Diana Beqari Pushi: të gjithë kemi një energji të paracaktuar - Business Magazine Albania

Diana Beqari Pushi: të gjithë kemi një energji të paracaktuar

Diana Beqari Pushi

Diana Beqari Pushi ka studiuar fillimisht financë. Por, sot puna e saj lidhet me një fushë tërësisht tjetër. Ajo ka të bëjë me vetëzhvillimin, energjinë dhe meditimin. Në një intervistë për Businessmag Diana tregon rrugëtimin mbi 10 vjeçar të saj dhe të vajzës. Ajo flet rreth nismave dhe akademisë së saj.

Kush është Diana Beqari Pushi për të gjithë ata që nuk e njohin? Cila ka qenë karriera juaj më përpara? Nga çfarë fushe vini?

Unë jam Shqiptare, por jetoj në Kanada prej 21 vitesh me familjen time, burrin dhe vajzën 29 vjeç. Jam një grua tipike shqiptare në kuptimin që jam rritur me vlerat karakteristike të traditës sonë shqiptare familjare për të qenë një model i mirë në shkollë, shoqëri, familje, e punë. Isha trajnuar mendërisht që suksesi kishte gjithmonë vetëm nje burim dhe paraqitje, atë të nivelit akademik sa më të lartë dhe gjetjen e një pune të sigurt.

Në Shqipëri u diplomova për Ekonomi /Statistikë me rezultate të larta dhe pata eksperienca pune shumë të mira. Para se të largohesha nga Shqipëria punoja për PNUD-in si konsulente financiare.

Ne vitin 1999 emigrova në Kanada me familjen time, dhe me të njëjtin mentalitet vazhdova rrugën e “vrapimit” akademik, dhe në të njëjtën kohë punoja me orar të plotë. Arrita të marr 3 designations profesionale, në Financë, Menaxhimin e Njohurive ( një fushë e re kjo) dhe në atë të Ekselencës në Business.

Kjo rrugë sigurisht me siguroi një punë të mirë në profesionin tim. Fillimisht në një kompani ndërkombëtare të sigurimeve dhe 9 vitet e fundit në Bashkinë e Torontos si analiste financiare. Vitet e fundit jam përfshirë në drejtimin e projektit të Ekselencës për Bashkinë.

E paraqitur kështu, çdo gjë duket në rregull. Misioni ishte arritur.

Por eksperienca ime personale në gjithë këtë maratonë, përfshirë atë fizike, emocionale dhe shpirtërore ishte larg nga normaliteti. Shumë shpejt trupi im filloi të tregojë simptoma të cilat me bënë të eksploroj dhe studioj metoda shërimi naturale, për të shmangur ilaçet që ofronte mjekësia konvecionale.

Për fat kam patur gjithmonë mjekë me vision dhe mendje të hapur tek alternativat e shërimit. Një nga këto mjekë më sugjeroi meditimin dhe fillova klasat që ofroheshin në spitalin më të mirë të Torontos. 10 vite më parë, meditimi ishte akoma i panjohur në masë edhe në Toronto apo kudo në botë. Në klasë takova njerëz shume të suksesshëm në profesion e karrierë, të cilët në dukje nga jashtë të jepnin imazhin e një jete perfekte, por në realitet me drama e shumë probleme fizike dhe emocionale në jetën personale.

Aty, unë emigrantja, isha vërtet me më pak halle dhe probleme se ata. Kështu që hoqa filtrën e parë me të cilën e kisha parë jetën dhe kuptova që çfarë shihet nga jashtë si sukses, mund të jetë vetëm një iluzion. Më pas vazhduan të qartësoheshin të tjera filtra.

Keidi është diplomuar në Universitetin e Nutrition Science, por pasioni i saj është të ndihmojë njerëzit në plotësinë e tyre, trup, mendje e shpirt. Kështu u trajnua si Hipnotherapiste dhe Master dhe trajnuese në NLP, në shumë programe të leadershipit të lartë dhe në modalitete të shërimit energjik, kuantik dhe shpirtëror. Gjithashtu, ka punuar me veten dhe ka zhvilluar një intuitë shumë të lartë. Terapitë që ajo përdor janë specifike e në përshtatje me nevojat individuale të personit që trajtohet.

