Ditë të arta për Bezos, pasuria e tij arrin në 150 miliardë dollarë

Ditë të arta për Bezos, pasuria e tij arrin në 150 miliardë dollarë


Investitorët e Amazon, duke përfshirë CEOn Jeff Bezos, duhet të jenë në një atmosferë festive, pasi vlera e aksioneve të kompanisë u rrit në Wall Street të hënën dhe pritet që së shpejti të arrijë vlerën e më shumë se 1 trilionë dollarëve.

Vlera e aksioneve të Amazon (AMZN) arriti kulmin e të gjitha kohërave. Kjo do të thotë se Bezos – personi më i pasur në botë – tani vlen më shumë se 150 miliardë dollarë, sipas Forbes.

Vlera e pasurisë së Bezos është më e lartë se e bashkë-themeluesit të Microsoft (MSFT), Bill Gates dhe bashkë-themeluesit të Google (GOOGL) Larry Page.

Warren Buffett i Berkshire Hathaway (BRKB) është personi i tretë më i pasur në planet mbrapa Bezos dhe Gates. Por Oracle i Omaha ndjek Bezos me gati 70 miliardë dollarë.

Lexoni: Si lindi emri Amazon?

Jeff Bezos është aksionari më i madh i kompanisë, me më shumë se 16% të aksioneve. Fuqia e Amazonit në tregtinë me pakicë, teknologjinë cloud, median dhe fusha të tjera të shumta e vendos atë më afër Apple, duke u bërë kështu një nga kompanitë më të vlefshme në botë.

Kompania ka një vlerë tregu prej më shumë se 890 miliardë dollarësh. Vlera e tregut e Apple është pak më shumë se 935 miliardë dollarë.

Amazon do të raportojë rezultatet e tremujorit të dytë në 26 Korrik. Analistët po parashikojnë një rritje më shumë se 40% në shitje dhe një rritje më shumë se gjashtëfish në fitimet për aksion.

/CNN

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0