Detyrimi i bizneseve për t'u anëtarësuar në Dhomat e Tregtisë

Detyrimi i bizneseve për t’u anëtarësuar në Dhomat e Tregtisë


Anëtarësimi i biznesit në dhomat e tregtisë tashmë do të jetë i detyrueshëm. Qeveria, e më konkretisht Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ka hartuar një projektligj, të cilin e ka dorëzuar tashmë në Kuvend.
Sipas relacionit ndryshimet që parashikohen t’i bëhen ligjit aktual “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë” janë :

– rivendosjen e anëtarësimit të detyrueshëm pranë dhomave të tregtisë dhe industrisë të personave juridikë;

– vendosjen e masës së kuotës së anëtarësimit që duhet të paguajnë dhomat për llogari të Bashkimit të Dhomave, në masën 30% të të ardhurave vjetore të dhomës;

– parashikimin e së drejtës së anëtarësimit vullnetar në Bashkimin e Dhomave për të gjitha shoqatat e bashkimit vullnetar të bizneseve, sipas një marrëveshjeje të nënshkruar nga palët.

– përdorimin e emërtimit “Dhomë Tregtie” nga subjekte që kanë një numër anëtarësh prej 50 vetash.

Mësohet se nga diskutimet e vazhdueshme me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë (BDHTI) dhe dhomat kryesore, janë evidentuar vazhdimisht një sërë problematikash.

Hartuesit e draftit shpjegojnë se mungesa e një buxheti minimal për funksionimin e këtij institucioni ka çuar në uljen plotësisht të rolit të dhomave si dhe në reduktimin e shërbimeve që duhet t’i jepen anëtarësisë së saj. Në këtë mënyrë është arritur në përfundimin se duhet të bëhen ndryshime në ligjin që është në fuqi duke kaluar nga anëtarësia vullnetare në anëtarësi të detyrueshme.

Ndryshimet konsistojnë kryesisht në:

– Rivendosjen e anëtarësimit të detyrueshëm pranë dhomave të tregtisë dhe industrisë të personave juridik, duke ndryshuar nenin 6 të ligjit në fuqi, si më poshtë vijon:

1. Anëtarësia në dhomë është e detyrueshme për personat juridikë dhe vullnetare për personat fizikë, të regjistruar në regjistrin tregtar, sipas
legjislacionit në fuqi.

2. Anëtarët e dhomës paguajnë kuotën vjetore të anëtarësisë brenda datës 31 mars të çdo viti. Masa dhe procedurat e vjeljes së kuotës përcaktohen nga
asambleja e Bashkimit të dhomave.

3. Dhomat do të transferojnë pranë Bashkimit të Dhomave kuotën e anëtarësimit, në masën 30 % të fondeve të mbledhura nga kuotizacioni vjetor i anëtarësisë.

Nëpërmjet këtyre shtesave dhe ndryshimeve synohet rritja e të ardhurave për dhomat dhe Bashkimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë si dhe mirëfunksionimin e tyre, duke mundësuar ofrimin e shërbimeve e promovimin me interes të përgjithshëm në dobi të anëtarëve të tyre me qëllim nxitjen e veprimtarisë tregtare e industriale në vend si dhe nxitjen e zhvillimin e bizneseve brenda dhe
jashtë vendit.

– Pika 6, e nenit 12, shfuqizohet duke qenë se me ndryshimet që i bëhen nenit 6, masa e kuotizacionit vjetor për anëtarësinë përcaktohet nga Asambleja e 4 Bashkimit të Dhomave.

– Gjithashtu, neni 24 riformulohet me këtë përmbajtje:

1. Anëtarësimi në Bashkimin e Dhomave është i detyrueshëm për të gjitha dhomat. Dhomat do të transferojnë pranë Bashkimit të Dhomave kuotën e
anëtarësimit në masën 30% të fondeve të mbledhura nga kuotizacioni vjetor i anëtarësisë.

2. Anëtarësimi në Bashkimin e Dhomave është vullnetar për të gjitha shoqatat e bashkimit vullnetar të bizneseve, në bazë të një marrëveshjeje
dy palëshe palëshe midis këtyre dhomave dhe Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë.

– Është riformuluar pika 6, e nenit 28, si më poshtë vijon:
“Përcakton masat dhe procedurat e vjeljes së kuotës. Dhomat do të transferojnë pranë Bashkimit të Dhomave kuotën e anëtarësimit në masën 30% të fondeve të mbledhura nga kuotizacioni vjetor i anëtarësisë”.

– Është riformuluar paragrafi i parë i nenit 32, me këtë përmbajtje: “Kryetari drejton veprimtarinë e Bashkimit të Dhomave, kryesinë e saj dhe gëzon të drejtën e një vote”.

– Në nenin 38 parashikohet e drejta e anëtarësimit vullnetar në Bashkimin e Dhomave për të gjitha shoqatat e bashkimit vullnetar të bizneseve, në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe. Gjithashtu, pas paragrafit të tretë të këtij neni, shtohet nje paragraf, me këtë përmbajtje: “Bashkimi i Dhomave autorizon përdorimin e emërtesës dhe ndjek respektimin e procedurave ligjore për hapjen e këtyre shoqatave me emërtimin “dhomë” në përputhje me përcaktimin e këtij ligji.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0