Gjithashtu edhe une jam Master në NLP, Hipnotherapiste, dhe  pasi kam studiuar e praktikuar shumë modalitete, jam fokusuar tek një teknologji dhe mënyrë e njohjes së vetes që quhet Human Design, e cila percakton kodin tënd të suksesit, shëndetit dhe mirëqenies në jetë, në bazë të të dhënave personale të individit.

  1. Si po e zhvilloni sipermarrjen tuaj? Kush janë njerëzit që mbështesni apo gjejne zgjidhje tek ju? Ju keni një platformë. Çfarë është ajo dhe cili qëllimi?

Unë dhe vajza, Keidi, kemi krijuar një platformë edukimi dhe shërbimi që quhet “The reBORN Experience”. Është një lëvizje globale dhe në 3 vitet e fundit kemi filluar të shërbejmë edhe në Shqipëri në përgjigje të kërkesës së të rinjve profesionale që kërkonin zhvillim të inteligjencës emocionale dhe shpirtërore. Në Shqip shërbejmë nëpërmjet grupit në Facebook dhe faqes në Instagram.

Faqja zyrtare online është www.rebornidea.com

Qëllimi është të jetë një platformë për të krijuar lidhje dhe komunikim me njerëzit që janë të interesuar për këtë zhvillim dhe për të dhënë njohuri dhe praktika nga më të rejat në këtë fushë. E mbi të gjitha, një platform që të përcjell ndjejën e dashurisë dhe bashkimit njerezor.

Një nga qëllimet kryesore është të bëhemi një rol model dhe japim metoda dhe mënyra për të harmonizuar marrëdhëniet prind e fëmijë. Unë e Keidi jemi dy personalitete dhe energji të ndryshme, por arritëm të krijojmë atë marrëdhënie aq të ngushtë dhe harmonike pikërisht duke u ndërgjegjësuar, trajnuar e vepruar me një vetëdije të re dhe që nuk e kisha mësuar as në shkollë apo në ambientin familjar ku isha rritur, megjithëse isha rrethuar me një dashuri shumë të madhe nga prindërit e familja ime.

Analiza e “Human Design” ju jep manualin dhe hartën tuaj individuale energjike dhe gjenetike që të tregon me saktësi kush je ti si individ, cili është qëllimi yt shpirtëror dhe jetësor, mënyra jote specifike për të vepruar e marrë vendimet në jetë që të jenë sa më në përputhje me energjinë dhe harmoninë e jetës suaj.

Te tregon cilat jane drejtimet dhe pikat ku do kesh veshtiresi ne jete dhe ku duhet te perqendrohesh per ti zhvilluar, keshtu qe ato te elimininohen dhe ti rritesh si individ.

Shkenca po provon që shumë stresorë që kalojmë ëe jetë janë në fakt pjesë e kodit tonë gjenetik dhe janë rezultat i ngjarjeve që kanë ndodhur në linjën tonë gjenetike familjare përpara se të kemi lindur.  Gjithashtu janë zbuluar edhe shumë mënyra të fuqishme për të rikrijuar këtë programim dhe ndryshuar shprehjen e geneve tona. Nëpërmjet tyre ne ripërcaktojmë jetën tonë dhe i japim asaj një interpretim tjetër të ri.

Interpretimi që u japim ngjarjeve të jetës sonë personale apo kolektive përcakton nëse ne aktivizojmë potencialin tonë më të lartë (të cilin Human Design ta tregon me qartësi të mahnitshme) ose krijojmë një jetë të vogël që ndihet si një rutinë monotone apo me vështirësi.

