Fjalët që duhet t'i eleminosh patjetër nga CV jote! - Business Magazine Albania

Fjalët që duhet t’i eleminosh patjetër nga CV jote!


*Pyetja u shfaq për herë të parë në rrjetin social Quora.

 

Cilat janë fjalët e tua më pak të preferuara në një rezyme? E imja është “sfrytëzoj” —nuk mund të imagjinoj një rast të vetëm ku do të ishte e papërshtatshme të zëvendësohet me fjalën “përdor.” Sa herë që lexoj “shfrytëzoj” në një rezyme ndihem gjithmonë sikur autori i saj po përpiqet të bjerë pak në sy pa qenë nevoja.

Përgjigjia më poshtë nga Erin Berkery-Rovner, këshillues karriere dhe ish-rekrutues.

“Të ndryshëm”. Është mbiemri më i padobishëm në një rezyme – praktikisht nuk tregon asgjë të re rreth emrave që përcakton.

Kam punuar mbi projekte të ndryshme.
Kam bërë punë të ndryshme gjatë stazhit.
Kam përdorur programe të ndryshme të përpunimit të fjalëve.
Shkrova fjalë të ndryshme në rezymenë time për t’u dukur më i rëndësishëm.

Në pothuajse në çfarëdolloj shembulli për të cilin mund të mendoj, ai zëvendëson fjalën “disa”- njerëzit e përdorin për të thënë se kanë kanë punuar në projekte të pavarura nga njëri-tjetri ose kanë performuar detyra të ndara. Përveç rasteve kur shkruani fjalën “të ndryshme” në vend të “disa” kur kjo e fundit i jep një natyrë prej një adoleshenti të zymtë CV-së:

Kam punuar në disa projekte, por gjithsesi ata nuk ishin përshkruesë, thjesht të ndryshëm.

Unë mendoj se nëse do të përdorni fjalën “të ndryshme”, ju duhet ta fshini atë. Ndërmjet kësaj fjalie: “Kam punuar mbi projekte të ndryshme” dhe “Kam punuar me projekte,” nuk ka ndryshim.

Askush nuk lexoi fjalinë e dytë dhe mendoi. “Ok, ata nuk thanë specifikisht se punuan mbi 2 projekte të ndryshme, kështuqë pavarësisht shumësit të fjalës ‘projekt’, do të nënkuptoj se ata kanë punuar në vetëm një projekt…” Dhe vërtet në të ndryshëm, pse të lodheni? Duhet të jeni specifikë ose nuk ka vlerë. Ose më trego se cilët ishin projektet në të cilët keni punuar ose çfarë ishin.

Le të përballemi me të, a do të punësoni këtë njeri: Kemi punuar në 4 projekte mujore me skuadra bashkëpunuese. Nuk e kam idenë se çfarë mund të bësh tjetër në një ambjent ku punohet për projekte, por është gjithsesi më mirë se sa kjo: Kam punuar mbi projektet të ndryshme.

Unë i fshij “të ndryshme” pothuajse nga çdo rezyme që shikoj, dhe nuk kam hasur kurrë një fjali që të mos ketë sens logjik apo gramatikor pa të.

Përgjigjia më poshtë nga përdoruesit e Quora: Shefaly Yogendra dhe Sang Young Noh.

Ja disa fjalë që shpeshherë më duken të padobishme: vizionar, ekspert, futurist, i stërvitur dhe i orientuar nga rezultatet. Dhe disa të tjera që i shtohen listës: inovativ, kreativ, energjik dhe jashtë të zakonshmes.

Përdoruesi i Quora Jim Broiles i shton fjalën “shumë” në këtë listë: ‘Shumë’ duhet të ndalohet nga përdorimi në CV ose çfarëdolloj komunikimi profesionist. Nuk i shton asgjë kuptimit të komunikimit dhe shërben vetëm për hiperbolizim.

Përgjigjia më poshtë nga përdoruesi i Quora Brian Hennessy.

Kjo është e thjeshtë për mua-çfarëdolloj fjale që ka lidhje të drejtëpërdrejtë me fjalën ‘sinergji’. Sinergjia, sinergjik dhe sinergjizmi (të cilat ndonjëherë duken profane). Kjo ishte në fakt një fjalë shumë e zakonshme për t’u përdorur rreth 10 viteve më parë, ndërsa do ta hasja shpesh në festat me cocktail dhe kuvendet tregtare. Dhe e shihja të më dilte në çdo kontekst të çdo rezymeje që do të më dilte para.

Është e tejpërdorur, ndaj duhet të jetë në krye të listës.

 

/Publikuar nga Mashable.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0