Donald Trump nuk “lë rehat” as Silicon Valley, ja çfarë deklaron kësaj rradhe - Business Magazine Albania

Donald Trump nuk “lë rehat” as Silicon Valley, ja çfarë deklaron kësaj rradhe


Kandidati amerikan për President Donald Trump paralajmëroi të martën se një ‘flluckë’e rrezikshme financiare është formuar në industrinë e teknologjisë, dhe Silicon Valley njëzëri iu përgjigj me një “rrotullim të syve”!

Në një intervistë për Reuters, miliarderi njujorkez tha se startupet e teknologjisë që kurrë nuk ishin të afta të gjeneronin fitime arritën të shisnin aksionet me çmime shumë të larta, duke i sjellë atij në vëmendje tregun e mbivlerësuar të aksioneve të 2007-s.

“Po flas për kompanitë që nuk kanë bërë kurrë para, që kishin një koncept të gabuar dhe të cilat janë vlerësuar miliarda dollarё,” tha Trump.

Shumë ndjekës të teknologjisë kanë paralajmëruar vazhdimisht për një flluckë teknologjike ndërsa numri i kompanive të vlerësuara 1 miliardë $ ose më shumë, të njohura si ‘unicorn’ (njëbrirëshat), është rritur në 163, sipas kërkimeve për venture capital të firmës CB Insights.

Kështuqë deklarata e Trump, në sytë e sipërmarrësve të Silicon Valley dhe atyre të kapitaleve “venture”, nuk ishte diçka e re. Investitorë dhe shumë të tjerë nuk munguan të talleshin me sloganin e fushatës së Trump në Twitter “Make America Great Again!” (Që Amerika të bëhet sërish ajo që ishte) duke përsëritur frazën, “Make Bubbles Great Again” (Që t’i bëjmë flluckat ashtu siç ishin).

“Më në fund dikush na e tha,” shkruan Marc Andreessen, një partner i përgjithshëm në firmën e njohur të kapitaleve private Andreessen Horowitz, në Twitter.

Në intervistë, Trump tha se vlerësimi i lartë që po arrijnë startupet e teknologjisë na kujton 2007, kur tregu i mbivlerësuar i pasurive të paluajtshme çoi në vlerësime jo të qëndrueshme para se kolapsi i madh të vinte.

“Kemi një treg aksionesh shumë të çuditshёm,” ka thënë kandidati republikan. “Shikoni se sa të dobëta janë aksionet e këtyre kompanive teknologjike si koncepte dhe kompani po ashtu dhe shikoni se sa shumë shtrenjtë po shiten. Do të pyesja veten nëse do të ndodhte kjo gjë sërish apo jo? Mendoj se po.”

Disa themeluesë të startupeve e refuzuan përgjithësimin e Trump që të gjitha kompanitë kanë para dhe janë të mbivlerësuara; sigurisht që shumë prej tyre janё, dhe muajt e fundit ka pasur njëfarë korrigjimi për investimet e bollshme ndёr vite.

Sërish, kompani të tjera mbledhin para dhe kanë fitime.

“Deri më tani ka thënë shumë budallallëqe, por sa vjen e vetëm më keq bëhen,” ka thënë Vivek Wadhwa, një sipërmarrës dhe profesor në Universitetin e Stanfordit ka thënë për Reuters.

“Do të kisha postuar komentet në Twitter ndërsa do t’i thosha Peter Thiel, ‘Ja ku e ke shokun.’”

Thiel, një investitor influencues i njohur për idetë e tij kontradiktore, është një prej liderave të Silicon Valley i cili ka dalë hapur në mbështetje të Trump.

“Nuk ka asgjë që të dëshmojë se Trump ka takuar liderat e teknologjisë dhe e njeh industrinë dhe inovacionin,” ka thënë Aaron Ginn, bashkëthemelues i Lincoln Initiative, një komunitet që promovon vlerat e liberalizmit dhe të teknologjisë.

Gjë që është ironike, sipas Ginn duke patur parasysh se sa shumë teknologjia, e sidomos Twitter, e ka ndihmuar Trump në fushatën e tij.

“Ai thotë gjëra dhe bën gjëra të cilat janë për argëtim,” ka thënë Ginn.

 

/Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0