Në nivel përsonal, kjo njohuri më ka krijuar një vlerësim dhe admirim për çdo njeri. Kam kuptuar që secili nga ne është një pjesë e pazëvendësueshme në univers dhe është si një copëz e vogël në lojërat me puzzle/mozaik. Secila pjesë ka rëndësinë dhe duhet të jetë në vendin e duhur, ndryshe i gjithë imazhi nuk është i plotë apo i bukur.

3- Cilat janë shërbimet konkrete që ofroni në fushën tuaj dhe ku po i zhvilloni ato më shumë?  

Ne ofrojmë si shërbime individuale ashtu edhe në grup nëpërmjet Akademisë “Reborn”.

Programi bazë është “Aktivizoni qëllimin tuaj tëe jetës” që kryhet në 8 javë, nëpërmjet një platforme dixhitale , ku merr akses tek një program mësimor me 4 module njohurie dhe praktike.

I shoqëruar me klasën “ live” çdo javë.

Është i thellë, transformues dhe të jep shumë drejtim në jetë. Fillon me rishkrimin e historisë personale të individit, bazuar në sistemin e Manualit Njerëzor, identifikimin e nevojave personale të rritjes / sfidat/pengesat drejt potencialit të plotë.  Përfshin mësimit e procesimit të krijimit dhe realizimit të qëllimeve në jetë me metoda bashkëkohore kuantike dhe përfundon me njohjen e aftësisë personale intuitive dhe vendimmarrjen.

E megjithate është vetëm themeli në rrugën e zhvillimit dhe gjetjes së suksesit, për të vazhduar më pas me zgjedhjen e njerëzve për të punuar më në thellësi në fusha të ndryshme të nevojave të tyre.

Çfarë do të thotë të ndihmosh të tjerët të rriten mendërisht e shpirtërisht, të shfrytëzojnë energjinë e trupit për të bërë përpara në jetë?

Në vazhdim të eksperiencës që përshkruajta më lart, po një mjeke tjetër me sugjeroi një terapiste që punonte me energjinë e trupit. Aty u hap dera për mua të filloj të studioj e praktikoj ate që quhet mjekësia energjike e trupit dhe evolucionin e njerëzimit drejt një vetëdije dhe mënyre jetese të re.

Duke qenë një studiuese e apasionuar dhe shumë e interesuar të mësoj atë që tani e quaj “shkenca e një jete të mirë e të balancuar”, në 10 vitet e fundit jam trajnuar në shumë metoda e praktika ne fushën e neuroshkencës , fizikës kuantike dhe mindfulness ( mendimit dhe qenies së vetëdijshme) .  Fitova licencën në NLP (programimi neuro linguistik), hypnotherapy, në sistemin e “Human Design”, e shumë certifikata në balancimin energjik, meditim etc. Fillimisht për të ndryshuar jetën time personale, por më vonë ndjeva një nxitje të brendshme shpirtërore që duhet të ndaja njohurinë time me të gjithë dhe ndihmoj ata që kanë nevojë e interes për dobinë e tyre.

Një nxitje tjetër, besoj e krijuar nga Zoti apo Universi ka qenë fakti që vajza ime, Keidi, ishte një fëmijë i thellë, krijues dhe e apasionuar për të zbuluar qëllimin e saj ekzistues në jetë në një moshë shumë të re. Ndryshe nga unë që në moshën e saj isha shumë e fokusuar në studimet akademike tradicionale, ajo e kërkonte mencurinë dhe gjente përgjigjet në inteligjencën e saj të brendshme, në komunikimin me natyrën e gjithësinë.

Lexo: Si të komunikojnë bizneset lokale me klientët gjatë COVID-19

Hapi i parë në krijimin e një vetëdije të re është të kuptojmë që ne, njerëzit, dhe çdo formë tjetër materiale jemi paraprakisht një qenie shpirtërore dhe një fushë elektromagnetike, të manifestuara këto në një formë fizike që është trupi ynë.

