Raportet e 2015: Vendet më të mira për të bërë biznes

Raportet e 2015: Vendet më të mira për të bërë biznes


Piktura nuk është kaq e shndritshme për SHBA-të, e cila humbet 4 pozicione duke shkuar në vend të 22-të. Ajo vazhdon të ketë ulje të vazhdueshme prej 6 vitesh që prej vitit 2009 kur renditej e dyta në listë. SHBA-të janë kapitali financiar i botës dhe ekonomia më e madhe e saj me 17.4 trilionë $ (PBB) (Kina e dyta me 10.4 milionë $), por performon dobët përsa i përket lirisë monetare dhe burokracisë. Më shumë se 150 rregullore të reja janë shtuar që nga 2009 me një kosto prej 70 miliardë $, sipas Fondacionit të Trashëgimisë (Heritage Foundation).

Rënia në 4 pozicione e këtij vitit e SHBA-ve mund t’i atribuohet dy faktorëve. Vlerësimi i saj përkundrejt asaj të ekonomive të vendeve të tjera ra në mënyrë të konsiderueshme, sipas vlerësimeve për mbrojtjen e investitorëve të Bankës Botërore, e cila është pjesë e studimit vjetor “Doing Business” të institucioneve ndërkombëtare. Gjithashtu SHBA-të patën një komponent negativ të taksave, po ashtu edhe të gatishmërisë teknologjike në Raportin Global të KonkurrueshmërisëWorld Economic Forum.

Danimarka është renditur e para në 6 prej 10 publikimeve vjetore të listës Forbes’ Best Countries. Vendi ka qenë kronikë e lajmeve në SHBA kohët e fundit falë kandidatit demokrat për president Bernie Sanders, i cili mbështet kombin e 5.6 milionë njerëzve si një model socialist utopik. Vendi ka një nga barrat më të rënda fiskale për individët në botë, por është një ekonomi e bazuar shumë te tregu.

Danimarka u rendit e 20-ta në tërësi, por e para në një nga 11 kriteret që u përdorën për matjen e Vendeve më të Mira për Biznes (ajo u rendit e 28-ta për burokraci). Ajo pati një total të mirë pikësh në aspektin e lirisë (personale dhe monetare) dhe korrupsionit të ulët. Klima e rregulloreve është një nga më transparentet dhe efiçiente në botë sipas Heritage Foundation.

Ekonomia 341 miliardë $ daneze ka pasur një rritje vetëm me 1.1% për 2014-ën dhe me siguri jo shumë përsa i përket 2015-ës. Një rënie në të ardhurat që vijnë nga eksportet ka qenë faktori kryesor. Tregu i aksioneve i Danimarkës është entuziast rreth së ardhmes së vendit. Ka pësuar një rritje me 34% përgjatë 12 muajve të fundit.

Rankimi i Vendeve më të Mira për të bërë Biznes është bërë mes 144 kombeve mbi 11 faktorë: të drejtat e autorësisë, inovacioni, taksat, teknologjia, korrupsioni, liria (personale, në tregti dhe ajo monetare), burokracia, mbrojtja e investitorëve dhe performanca e tregut të aksioneve. Secila kategori është peshuar në mënyrë të barabartë. Të dhënat janë marrë nga raporte të publikuara nga organizatat e mëposhtme: Freedom House, Heritage Foundation, Property Right Alliance, Transparency International, World Bank Group dhe World Economic Forum.

Zelanda e Re rritet me një pozicion në renditje dhe shkon në vend të dytë (në vitin 2012 renditej e para). Ekonomia 201 miliardë $ është më e vogla midis 10 vendeve më të mira, por ka performuar mirë, me një rritje prej 3.3% nga viti i fundit. Vendi ofron një klimë biznesi transparente dhe të qëndrueshme që inkurajon sipërmarrjen. Ekonomia e Zelandës është e lidhur ngushtësisht me atë të Australisë. Zelanda e Re merr pikë të larta në të drejtat e autorësisë, lirinë monetare, mbrojtjen e investitorëve dhe korrupsionin e ulët.

5-shen më të mirë e plotësojnë Norvegjia, Irlanda dhe Suedia.

Ndërkohë që SHBA-të kanë rënë në renditje, ekonomitë më të mëdhaja të ardhshme të botës i përmirësuan indikatorët e tyre. Britania e Madhe dhe Japonia pësuan ngjitje respektivisht në vend të 10-të dhe 23-të. Gjermania u përmirësua me 2 pozicione duke shkuar në vend të 18-të. Kina nga vendi i 97-të u rendit në vend të 94-të. Renditja e dobët e vendit komunist mund t’i atribuohet pikëve të ulëta në lirinë monetare dhe atë personale, gjithashtu edhe të mbrojtjes së investitorëve dhe “shiritave të kuq.”

Fundi i listës paraqet një numër tregjesh të reja të kufizuara nga nivelet e larta të korrupsionit dhe lirisë. Çadi zëvendëson Guinean në vendin e fundit, një vend që Guinea e mbajti për tre vite rradhazi. Çadi u rendit i pesti nga fundi i listës në pesë nga 11 kriteret. Vendi i izoluar në Afrikën Qendrore mbështetet te nafta për më shumë se gjysmën e eksporteve të saj. Çmimet në rënie të energjisë e kanë penguar ekonominë e Çadit, i cili përballet me nivele shumë të larta të varfërisë. 5-shja më e “keqe” përmbyllet nga Guinea, Libia, Haiti dhe Mianmari.

/Forbes/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0