EasyPay vazhdon të sjellë risi në tregun shqiptar të pagesave - Business Magazine Albania

EasyPay vazhdon të sjellë risi në tregun shqiptar të pagesave


EasyPay ka qenë dhe mbetet kompani që sjell inovacion në tregun shqiptar, kryesisht në tregun e pagesave dhe transfertave, për të bërë kështu jetën e çdo qytetari sa më të thjeshtë.

Që nga momenti i krijimit e deri më sot, slogani i kompanisë ka qenë: “Krijojmë Lehtësi!”Në mënyrë që të arrihej ky mision, EasyPay nuk u perqëndrua vetëm tek pjesa e popullsisë që ka akses në sektorin bankar, por edhe tek popullsia “unbanked” e cila qëndron jashtë këtij sektori, njerëz që nuk kanë llogari bankare por që duan të përfitojnë pagesa dhe transferta sa më të shpejta dhe të favorshme.

Nisur nga fakti që 15 shërbimet e pagesave të cilat EasyPay aktualisht ofron, pjesa më e madhe e të cilave janë utilitete, të cilat përfshijnë pothuaj të gjithë popullsinë, u mendua që në fillim se çfarë rruge do të ndiqej në mënyrë që mjeti i tyre i pagesës të ishte i prekshëm nga të gjithë. Për të arritur këtë qëllim, kompania mendoi që të mos ishte e përqëndruar vetëm në dy qytetet kryesore, Tiranë dhe Durrës, por të shtrihej në të gjithë vendin. Pas shtatë vitesh në treg, kjo tashmë është arritur. Shërbimet EasyPay janë të shtrira në të gjithë vendin, si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale dhe EasyPay ka tashmë 320 pika në gjithë Shqipërinë.

Ndërkohë nga ana tjetër gjendet klienti EasyPay që është i lidhur ngushtë me teknologjinë, i cili tashmë ka mundësinë të përdorë shërbimet EasyPay nëpërmjet smartphone-it të tij në të tre platformat: Android, iOS dhe Windows. Risi e vitit 2016 në lidhje me këtë aplikacion mobile ishte rritja e konveniencës së klientit duke pasur gjithmonë parasysh sigurinë e të dhënave, duke bërë të mundur autentikimin e klientit me metodën ‘Finger Authentication‘. Kjo është mënyra më e sigurtë e cila përdor të dhënat biometrike të individit me anë të shenjës së gishtit për platformat mobile Android dhe iOS.

Gjatë këtyre 7 viteve aktivitet, janë rreth ½ milionë klientë që kanë kryer pagesa dhe transferta pranë pikave EasyPay dhe nga aplikacioni.

Gjithashtu risi tjetër që EasyPay ka sjellë së fundmi është linkimi i llogarisë EasyPay direkt me llogarinë bankare të klientit, me anë të së cilës agjenti apo klienti EasyPay mund të mbushë direkt llogarinë e tij nëpërmjet llogarisë që zotëron në bankë, në momentin që nuk ka balancë. Lidhur me çështjen e integrimit me sistemin bankar, EasyPay ka zhvilluar dhe një interface (API) që bën të mundur integrimin me bankat dhe mbushjen në “real-time” të llogarisë së agjentit apo klientit EasyPay sapo ai bën një derdhje Cash në bankë apo transfertë nga llogaria në llogari.

Përveç portofolit të pagesave si dritat, uji, kopshtet dhe çerdhet e femijëve, gjobat e policisë dhe ato të bashkisë, rimbushje mobile, abonim TV apo internet e shumë të tjera; së fundmi EasyPay ka hyrë dhe në tregun e Transfertave të Parave.

Në fund të 2016 EasyPay realizoi partneritetin me Ria International Money Transfer, një nga 3 (tre) operatorët më të mëdhenj për ofrimin e trasfertave të parave në gjithe botën. Prej 30 vitesh në tregun global, misioni i Ria-s është të jetë kompania më progresive në botë për transfertat e parave, duke i ofruar klientëve shërbime remitancash të shkëlqyera dhe me tarifa konkurruese për tregun. Ky bashkëpunim shënon një hap shumë të rëndësishëm në historinë e zhvillimit të EasyPay, jo vetëm në sektorin e pagesave por edhe transfertave të parave, kudo dhe në çdo kohë, për klientët e saj. Së shpejti do të realizohen edhe parneritete të tjera ndërkombëtare.

E reja më e fundit e EasyPay është pajisja me 2 certifikata ISO Standards:

ISO 27001 – Information Security Management (data security).
ISO 20000 – Service Management Systems.

Të dyja këto standarte janë shumë të rëndësishme për llojin e aktivitetit që ushtron EasyPay, standarte që tashmë janë një domosdoshmëri në sektorin financiar në mbarë botën.

Burimi: pcworld.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0