Dr. Yunus emërohet përkrahës i "Objektivave Globale" të OKB-së

Dr. Yunus emërohet përkrahës i “Objektivave Globale” të OKB-së


Laureati i Çmimit Nobel Dr. Muhammad Yunus është emëruar si një nga përkrahësit për të promovuar Objektivat e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon bëri deklaratën ditën e Martë. Grupi i Mbrojtësve të Zhvillimit të Qëndrueshm u lançua zyrtarisht të Enjten në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.

Bashkëdrejtuesit e grupit janë Presidenti ganez John Dramani Mahama dhe kryeministri norvegjez Erna Solberg.

Gjithashtu përkrahës dhe mbrojtës të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, përveç Dr. Yunus janë shpallur edhe futbolisti me famë botërore Leo Messi dhe këngëtarja dhe akrivistja kolumbiane Shakira Mebarak.

Pjesëtarë të grupit përfshijnë Mbretëreshën Matilda të Belgjikës; Princeshën Viktoria të Kurorës së Suedisë; Jack Ma, themeluesi dhe CEO i Grupit kinez Alibaba i bizneseve në Internet.

Të tjerë përkrahës janë edhe: Sheika Moza bint Nasser, bashkëthemelues i Fondacionit të Katarrit; skenaristi, producenti dhe regjisori i filmave Richard Curtis; Dho Young-Shim, kryetar i Fondacionit të Turizmit të Qëndrueshëm të Organizatës Botrërore të Turizmit; Leymah Gbowee, drejtori i Gbowee Peace; Graça Machel, president i Fondacionit për Zhvilimin e Komunitetit; Alaa Murabit; themelues i Zërit për Femrat Libiane; Paul Polman, CEO i Unilever; Jeffrey Sachs, drejtor i Institutit të Tokës në Universitetin e Kolumbias, aktori Forest Whitaker, themelues i Iniciativës Whitaker Peace & Development.

“17 Objektivat Globale” u adoptua nga liderat botërorë në Samitin për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara në Nju Jurk në shtator të vitit të kaluar. Qëllimet përfaqësojnë një angazhim nga të gjitha kombet për të punuar bashkë për t’i dhënë fund varfërisë, për të ndërtuar paqen dhe për të siguruar një jetë me dinjitet dhe një planet të shëndetshëm për brezat e së sotmes dhe të ardhmes.

 

/DhakaTribune/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0