Nuk ke eksperiencë? Ja si mund të kërkosh për punë. - Business Magazine Albania

Nuk ke eksperiencë? Ja si mund të kërkosh për punë.


Gjithmonë, ka ekzistuar një problem në fushën e punësimit; ka nevojë për një punë që të fitosh eksperiencë, por nevojitet eksperiencë që të fitosh një punë. Ja disa mënyra për të hyrë në tregun e punës për herë të parë. Punëdhënësit tregojnë se kanë shumë kandidatë të arsimuar që aplikojnë për vendet e punës që ata ofrojnë, por është e vështirë të gjesh aplikantë me eksperiencë pune.

Kandidatët, nga ana tjetër tregojnë se kanë studiuar, janë diplomuar, certifikuar dhe ende nuk kanë mundur të gjejnë një punë pa eksperiencë. Ajo çfarë kërkojnë me ngulm punëdhënësit është eksperienca e parë e punës, jo domosdoshmërisht në profilin tuaj. Ata duan të dijnë sa të zhvilluara janë aftësitë tuaja në punë, që janë të ndryshme nga ato që zhvilloni në shkollë.

Aftësia për tu paraqitur në kohë, përqëndrimi gjatë orarit të punës, puna në grup, shërbimi i klientit, komunikimi dhe mënyra e zgjidhjes së problemeve janë të gjitha aftësi të cilat i zhvilloni që në punën tuaj të parë dhe do të jenë të rëndësishme për të gjitha punët në vijim.

Ja çfarë kërkon kompania për kandidatët fillestarë:
“Njerëz që janë të interesuar të punojnë si pjesë e një grupi. Nuk është e nevojshme të jenë ekstrovert, por duhet të jenë të motivuar.” Pra, për të fituar punën e parë janë dy tipare kryesorë që duhet t’i ketë një kandidatë: motivimi për të punuar dhe vullnet për të mësuar. Është pikërisht puna juaj e parë që ju lejon të zhvilloni dhe të vini në pah këto aftësi. Blloqet e ndërtimit të një karriere të suksesshme janë: komunikimi i mirë, puna në grup, marrëdhënie me klientë dhe etikë pune.

Aftësitë më të kërkuara në punët e nivelit fillestar:pune

• Shërbimi I Klientit
• Aftësi Komunikuese
• Shitjet
• Shkrimi
• Microsoft Office (Word, Excel)
• Aftësi Organizative
• Punë Në Grup
• Aftësi Telefonike
• Raportime
• Zgjidhja E Problemeve
• Anglisht

Sektorët më të mirë për të gjetur punë kur jeni fillestar:

• Shitje
• Shërbime Ushqimore
• Shërbime Financiare Dhe Banka
• Produkte Konsumi
• Shërbime Mjekësore
• Publicitet Dhe Marketing

Një problem i aplikantëve, sipas punëdhënësve, është se ata kanë mangësi në marketimin e mirë të vetvetes. Kjo do të thotë, që ata nuk dinë si të formulojnë një CV që të dallojë nga shumica, apo si të jenë profesional në intervistën e punës. Ajo që ju duhet është praktikë. Më praktikimin e tyre fitoni më tepër eksperiencë, e rrjedhimisht rriten shanset për të fituar një pozicion të mirë pune.

Edhe nëse ende nuk keni gjetur një punë të profilit tuaj, bëni punë vullnetare, përfshihuni në aktivitete lokale, socializohuni. Kështu zgjeroni rrjetin e njohjeve tuaja e ndoshta i krijoni vetes mundësi të reja. Tregu i punës në ditët e sotme është shumë i vështirë, e ndoshta gjetja e mundësive mund të jetë e vështirë e t’ju dekurajojë. Besoni në vetvete, mundësitë do të vijnë.

 

burimi: ekonomiaonline 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0