''Merrni sa të mundni'', shefi kinez u shpërndan punonjësve 26 milionë dollarë bonus - Business Magazine Albania

”Merrni sa të mundni”, shefi kinez u shpërndan punonjësve 26 milionë dollarë bonus

Një kompani kineze dhe drejtuesi i saj kanë bërë bujë në rrjetet sociale në Kinë, duke shpërndarë 180 milionë juanë (rreth 26 milionë dollarë) në bonuse fundviti për punonjësit.

Më 13 shkurt, Henan Kuangshan Crane Co., Ltd. organizoi galan e përvitshme të kompanisë, ku më shumë se 60 milionë juanë (8,7 milionë dollarë) u shpërndanë në vend. 800 tavolina banketi u vendosën për të pritur rreth 7,000 punonjës.

Punonjësit u ftuan të ngjiteshin në skenë për të marrë shpërblimet e tyre, ndërsa në aktivitete të tjera interaktive ata numëronin paratë vetë, sa më shumë që të numëronin, aq mund të merrnin për në shtëpi. Video të shpërndara online tregojnë punonjës që mbajnë tufa parash në duar dhe disa që gati nuk arrinin t’i mbajnë të gjitha.

Lexo gjithashtu: Deri në 2033, një e treta e personave mbi 70 vjeç pritet të jenë ende në punë

Fitimi i kompanisë për vitin 2025 ishte 270 milionë juanë, që do të thotë se pothuajse 70% e fitimeve u ndanë mes 7,000 punonjësve.

Kompania, e themeluar në shtator 2002, prodhon dhe ofron shërbime për krahë ngritës dhe pajisje për lëvizjen e materialeve, me operacione në më shumë se 130 vende. Cui zotëron rreth 98.88% të aksioneve.

Vetë Cui ka shpjeguar: “Nuk është se më pëlqen të jap para, por të rinjtë janë të ngarkuar me kredi makinash dhe hipoteka, dhe çdo ndihmë sado e vogël iu përmirëson jetën.”

Reagimet e kinezëve në rrjet kanë qenë pozitive: një përdorues tha se Cui është “Zoti i vërtetë i pasurisë në botën njerëzore”, ndërsa një tjetër theksoi se trajtimi i mirë i punonjësve rrit motivimin dhe cilësinë e punës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0