"Doing Business 2015", Shqipëria e fundit në rajon sipas Forbes

“Doing Business 2015”, Shqipëria e fundit në rajon sipas Forbes


Përkeqësohen dukshëm barrierat për biznesin. Shqipëria renditet në pozicionin e 69, duke qenë afër vendeve të tilla si Ruanda, Zambia, apo Bahrain. E para në rajon, Maqedonia.

Shqipëria renditet ndër të fundit në rajon, në një renditje të publikuar nga revista e njohur Forbes në listën e vendeve më të mira për të bërë biznes. Publikimi është i fundit të dhjetorit 2015. Shqpëria renditet në pozicionin e 69, duke qenë afër vendeve të tilla si Ruanda, Zambia, apo Bahrain.

Më mirë në rajon është Maqedonia, e cila është në vendin e 39. Shteti i vogël fqinj, pa dalje në det dhe pa shumë burime natyrore, vitet e fundit po tregohet mjaft konkurrent në tërheqjen e investimeve të huaja, duke i “rrëmbyer” shumë investitorë potencialë Shqipërisë.

Pas Maqedonisë, në vendin e 44 dhe të 45 ndodhen përkatësisht Rumania dhe Bullgaria. Listën e vendeve të rajonit e vazhdon Kroacia, në të 46-n, Mali i Zi në të 49-n, dhe Greqia në të 50-n. Më keq se Shqipëria është vetëm Bosnjë Hercegovina, një shtet që njihet për burokracinë e tij, për shkak të problemeve administrative me ndarjen e dy entiteteve.

Përkeqësohen dukshëm barrierat për biznesin
Shqipëria renditen në vendin e 99 për korrupsion, 109 për barrën e taksave, e 114 për inovacion dhe 118 për inovacion. Këto janë treguesit ku ka ecurinë më të keqe. Më mirë paraqitet në mbrojtjen e investitorëve, e teta, dhe lirinë tregtare dhe monetare, përkatësisht e 35 dhe 38. Në renditje shënohet me shigjetë të kuqe treguesi i barrierave për biznesin (red tape), që sipas shpjegimit të legjendës nënkupton përkeqësim të dukshëm.

“Sistemi i komplikuar i taksave dhe kërkesave për licenca, një sistem i dobët gjyqësor, korrupsionin endemik, zbatimi i dobët i kontratave dhe çështjeve të pronësisë dhe infrastrutura e papërshtatshme kontribuojnë në mjedisin e dobët të biznesit në Shqipëri dhe e bëjnë të vështirë tërheqjen e investimeve të huaja”, thuhet në raport.

Raporti parashikon se vendi do të vazhdojë të përballet me sfida nga rritja e borxhit publik, që ka kaluar limitin e dikurshëm statutor prej 60% të PBB-së në 2013-n dhe arriti 72% në 2014.

Rankings, Albania

Trade Freedom (liria tregtare) 35
Monetary Freedom (liria monetare) 38
Property Rights (të drejtat e pronësisë) 114
Innovation (Risitë) 118
Technology (Teknologjia) 88
Red Tape (Barrierat për të bërë biznes) 49 (përkeqësim i dukshëm)
Investor Protection (Mbrojtja e investitorëve) 8
Corruption (korrupsioni) 99
Personal Freedom (liria personale) 66
Tax Burden (barra e taksave) 109

Kryeson Danimarka
Gjithsej në listë janë 144 vende. Shteti më i mirë për të bërë biznes renditet Danimarka. “Pavarësisht një ekonomie të ngadaltë, Europa dominon në renditjen vjetore të FORBES të shteteve më të mira për kapitalizëm,” thuhet në raport, duke shtuar se shtetet europiane zënë dy të tretën e 25 vendeve të para në listë.

Shtetet e Bashkuara kanë rënë me katër vende, duke zbritur në të 22-n, si rrjedhojë e lirisë së dobët monetare dhe pengesave burokratike.

Zelanda e Re është në vendin e 2-të, e ndjekur nga Norvegjia, Irlanda dhe Suedia.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0