Dhjetë të vërteta që frymëzojnë shumë, por që i harrojmë shpesh - Business Magazine Albania

Dhjetë të vërteta që frymëzojnë shumë, por që i harrojmë shpesh

Dhjetë të vërteta që frymëzojnë shumë, por që i harrojmë shpesh!

Është e habitshme se sa e lehtë është të humbasësh nga sytë gjërat e rëndësishme në jetë. Oraret e ngarkuara dhe rutinat javore kanë një tendencë për të vënë trurin në autopilot. Mbajeni këtë listë pranë dhe lexojeni sa herë që keni nevojë për një nxitje.
1. Të jesh i zënë nuk është i barabartë me të qenit produktiv.
Shikoni të gjithë rreth jush. Të gjithë duken kaq të zënë duke vrapuar nga takimi në takim dhe duke dërguar emaile. Megjithatë, sa prej tyre janë produktivë dhe për më tepër sa prej tyre kanë sukses? Suksesi nuk vjen nga lëvizja dhe aktiviteti. Ai vjen nga fokusi, nga sigurimi që koha juaj të përdoret në mënyrë efikase dhe produktive.

2. Sukseset e mëdha shpesh paraprihen nga dështimi
Ju kurrë nuk do të përjetoni suksesin e vërtetë derisa të mësoni të pranoni edhe dështimet. Gabimet tuaja hapin rrugën që të keni sukses kur zbuloni se jeni në rrugën e gabuar. Zbulimet më të mëdha zakonisht vijnë kur ndiheni më të frustruar dhe më të mbërthyer. Është ky zhgënjim që të detyron të mendosh ndryshe, të shikosh jashtë kutisë dhe të shohësh zgjidhjen që të ka munguar.

3. Frika është burimi kryesor i pendimit.
Kur gjithçka është thënë dhe bërë, ju do të vajtoni më shumë për shanset që nuk keni marrë sesa për dështimet tuaja. Mos kini frikë të merrni rreziqe. Gjëja më e keqe që mund të të ndodhë është të lejosh të vdesësh teksa je ende gjallë.

4. Vetëvlerësimi juaj duhet të vijë nga brenda.
Kur ndjenja juaj e kënaqësisë buron nga krahasimi i vetes me të tjerët, ju nuk jeni më zotërues i fatit tuaj. Kur ndiheni mirë për diçka që keni bërë, mos lejoni që opinionet, ose arritjet e askujt t’jua zbehin atë lumturi. Në këtë mënyrë, pavarësisht se çfarë mendojnë apo bëjnë njerëzit e tjerë, vetëvlerësimi juaj vjen nga brenda. Pavarësisht se çfarë mendojnë njerëzit për ju në një moment të caktuar, një gjë është e sigurt; nuk jeni kurrë aq i mirë apo i keq sa thonë se jeni.

5. Ju jeni po aq të mirë sa ata me të cilët shoqëroheni.
Më thuaj me kë rri të them se kush je; thotë një proverb i vjetër shqiptare.
Ju duhet të përpiqeni ta rrethoni veten me njerëz që ju frymëzojnë, njerëz që ju bëjnë të dëshironi dhe të jeni më të mirë. Por çfarë ndodh me njerëzit që ju tërheqin poshtë? Pse i lejoni ata të jenë pjesë e jetës suaj? Kushdo që ju bën të ndiheni të pavlerë, në ankth ose të pafrymëzuar po ju humb kohën dhe, me shumë mundësi, po ju bën si vetja. Jeta është shumë e shkurtër për t’u shoqëruar me njerëz të tillë.
Lexo: Familjet shqiptare rritën konsumin me 1.3% gjatë vitit të kaluar

6. Jeta është e shkurtër.
Asnjërit prej nesh nuk e ka të garantuar të nesërmen. Megjithatë, kur dikush vdes papritur, kjo na bën të analizojmë jetën tonë: çfarë është me të vërtetë e rëndësishme, si e kalojmë kohën tonë dhe si i trajtojmë njerëzit e tjerë. Kujtojini vetes çdo mëngjes kur zgjoheni se çdo ditë është një dhuratë dhe se do të përfitoni sa më shumë nga bekimi që ju është dhënë. Momenti kur filloni ta shikoni jetën si një bekim, edhe jeta do t’iu bekojë juve.

7. Ju nuk duhet të prisni që të vijnë t’iu kerkojnë falje pastaj të falni.
Jeta shkon shumë më e qetë sapo të lini inatet dhe të falni edhe ata që nuk thanë kurrë se u vjen keq. Inatet lejojnë që ngjarjet negative nga e kaluara të shkatërrojnë lumturinë e sotme . Urrejtja dhe zemërimi janë parazitë emocionale që shkatërrojnë gëzimin tuaj në jetë. Emocionet negative që vijnë me mbajtjen e inatit krijojnë një përgjigje stresi në trupin tuaj dhe mbajtja e stresit mund të ketë pasoja shkatërruese për shëndetin. Kur fal dikë, nuk i fal veprimet e tij; thjesht ju çliron nga të qenit viktima e tyre e përjetshme

8. Jeni duke jetuar jetën që keni krijuar vetë
Ju nuk jeni viktimë e rrethanave. Askush nuk mund t’ju detyrojë të merrni vendime dhe të ndërmerrni veprime që bien ndesh me vlerat dhe aspiratat tuaja.Rrethanat në të cilat po jetoni sot janë tuajat – ju i keni krijuar ato. Po kështu, e ardhmja juaj varet tërësisht nga ju. Nëse ndiheni të bllokuar, ndoshta kjo është për shkak se keni frikë të merrni rreziqet e nevojshme për të arritur qëllimet tuaja dhe për të jetuar ëndrrat tuaja.

9. Jetoni të tashmen
Ju nuk mund të arrini potencialin tuaj të plotë derisa të mësoni të jetoni në të tashmen.Asnjë faj nuk mund të ndryshojë të shkuarën dhe asnjë ankthi nuk mund të ndryshojë të ardhmen. Është e pamundur të jesh i lumtur nëse je vazhdimisht diku tjetër, i paaftë për të përqafuar plotësisht realitetin (të mirë apo të keq) të këtij momenti.

10. Sidoqoftë, ndryshimi është i pashmangshëm
Vetëm kur përqafoni ndryshimin, mund të gjeni të mirat në të. Ju duhet të keni një mendje të hapur dhe krahë të hapur nëse doni të njihni dhe të shfrytëzoni mundësitë që krijon ndryshimi.

entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0