Për ta bërë më të thjeshtë, mund ta ilustroj dhe krahasoj me një makinë që udhëtojmë. Në kuptimin figurativ, mendja është drejtuesi i makinës, shpirti është pasagjeri, dhe trupi fizik është vetë makina.

Në rrethana ideale, shpirti / esenca / mençuria jonë e brendshme inicion (pasagjeri) kërkon të shkojë diku (ose asgjëkundi dhe në atë rast nuk ka lëvizje), krijon idenë / motivimin për të shkuar në një destinacion, që i jep drejtimin mendjes, ( shoferi) që kalkulon drejtimin për atë pikë.  Trupi (makina) është thjesht një mjet transporti, të cilit i duhet shërbyer dhe trajtuar mirë që të jetë në funksion optimal e të arrijë në destinacion pa krijuar probleme.

Në qoftë se pasagjeri dhe shoferi nuk janë në harmoni me njëri-tjetrin, krijohen konflikte, keqkuptime dhe ndoshta aksidente rrugës që krijojnë dëmtim të fizikut ( makinës). Imagjinoni kur shoferi është edhe pasagjer vetë, dhe efekti dyfishohet kur mendja e tij është në drejtim të kundërt apo është konfuz për rrugën që duhet të udhëtojë (qëllimin e tij real në jetë) , sepse nuk e di atë.

Pra, njohja e qëllimit tonë shpirtëror e jetësor është hapi i parë në zhvillimin tonë personal e profesional që ndonjëherë na merr një jetë të tërë ta zbulojmë.  Duke patur një qëllim, motivimi dhe dëshira për t’i shërbyer mendjes, shpirtit dhe trupit bëhet një prioritet dhe kjo sjell një jetë më të balancuar, të suksesshme dhe të shëndetshme.

Këto procese e praktika kanë qenë fokusi im në 13 vitet e fundit dhe tani ndiej detyrën dhe pasionin t’i ndaj me të gjithë.

Duket shpesh sikur jetojmë në një botë më konfliktuale sesa në të shkuarën. Raportet sociale janë më të zbehta. Cili është këndvështrimi juaj për shoqërinë e sotme?

Këndvështrimi im pëer shoqërinë e sotme mund të jetë pak ndryshe nga sa mendojnë shumica, por kjo është çfare kam zbuluar dhe kuptuar dhe çfarë po konfirmohet nga njerëz shumë të mençur e me vetëdije të lartë në planetin tonë.

Shoqëria dhe humaniteti po kalojnë në një evolucion të shpejtë dhe po orientohen drejt një ekzistence më të mirë, paqësore, harmonike me natyrën dhe speciet e tjera të gjalla ( vrojtoni sa janë lidhur njerëzit me natyrën dhe kafsht) dhe të qendrueshme (sustainable).  Të shohësh këtë progres, kërkon një vetëdije tjetër (dylbi të re) të cilën jo të gjithë janë gati ta pranojne duke qenë se lentet e vjetra ndihen shumë më familiare dhe krijojnë rezistencë. Por, kjo nuk ka rëndësi. Rëndësi ka që po ndodh dhe po të jemi pak të vëmendshëm e kuptojmë, shohim e ndiejmë. Njerëzit me vetëdijen e re po veprojnë e punojnë për të qenë një model i ri për të tjerët. E panjohura kërkon kohë të bëhet e njohur dhe të pranohet si normeë e shoqërisë.

Në këtë transicion, sigurisht që do këtë shumë fenomene të vështira (në politikë, ekonomi, shoqëri, ambient natyror), pikërisht për t’i treguar njerëzimit kontrastin e padëshiruar. Shumë herë ndryshimet krijojnë një kaos apo një mjegull që njerëzit të fillojnë të bëhen më të ndjeshëm ndaj realitetit, ndaj statusit ekzistues dhe kështu të kërkojnë e përqafojnë me vullnet të plotë ndryshimin e paevituar.

Në këtë proces ndikojnë edhe forca universale pozitive ndryshimi që nuk janë në dorën e njerëzimit, prandaj besimi dhe ko-krijimi me këto forca është shumë i rëndësishëm.

