“Ekonomia Blu” dhe rasti i Shqipërisë - Business Magazine Albania

“Ekonomia Blu” dhe rasti i Shqipërisë


Integrimi ndërsektorial në një strategji kombëtare të “Ekonomisë Blu”, bazuar në të gjitha aktivitetet ekonomike që zhvillohen në Asetin më të madh natyror të Shqipërisë, Detin Jon dhe Adriatik, është detyrë jo vetëm e Qeverisë Shqiptare, por edhe e aktorëve të tjerë.

Nga Daniel Guçe, ekspert i SME-ve

Koncepti më i ri për zhvillimin e zonave bregdetare dhe oqeanike është ai i “Ekonomisë Blu”, sipas Bankës Botërore dhe Komisionit Europian, i cili kërkon të promovojë rritjen ekonomike dhe përfshirjen sociale, duke siguruar në të njëjtën kohë qëndrueshmërinë mjedisore. Ekonomia blu ka komponentë të ndryshëm, duke përfshirë industritë tradicionale të detit si turizmi, peshkimi, transporti detar, por edhe aktivitete të reja dhe në zhvillim, të tilla si energjia e rinovueshme në det të hapur, akuakultura, aktivitetet naftë-nxjerrëse të detit, turizmi nënujor, etj.

Lexoni: Studim: “Performanca e SME-ve në Shqipëri”

Ashtu si “Green Growth”, që fokusohet në rritjen efiçiente në përdorimin e burimeve natyrore, ashtu edhe “Ekonomia Blu” mund të zhvillohet në një strategji të përbashkët në ekosistemin e saj.

Po ku qëndron Shqipëria në raport me konceptin në fjalë? Shqipëria ka një vijë bregdetare prej 362 km. Referuar të dhënave nga ministritë e linjës për aktivitetet si më poshtë, rezulton se:

  • Turizmi bregdetar është kontributori më i madh në “Ekonominë Blu” të Shqipërisë.
  • Industria e Turizmit dhe Udhëtimeve raportohet të ketë kontribut direkt në PBB prej 8,5% (në 2017) dhe 7,7% të punësimit, ose ndryshe 93.500 vende pune.
  • Turizmi bregdetar në Shqipëri vjen në shumë forma, duke përfshirë turizmin e zhytjes, arkeologji detare, ekoturizëm, peshkimi rekreativ, etj.
  • Peshkimi: Vlera e eksportuar në sektorin e peshkimit për vitin 2018 ishte 5.2 mld lekë. Ndërkohë krahasuar me 2017, eksportet e peshkimit janë rritur +16.2%.
  • Në vitin 2018, numri i të punësuarve në këtë sektor ishte 1,094 persona.

Riparimeve i anijeve

Vendi ynë numëron rreth 450 anije peshkimi. Aktualisht, riparimi i anijeve shqiptare të peshkimit në pjesën më të madhe bëhet në Itali. Po mendohet që ky sektor, në zhvillim e sipër, të mbështetet që subjekteve private t’ju krijohet mundësia që shërbimet e riparimit të bëhen në portet tona.
Transporti detar realizohet në katër portet kryesore, Durrës, Vlorë, Shëngjin, Sarandë si dhe portet e karburanteve Port-Romano dhe Petrolifera janë gjithashtu një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë sonë.

Nisur nga sa më sipër dhe shumë aktivitete të tjera që lidhen me “Ekonominë Blu”, apo qoftë dhe potenciale ende të pashfrytëzuara si energjia e rinovueshme në det të hapur, guidat për arkeologjinë nënujore, etj., nga të cilat ka përfitime sociale dhe ekonomike, mbrojnë dhe ruajnë diversitetin e ekosistemit detar, duhet të zhvillohen në një strategji të përbashkët.

Përse një strategji ndërsektoriale e Ekonomisë Blu në Shqipëri?

Shqipëria është pjesë e nismës Adriatiko – Joniane EUSAIR, e cila ka në fokus Ekonominë Blu, Ndërlidhjen Rajonale, Cilësinë e Mjedisit dhe Turizmin e Qëndrueshëm. Por kjo mbetet një nismë e Komisionit Europian, në kuadër të politikave integruese për vendet e Ballkanit Perëndimor. Përfshirja dhe zbatimi i politikave të tilla në nivel mikro është detyrë e vendeve anëtare në këtë nismë, deri në ngritjen e strukturave të posaçme në nivele ekzekutive për zbatimin e kësaj strategjie.

Një histori suksesi lidhur me ndërveprimin në konceptin “Ekonomia Blu” për vitin 2018 ishte Porti i Vigos në Spanjë. Angazhimi i Autoritetit Portual, Zonës së Lirë Ekonomike dhe Universitetit të Vigos arritën të menaxhonin mbi 45 projekte me bashkëfinancim nga BE dhe 300 ekspertë të angazhuar në implementimin e këtyre projekteve. Rezultati i konsorciumit të mësipërm ishte: Ndërtimi i një Markate Peshku 4.0, studime dhe trajnime, Qendër trajnimi për sportet detare në nivel kombëtar, Qendër e formimit profesional për portet, Anije multifunksionale për monitorimin e mjedisit detar, etj.

E sjellë në realitetin shqiptar, modeli që mund t’i qasej atij të Vigos si rast studimor, apo për t’u zhvilluar në konceptin e Ekonomisë Blu, është ai i Zonës së Lirë në Spitallë, shumë pranë portit tregtar të Durrësit, atij të hidrokarbureve, rrugëve kryesore nacionale dhe aeroportit ndërkombëtar të Rinasit, me një prani të konsiderueshme të kulturës së peshkimit dhe flotës përkatëse; kompanive të specializuara në përpunimin dhe konservimin e peshkut, shumë shkollave të mesme profesionale, një krahu pune të kualifikuar dhe kompetitiv. Mungesa e shfrytëzimit të potencialeve të mësipërme do të ishte, një dëm ekonomik.

Lexoni: SME Albania, platforma që do mbështeti sipërmarrjen

Prandaj integrimi ndërsektorial në një strategji kombëtare të “Ekonomisë Blu”, bazuar në të gjitha aktivitetet ekonomike që zhvillohen në Asetin më të madh natyror të Shqipërisë, Detin Jon dhe Adriatik, është detyrë jo vetëm e Qeverisë Shqiptare, por edhe aktorëve të tjerë si: institucionet arsimore, sektori privat dhe shoqëria civile, të cilat duhet të nisin procesin e projektimit për të identifikuar sfidat, projektet dhe veprimet që do të kryhen, referuar dhe modeleve të vendeve të BE-së për strategjitë e konceptit në fjalë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0