Anija që prodhon energji mbërin në Vlorë. Si do të funksionojë? - Business Magazine Albania

Anija që prodhon energji mbërin në Vlorë. Si do të funksionojë?

Në portin e Vlorës ka mbërritur anija e parë gjenerator që do të përdoret nga Shqipëria për të prodhuar energji elektrike. Dy anije të tilla që janë marrë me qira nga qeveria shqiptare tek kompani amerikane. Marrëveshja 2-vjeçare me kompanitë Exelerate Energy dhe Renco është nënshkruar me mbështetje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Anijet kanë gjeneratorë të mëdhenj, të cilët do furnizohen me naftë për të prodhuar 114 megavat orë energji elektrike. Kjo përfaqëson gati 15 përqind të nevojave të konsumit në Shqipëri. Dy anijet do të ankorohen në afërsi të Triportit në Vlorë dhe do të lidhen me depozitat tokësore të naftës që ndodhen në zonë për të prodhuar energji.

Ndërkohë, do të realizohet edhe lidhja me sistemin e transmetimit të energjisë elektrikë nëpërmjet nënstacionin e TEC-it të Vlorës dhe Nënstacionin 220KV në Babicë.

Lexo edhe: Projekti/ Qeveria do të subvencionojë 70% të kostove për panelet diellore

Anijet do vendosën në funksion, së bashku me termocentralin e Vlorës për ta kthyer gjirin e Vlorë në një nga burimet më të rëndësishme të energjisë në Shqipëri.

Anijet janë termocentrale lundruese me një fuqi të instaluar në 110 megavat. Ato pritet të gjenerojnë energji elektrike me një çmim mesatarisht shumë më të ulët se çmimet e tregjeve në bursa. Një llogari paraprake është se çmimi për MWh do të jetë rreth 200€.

Do të mundësojë sigurimin e furnizimit për shërbim publik si dhe do të ulë riskun e ekspozimit të kompanisë KESH në importet e energjisë.

Nga janari deri më tani Shqipëria ka përdorur 350 milionë euro për të blerë energji, ndërsa në bursa çmimi ka shkuar 8 herë më i lartë se para një viti.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0