Disa trende të pasurive të patundshme në Shqipëri. Flet Gjin Gjoka - Business Magazine Albania

Disa trende të pasurive të patundshme në Shqipëri. Flet Gjin Gjoka

Gjin Gjoka

Zyrat dhe banesat kanë çmime të rritura ndjeshëm vitet e fundit. Vetëm vitin e kaluar çmimet u rritën 40%, duke shënuar një rritje të pa precedentë në tregun e pasurive të paluajtshme. Në këndvështrimin e investimit, ky mund të jetë një moment i mirë. Lidhur me zhvillimin e tregut të pasurive të palujtshme, tendencat dhe zonat më me interes, ka folur për Opinion  Gjin Gjoka, sipërmarrës në fushën e tregut imobiliar.

Më poshtë lexoni intervistën

 Cilat janë zonat më të mira për të bërë një investim në Shqipëri?

Nëse flasim për metër katrorë të ndërtimit, ka një ndërtim të jashtëzakonshëm dhe shumë të çrregullt.
Zonat me çmime më të larta do të vijojnë të jenë metropolet, pasi aty është i përqëndruar edhe aktiviteti ekonomik i tyre.
Tirana do të vijojë të ketë çmime të larta për aq kohë sa kërkesa gjithashtu është e lartë. Ndëra oferta është e ulët, qiratë janë rritur në çmime, ndërsa kërkesat janë shumë të mëdha nga ana e klientëve. Së dyti, një interes i lartë i bizneseve është për investime, pra personat që zgjedhin të investojnë për të ndërtuar një biznes.

Zona e Astirit sot quhet “Tiranë e re “, sepse sipas meje aty është gjithçka në vendin e duhur. Rrugët janë të rregulluara, lokalet janë luksoze dhe gjen çdo gjë afër.

Por një dilemë shumë e madhe që shtrojmë të gjithë është: Nga vijnë këto para që kemi në Tiranë?

-Një nga shpenzimet në pasuri të paluajtshme vjen nga emigrantët. Ata janë kontribuesi kryesor në këtë sektor, por edhe në fusha të tjera. Unë kam lobuar fort që të jem pro amnistisë fiskale, për këtë arsye.
Një tjetër faktor zhvillimi është pasuria kombëtare, në pronësi të shtetit.  Ajo gjeneron burim të ardhurash, paçka se mund të ketë mundësi për t’u menaxhuar ndryshe. Janë shitur toka me vlerë shumë të ulët, të cilat sot kanë një vlerë shumë herë më të lartë në çmim.

Lexo: A duhet t’ju besojmë shefave që thonë këto fjali?!

Pastaj, bregdeti shqiptar është shumë i favorizuar. Ka shtetas nga Norvegjia që preferojnë të blejnë në Sarandë.
Me interes janë edhe: Vuno, Qeparo deri në Vlorë. Në Vlorë, çmimi arrin për metër katrore deri në 1000-1200 euro/m2, ku flasim për pallatet e vjeter.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0