Droni i ambulancës që mund t’iu shpëtojë jetën

Droni i ambulancës që mund t’iu shpëtojë jetën


Një student gjerman ka krijuar një prototip të një ‘droni ambulancë’, i cili arrin në kohë te viktimat për t’ju shpëtuar jetën.

Disa e përdorin dronin për të bërë video e foto spektakolare, të tjerë për të fluturuar një flamur mbi një stadium e së fundmi për të shpërndarë dhe pizza.

Lexoni: Posta Franceze ka filluar dërgimin e pakove me anë të Dronëve

Por ky student 23 vjeçar e pa dobinë e dronit në një fushë tjetër.

Alec Momont, inxhinieri i cili e ka ndërtuar dronin thotë se ai fluturon me një shpejtësi prej 100 km në orë.

I pajisur me 6 helika, droni në ngjyrë të verdhë mund të mbajë pesha deri në 4 kilogramë.

Lexoni: Droni më i shpejtë në botë

‘Rreth 800,000 njerëz në Europë vuajnë nga ataku kardiak çdo vit dhe vetëm 8% arrijnë t’i mbijetojnë,’ tha Momont.

“Arsyeja kryesore për këtë është shpejtësia relativisht e gjatë me të cilën shërbimi emergjent arrin të përgjigjet, që është rreth 10 minuta. Ndërkohë që vdekja e trurit dhe dëmtime të tjera ndodhin në katër apo gjashtë minuta,” shtoi ai.

Droni ndjek telefonatat emergjente dhe përdor GPS për t’u orientuar.

Prototipi tashmë ka tërhequr interesin e shumë shërbimeve emergjente duke përfshirë dhe Amsterdamin.

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0