Balluku vizitë në termocentralet lundruese: “Mbulon 15% të nevojave në vend. Nuk ndotin mjedisin” - Business Magazine Albania

Balluku vizitë në termocentralet lundruese: “Mbulon 15% të nevojave në vend. Nuk ndotin mjedisin”

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë, Belidna Balluku ka bërë një vizitë së bashku me ambasadoren amerikane Yuri Kim në termocentralet lundruese të ankoruara në zonën e Petroliferës në Vlorë.

Balluku u shpreh se këto termocentrale ulin kostot në krahasim me blerjen e energjisë në import dhe dha garanci se janë në përputhje me standardet mjedisore

“Të gjitha parametrat jo vetëm ambientale por edhe të zhurmës janë optimale dhe në limitet më të ulëta sa i përket zonës ku operojnë. Edhe emetimet janë në përputhshmëri të plotë.  Do të prodhohet 114 mW energji në orë dhe plotëson 15% të nevojave të vendi. Jemi me fat që kemi paisje të tilla pasi në bursa çmimi i energjisë ka kaluar 600 euro mW për orë.”

Lexo edhe: Anija që prodhon energji mbërin në Vlorë. Si do të funksionojë?

Ambasadorja Yuri Kim u shpreh se është e lumtur për ndihmën amerikane në këto kohë të vështira.

“Një nga gjërat, për të cilat të gjithë kanë qenë duke folur muajve të fundit, kanë qenë edhe sfidat e energjisë me të cilat po përballet bota. Veçanërisht në europë ne po shohim se si po ndikon lufta e Rusisë në Ukrainë, ne duhet të sigurojmë që aleatët e NATO dhe po ashtu miq si Shqipëria të mund të diversifikojnë burimet e tyre dhe të rrisin sigurinë energjetike. Këto termocentrale do sigurojnë energji për minimalisht 150 mijë familje.”

Anijet do të operohen dhe mirëmbahen nga konsorciumi i Exxcelarate dhe Resco, ndërsa KESH do të marrë energjinë e nevojshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0