Drejtori i përgjithshëm i Apple bëhet miliarder

Drejtori i përgjithshëm i Apple bëhet miliarder

Apple

Vlera neto e pasurisë së Tim Cook, CEO-s së Apple ka kapërcyer vlerën e 1 miliard dollarëve. Ndërkohë që drejtuesit e kompanive teknologjike janë bërë miliarderë falë kompanive që kanë themeluar me Tim Cook nuk ka ndodhur e njëjta gjë.

Ai mori drejtimin e Apple 9 vite më parë, pas ndarjes nga jeta të themeluesit Steve Jobs. Statusi i tij prej miliarderi u përllogarit nga Indeksi i Miliarderëve të Bloomberg. 

Apple, Amazon, Facebook dhe shumë kompani të tjera teknologjike kanë rritur fitimet e tyre ndjeshëm gjatë pandemisë së koronavirusit.

Apple po i afrohet ngadalë rekordit të 2 trilionë dollarëve. Dy vite më parë u bë kompania e parë me vlerë 1 trilionë dollarë. Javën e kaluar, pasuria e themeluesit të Facebook Mark Zuckerberg kaloi shifrën e 100 miliardë dollarëve.

Lexoni: Pasuria e Mark Zuckerberg kalon 100 miliardë dollarë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0