Familjet shqiptare rritën konsumin me 1.3% gjatë vitit të kaluar - Business Magazine Albania

Familjet shqiptare rritën konsumin me 1.3% gjatë vitit të kaluar

Shpenzimet e familjeve shqiptare u rritën me 1.3% vitin e kaluar krahasuar me vitin 2020. Sipas Institutit Shqiptar të Statistikave, vlera e shpenzimeve mesatare për konsum llogaritet ne 84.5 mijë lekë, nga 83.4 mijë lekë që ishte.

Pjesa më e madhe e tyre, gati 41.3% e buxheteve familjare shkojnë për t’u ushqyer, ndërsa rreth 10% e shpenzimeve për banesën për mbulim e faturave të energjisë, ujit apo pagesat e qirasë. Të dyja këto grupe së bashku përbëjnë peshën më të madhe të shpenzimeve të buxhetit të një familje shqiptare, me mbi gjysmën e tyre.

Lexo edhe: Sejko: BSH e gatshme të ndërmarrë veprime për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë

Produktet ushqimore që prej vitit të shkuar kanë parë një shtrenjtim të vazhdueshëm duke bërë që kostot për blerjen e tyre të rriten ndjeshëm, veçanërisht pas krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

Referuar anketës së Instat, rritje të ndjeshëm kanë shënuar edhe shpenzimet për komunikimin kryesisht nga shërbimet e internetit si dhe shpenzimet për arsim si rrjedhojë e rritjes së atyre për kurse të gjuhëve apo trajnimeve që ndjekin fëmijët apo të rriturit.  Të njëjtin trend kanë ndjekur edhe ato për mobilimin e shtëpive.

Tirana kryeson edhe listën si qarku me nivelin më të lartë që një familje shpenzon për konsum, mesatarisht 99.4 mijë lekë në muaj ndjeshëm më shumë se mesatarja në rang vendi, e pas saj vijnë Korça dhe Fieri përkatësisht me 83.5 dhe 80.7 mijë lekë në muaj. Sa i takon qarqeve me nivelin më të ulët të shpenzimeve mesatare mujore vrojtimi evidenton Dibrën dhe Kukësin që nuk kapërcejnë 72 mijë lekë në muaj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0