Doganat dhe tatimet kontribojnë në rritjen e të ardhurave në buxhet - Business Magazine Albania

Doganat dhe tatimet kontribojnë në rritjen e të ardhurave në buxhet


Të ardhurat totale në buxhet për 7 mujorin e 2016 janë 16 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas të dhënave paraprake të Ministrisë së Financave, nga 216.2 miliardë lekë një vit më parë, në këtë 7 mujor janë mbledhur 232.2 miliardë.

“Tatimet dhe Doganat” mblodhën 19.3 miliardë lekë, ose 10.6 % më shumë se një vit më parë. Ndërsa krahasuar me planin, kjo shifër është 1.3 miliardë lekë më shumë.  Rritje ka patur sa i përket të ardhurave nga taksat doganore dhe akciza që siç thotë Ministria e Financave reflekton rritjen e sasisë së cigares së importuar dhe mallrave të tjera të akcizës.

Ndërsa zërat që kanë pësuar rënie janë të ardhurat nga renta minerare me 36.7 %, çka reflekton rënien drastike të çmimit të naftës në tregun ndërkombëtar, me një efekt zinxhir edhe në perfomancë jo të mirë të TVSH-së nga importi, me rënie 1.9 %.

Në kahun tjetër, atë të shpenzimeve qeveria vazhdon të kursejë duke patur një realizim prej rreth 89% krahasuar me planin ose rreth 25.4 miliardëlekë më pak. Vlerën më të madhe të mos shpenzimit e kanë ato për investime publike dhe për pushtetin vendor. Ndërsa vazhdon të kemi një suficit buxhetor prej rreth 18 miliardë lekë.

 

/Top-channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0