Zhvillimi i intuitës po merr një rol akoma më të madh dhe po evidentohet si një nga karakteristikat më të dobishme në vendimmarrje në çdo fushë, biznes, shoqëri e marrëdhënie familjare.

Lexo: Si të inkurajoni zhvillimin personal dhe profesional në vendin e punës

Por, intuita po ndryshon burimin e saj nga intuita e hershme e bazuar në instiktin e frikësm e cila nevojitej kur njerëzimi duhej t’u mbijetonte kushteve të burimeve të pakëta ushqyese . Për shembull, u krijua kur njeriu në fillimet e ekzistencës së tij, për t’u ushqyer duhej të gjuante natën në pyll dhe i duhej të ishte shumë alert dhe intuitiv për të ndjerë rrezikun.  Ndërsa kjo mënyrë intuite dhe instikti i shërbeu asaj kohe për mbijetesë, (dhe vazhdon t’i shërbejë njerëzimit për të krijuar një siguri në rrethana të caktuara rreziku për jetën), në kohët modern nuk është më njëlloj e nevojshme. Por, ekzistenca e saj për mijëra vite, e bëri të integrohet në qenien dhe memorjen njerëzore dhe të përdoret në mënyrë të pavetëdijshme edhe në rrethana normale e të sigurta, duke krijuar një frikë të panevojshme dhe jo-reale. Kjo vazhdon të krijojë sot konflikte sociale, apo mosbesimin tek njerëzit e tjerë apo rrethana të caktuara.

Intuita e re që po zhvillohet naturalisht e ka burimin në qendrën energjike emocionale të trupit. Po, kjo qendër është në trup dhe jo pjesë e trurit, siç mund të mendohet.  Prandaj edhe në 10 vitet e fundit po flitet shumë për inteligjencën emocionale. Inteligjenca emocionale është vëmendja se çfarë ndjenjash i krijojmë vetes apo të tjerëve me fjalët apo veprimet tona dhe është një aftësi njerëzore jashtëzakonisht e kërkuar në shoqërinë e sotme.

Pra, ndryshimet e ambientit dhe mënyrës së jetesës, po krijojnë ndryshime edhe në mënyrën e të jetuarit, menduarit dhe të ndjesive emocionale.

Ndjenjat emocionale po bëhen baza e intuitës dhe mënyra se si ndihemi me një njeri, në një punë, apo rrethanë, po bëhet barometri ynë për vendimet që marrim në jetë, dhe jo frika për të mos humbur sigurinë apo komfortin.

7.Cilat janë planet tuaja profesionale dhe personale më të afërta?

Të vazhdoj të punoj me veten në mënyrë që të jem e aftë të realizoj plotësisht qëllimin që shpirti im ka marrë përsipër në këtë jetë. Të jap sa më shumë dashuri dhe të ndihem mirë fizikisht dhe shpirtërisht.

Të ndihmoj sa më shumë njerëz të përjetojnëe fuqinë dhe individualitetin e tyre për një jetë më të lehtë e të bukur. Nuk ka më nevojë të zgjohemi vetëm atëhere kur jeta na jep vështirësi e sfida. Ndryshimi të vijë harmonisht dhe me dëshirën tonë të lirë.

Në planin profesional, vizioni im është të krijoj një lëvizje globale që drejton dhe fuqizon njerëzit të përjetojnë qëllimin e tyre individual dhe krijojnë një botë me harmoni, bollëk dhe të shëndetshme.

Gjithashtu ëndrra ime është që çdo bebe që lind të ketë perveç kartës mjekësore që ka sot, edhe dhe kartën energjike e gjenetike. Kjo do ndihmojë shumë që prindërit të kuptojnë fëmijën e tyre më thellë dhe ta rrisin në përputhje me individualitetin e tyre.  Përfitimi është i madh për të dy, prindër e fëmijë dhe gjithë humanitetin në përgjithësi.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0