Ditët e Bujqësisë - Panairi Ndërkombëtar për Bujqësisë, Blegtorinë, Peshkimin dhe Inovacionin - Business Magazine Albania

Ditët e Bujqësisë – Panairi Ndërkombëtar për Bujqësisë, Blegtorinë, Peshkimin dhe Inovacionin

Ditët e Bujqësisë

Lushnja mirëpret për të dytin vit rradhazi panairin ndërkombëtar “Ditët e Bujqësisë 2023”. Ky panair 3 ditor ka në fokus bujqësinë, blegtorinë, peshkimin dhe inovacionin në rajon e më gjerë.

Organizuar nga Iceberg Exhibitions më datat 27-28-29 Prill, Panairi “Ditët e Bujqësisë 2023” do të jetë një urë lidhëse mes bizneseve, profesionsitëve dhe mundësive të reja të zhvillimit të agrikulturës, peshkimit dhe blergtorisë.

Ky panair fokusohet në bujqësinë e qëndrueshme, një nga praktikat më të diskutuara vitet e fundit dhe pa dyshim e ardhmja e sektorit. Një bujqësi e qëndrueshme kujdeset për burimet natyrore, ato njerëzore dhe fuqizon ekonominë.

Prej dy vitesh cilësohet si një nga ngjarjet më të mëdha të agrikulturës dhe blegtorisë në vend të cilin asnjë sipërmarrje apo profesionist i sektorëve të lidhur nuk duhet ta humbasë.

 Një mundësi e re për bujqësinë në Shqipëri

Ditët e Bujqësisë 2023 si çdo vit do të mbahet në Lushnje, një nga zonat me prodhimin më të lartë bujqësor dhe foragjereve për blegtorinë konsideruar si “hambari” i Shqipërisë.

Ditët e Bujqësisë është një platformë që synon të lidhë agrobizneset dhe sipërmarrjet me ekspertë të industrisë, fermerë dhe investitorë nga vendi dhe rajoni.

Në të treja ditët e panairit fokusi kryesor do të jetë eksporti i prodhimeve bujqësore, bujqësia e qëndrueshme si dhe rritja e standarteve të agrobizneseve dhe sektorëve të tjerë të përfshirë. Me mbështetjen e aktorëve kryesorë të sektorit si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bashkia Lushnje dhe donatorët si: EBRD me projektin AATSF, GIZ Albania, Risi Albania do të organizohen aktivitete informuese dhe interaktive gjatë gjithë ditëve të panairit.

Lexo: Si të bëjmë miq në një qytet të ri, kur zhvendosemi me projekte apo punë?

Një nga vlerat e shtuara që ky panair ofron është kontakti i drejtpërdrejtë me biznese dhe blerës nga tregjet e huaja.

Çfarë përfitojnë pjesmarrësit

Të gjithë pjesëmarrësit do të mund të njihen me teknologji të reja, përparimet në agrikulturë si dhe të njihen me praktika bujqësore të qëndrueshme përmes konferencave dhe prezantimeve nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj. Mbështetja për të dytin vit rradhazi nga Vodafone Albania si partner për inovacionin në sektorin e bujqësisë, insitutcionet financiare si Credins Bank, OTP Bank dhe NOA do të jenë gjithashtu një vlerë e shtuar për informimin mbi oportunitetet që tregu ofron për sektorin e bujqësisë.

Përmes këtyre praktikave agrobizneset, sektori i peshkimit dhe blegoria do të mund të krijojnë kontakte me blerës të huaj dhe do të kenë mundësi më të larta për lidhje të kontratave afatgjata ndërkombëtare.

Në edicionin e kaluar të këtij panairi u numëruan mbi +7000 vizitorë nga e gjithë Shqipëria dhe rajoni dhe 70 ekspozues për gjatë tre ditëve. Edhe këtë vit panairit i bashkohen si ekspozues jo vetëm kompani shqiptare por edhe kompani nga Kosova, Serbia, Italia, Izraeli etj. Për të dytin vit rradhazi, panairi “Ditët e Bujqësisë 2023” mbështetet nga kompanitë lider në fushën e bujqësisë dhe blegtorisë si MBM Albania, Austria Praemix dhe Agrimatco Albania.

Jo vetëm panair por festë për bujqësinë

Këtë vit, Panairi “Ditët e Bujqësisë 2023” që organizohet në sheshin perpara Bashkisë Lushnje në datat 27-28-29 Prill është shtrirë në një sipërfaqe më të madhe se në edicionin e kaluar. Iceberg Exhibitions, ka zgjedhur ta sjellë këtë event të rëndësishëm biznesi me aktivitete të shumëllojshme për audiencën duke nisur nga konferenca për qëndrueshmërinë e sektorëve, workshope, forume, takime B2B dhe gjithashtu shfaqje, muzike live, lojra me fokus të rinjte dhe bujqësinë etj.

Mos e humbsni mundësinë për të vizituar panairin më të madh dedikuar bujqësisë aty ku bujqësia ndodh. Jo vetëm biznes, jo vetëm informim dhe ndërgjegjësim, jo vetëm mundësi për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunëtorëve dhe për të prezantuar produkte dhe shërbime të reja por një mundësi për të festuar për bujqësinë si një ndër shtyllat më të rëndësishme të ekonomisë në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0