Eklips diellor këtë fundjavë, NASA shpërndan pamjet

Eklips diellor këtë fundjavë, NASA shpërndan pamjet

Eklips diellor

Këtë fundjavë NASA ka paralajmëruar që të mbahen sytë drejt qiellit. Kjo pasi më 21 Qershor pritet që të ndodhë eklipsi diellor. Qielli i hemisferës lindore do të ndriçohet nga një eklips diellor, në pritje të solsticit të verës.

Ky lloj eklipsi karakterizohet nga një ‘unazë e zjarrtë’, duke qënë se nuk është një eklips i plotë dhe pjesë të Diellit ende do të mund të shihen rreth Hënës.

Agjencia hapësinore amerikane ka shpërndarë një video, duke treguar se si do të duket “unaza e zjarrit” që do të krijohet në fundjavë.

Eklipsi diellor ndodh kur hëna është shumë larg nga Toka dhe mbulon pothuajse plotësisht diellin, çka rezulton në një unazë zjarri që rrethon Hënën që në ato momente është plotësisht e errësuar.

Lexoni: Harta që tregon vendet ku njerëzit mungojnë

“Këto lloj eklipsesh janë të ngjashëm me eklipset e plota, pasi Hëna, Toka dhe Dielli janë në vijë të drejtë dhe Hëna duket si të jetë para Diellit,” shpjegon Alex Young, drejtor i asociuar për departamentin e shkencës heliofizike të NASA-s.

“Por nuk ndodh një eklips i plotë, pasi Dielli nuk bllokohet plotësisht,” shton ai.

Eklipset diellore ndodhin dy javë para ose pas një eklipsi hënor. Një i tillë ndodhi në 5 qershor dhe një tjetër pritet të ndodhë në 5 korrik.

Kulmi i këtij eklipsi do të jetë në orën 8:40 të mëngjesit së datës 21.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0