Diktatura moderne e punësimit - Business Magazine Albania

Diktatura moderne e punësimit


Sa herë që hasemi me terma të tillë si “Diktatura“ mendojmë se bëhet fjalë për politikë, por jo në këtë rast. Shtjellimi i këtij termi do të vijë në një këndvështrim ndryshe nga ajo që shumë individë e shohin, do të vijë nga një student që flet për shumë studentë të tjerë. Në këtë shkrim nuk do të ndahet as shteti nga privati, sepse do të flitet për të drejtën e “cënuar”, të punësimit në shtetin shqiptar bazuar në atë që në fakt duhet të ishte themeli i saj, studentët.

Që në vogëli jemi hasur me shprehjen “Mëso që nesër të bëhesh dikushi në jetë“e pas shumë vitesh, brez pas brezi arrijnë në pikën finale të studimit, ku disa me forcat e veta e disa me fatin e huazuar nga familja kërkojnë rezultatin e këtyre viteve mundim.

Këtu nuk do të flasim për studentët e kategorisë së dytë të lartë përmendur, sepse të ardhurat e tyre i kanë të siguruara nga familjet. Gjithsesi nuk duhet të jemi gjykues ndaj tyre, sepse këta janë individët me fat dhe duhet të jemi koshientë se çdo prind mundohet shumë për sigurimin e fëmijëve dhe pse është e qartë dhe e faktuar që jo të gjithëve fati iu buzëqesh nga i njëjti kënd.

Por pavarsisht të gjithave, ne përseri kërkojmë përgjigje për kategorinë e parë, çfarë do të ndodhi me ne?

Pas shumë mundimeve për t’u shkolluar, mendojmë “A do të bëhemi dikushi në jetë“?

Është i çuditshëm fakti që “Diktatura” nuk manifestohet vetëm në shtet por edhe në privat (mos ndoshta më shumë tek kjo e fundit). Nevoja për punë bën që shumë studentë të trokasin në dyert e shumë kompanive ose të aplikojnë për hapësira punësimi qofshin ato në shtet apo privat, por kjo nuk qëllon aspakt rezultative edhe pse ju mund të keni referenca shumë të mira ose të jeni të prirur ndaj atij pozicioni e shumë arsye të tjera. Po pse ndodh kjo?

Kjo sepse “Diktatori“ udhëheqës nuk respekton as kushtetutën, as rregullat e punës dhe CV i koleksionon aty a thua se janë kartolina urimi. Po ku mund të punojmë nëse nuk kemi njohje, as në politikë dhe as me udhëheqës të mëdhenj që të na mundësojne ndonjë vend pune. Ne jemi studentë, ne u diplomuan, ne ëndërruam dhe ne jemi të aftë për të punuar, ne duam të jemi ajo e ardhme që ju shpesh përmendni se ne jemi.

Ne duam që të bëhemi dikushi në jetë. Po si ta arrijmë këtë, kur në të gjitha njoftimet në pasqyrën e kërkesave shkruhet tre vite e më shumë eksperiencë dhe detyrimisht një e nga një njoftimet pakësohen.

Në këtë moment e sheh veten përsëri në “Start” dhe kjo sepse jemi studentë dhe përkushtimi ynë ka qenë vetëm shkolla, aty ku ndoshta ndryshimi duhet të hedh hapin e parë nëpërmjet praktikave të punësimit që të përgatitë studentin për tregun e “egër“ të punës ku funksionon ligji i xhunglës, “Të fitojë më i forti“.

Por a nuk është koha për t’i thënë stop këtyre diferencimeve se jo vetëm miku juaj mund t’ju sjellë kandidatin e duhur. E dimë që nuk jemi shumë në mes të kësaj popullsie të madhe dhe ndoshta ndryshimin nuk mund ta bëjmë sepse fjalët tona shpesh bëhen“sikur dëgjohen”, por ju lutemi më e pakta që ju mund të bëni është të lejoni garimin e punësimit të barabartë dhe të fitojë më i miri sepse ne e dimë që jemi të aftë për të punuar.

*Shkruar nga Enejda Lala, Irida Zalta dhe Klisa Marku

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0