Drejtori ekzekutiv i Alphabet Inc, Sundar Pichai, pranoi një kompensim total prej 226 milionë dollarëve në vitin 2022, e që është një shifër prej mbi 800 herë më e lartë se sa paga mesatare, bëri të ditur kompania nëpërmjet një depozitim të letrave me vlerë
Kopmenzimi i Pichai përfshinte edhe shpërblime me stoqe me një vlerë prej 218 milionë dollarëve, thuhej në depozitimin e bërë.
Diferenca e pagave vjen në një kohë kur Alphabet, kompania mëmë e Google, ka shkurtuar vendet e punës në mbarë botën, kompania me bazë në Mountain View, Kaliforni bëri publike planet për të shkurtuar 12,000 vende pune në mbarë botën në janar, ekuivalente me 6 për qind të fuqisë punëtore të saj globale.
Lexo:Axhenda e Qëndrueshmërisë për Bujqësinë dhe Ushqimin
Në fillim të këtij muaji, qindra punëtorë të Google organizuan një largim në zyrat e kompanisë në Londër si shenjë proteste pas një mosmarrëveshjeje për pushimet nga puna.
Në mars, punonjësit e Google në Cyrih kishin inskenuar një largim nga zyrat e kompanisë pasi më shumë se 200 punëtorë u pushuan nga puna. Reuters
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.