesë e promocionit jo më vonë se data 30 tetor 2022. Mund të gjeni më shumë informacion rreth promocionit në këtë link.

 

 

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0