Harta që tregon vendet ku njerëzit mungojnë - Business Magazine Albania

Harta që tregon vendet ku njerëzit mungojnë

Një hartë e krijuar rishtas ka zbuluar vendet “më të egra” në Tokë, vendet e pashkelura nga njerëzit, ose ku njerëzit kanë ndikimin më të ulët. Kjo hartë mund të përdoret për të mbështetur shtytjen për të lënë mënjanë gjysmën e Tokës për natyrën, thonë autorët e saj.

“Nëse doni të dini se ku mund të gjeni një vend që akoma nuk është shkatërruar nga industria, infrastruktura ose vendbanimet, kjo hartë është zgjedhja e duhur,” thotë Erle Ellis, një ekolog botëror në Universitetin ne Maryland, i cili kontribuoi në ndërtimin e hartës. “Ekziston një konsensus shumë i fortë se ku ndodhen këto vende.”

Harta, e botuar në revistën Global Change Biology, bashkon katër modele të zhvilluara në mënyrë të pavarur për të përcaktuar se ku i lë njerëzimi gjurmët e gishtërinjve, duke përdorur tregues të ndryshëm të veprimtarive njerëzore.

Të katër modelet përdorin popullsinë njerëzore, zonat e ndërtuara dhe tokën bujqësore si shenja për ndikimin e njeriut. Indeksi Global i Gjurmëve Njerëzore përdor gjithashtu rrugët, linja hekurudhore, rrugët ujore të lundrueshme, dritat e natës dhe kullotat për të identifikuar vendet ku njerëzimi është më pak i dukshëm. Projekti mbledh zona të ndryshme të ekosistemeve të populluara, si zonat rezidenciale në Afrikë, ku njerëzit jetojnë shumë pranë natyrës. Hartat globale të ndërhyrjes njerëzore dhe zonat me ndikim të ulët janë përpjekje më e fundit për të identifikuar zonat e pashkelura nga njerëzimi. Kjo hartë ka ndihmuar edhe identifikimin e minierave dhe zonat e mbrojtura dhe shpyllëzimet.

Të gjithë ekspertët janë pajtuar se rreth gjysma e Tokës ka një ndikim “të ulët” njerëzor, dhe një e katërta e sipërfaqes pa akull të planetit ka një ndikim “shumë të ulët” njerëzor. “Kjo nuk është për t’u habitur”, thonë ekspertët, “pasi shumica e zonave që përshtaten me këtë kategori janë ose shumë të ftohta, siç janë tundra dhe pylli boreal që shtrihet përgjatë veriut të largët të Amerikës dhe Eurazisë, ose zona shumë të nxehta, siç janë shkretëtirat në botë. Ata thonë se zonat që nuk kanë shumë drita, rrugë ose njerëz tani renditen si ndikim të ulët.

Për shembull, hulumtimet arkeologjike dhe sondazhet ekologjike të specieve të pemëve sugjerojnë gjithnjë e më shumë se pylli i Amazonës po ndikohet gjithnjë e më shumë nga veprimtaria njerëzore. Por duke qenë se pylli aktualisht ka bimët më të lashta dhe një infrastrukturë të papërfillshme njerëzore, shumica e Amazonës cilësohet si me “ndikim i ulët” në hartë.

Mbështetje për të “mbrojtur” gjysmën tjetër planetit

Studiuesit thonë se duke qenë se 50 për qind e Tokës ka vetëm nivele të ulëta të ndikimeve njerëzore, thirrjet për të ruajtur gjysmën e planetit janë shtuar. Autori kryesor Jason Riggio, një ekspert në Universitetin e Kalifornisë shpreson se harta mund të çojë drejt nisjes një fushate për mbrojtjen e gjysmës së planetit deri në vitin 2050 .

Riggio thotë se grupi nuk po rekomandon që zona me ndikim të ulët të bëhen në parqe të mbrojtura rreptësisht. Edhe shumë prej zonave me ndikim “shumë të ulët” kanë njerëzit në to. “Nuk ka të bëjë me përjashtimin e njerëzve ose krijimin e parqeve kombëtare ku njerëzit nuk lejohen të bëjnë ndonjë përdorim,” thotë Riggio.

“Përkundrazi”, thotë ai, “zona të tilla mund të menaxhohen si për jetën e egër ashtu edhe për shfrytëzimin nga njerëzve, si fermat e kafeve.

Harta e re tregon gjithashtu se zonat me ndikim të ulët nuk janë shpërndarë në mënyrë të barabartë në mbarë tokën. Më pak se një për qind e kullotave të buta, pyjeve halore tropikale dhe pyjeve të thata tropikale kanë ndikim shumë të ulët njerëzor.

National Geographic

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0