Dëshironi të njihni disa nga strategjitë e suksesit?

Dëshironi të njihni disa nga strategjitë e suksesit?


Seminari me temë: Njeriu – Suksesi – Programi Neuro Linguistik, do të mbahet nga Shpresa Rupar në Tiranë dhe Prishtinë, përkatësisht në datat 29 Shkurt dhe 1 Mars. NLP-ja, jo vetëm që ofron teknika të thjeshta, me anë të të cilave mund të krijoni një jetë shumë më të bukur, mund të jeni shumë më të lumtur, të gjeni më shumë qetësi dhe paqe, mund të vlerësoni veten më shumë dhe të jeni më konfident, mund të përmirësoni marrëdhëniet me të tjerët si në jetën personale dhe profesionale.

Pra, ju mund të përmirësoni jetën tuaj në çdo drejtim, por mbi të gjitha, këto i kombinoni në disa nivele hierarkie, duke mos anashkaluar asnjë pjesëz të tërësisë, qoftë edhe anën shpirtërore. Mos ndoshta gjatë viteve të jetës keni jetuar nën stres, keni provuar zhgënjime, pakënaqësira, inate apo ndjenja të tjera negative?

Lexo: Steve Jobs e dinte se suksesi varet nga të thënit jo

Dramat që keni brenda familjes apo në vendin e punës, thithin shumë nga energjia juaj? Ndoshta nuk keni mjaftueshëm guxim dhe besim tek vetja për të kërkuar të drejtat tuaja apo të qëndroni pas asaj çfarë është e rëndësishme për ju? Ju besoni që mundeni dhe që meritoni shumë më tepër nga jeta, por nuk e dini sesi të arrini ndryshimet pozitive që dëshironi? Apo thjesht do donit të kuptonit se si funksionon mendja e njeriut, që t’i jepni vetes mundësinë të shfrytëzoni gjithë potencialet e brendshme?

Lajm i mirë është se bëhet fjalë për teknika dhe aftësi, të cilat mund t’i mësojë kushdo. Po! Edhe ju! Nëse doni të mësoni më shumë, më poshtë do mësoni se ku dhe kur zhvillohet seminari:

  • Në Tiranë zhvillohet në datën 15 Shkurt, në orën 15:00-19:00, në Hotel Tirana. Çmimi është 9 euro. Regjistrohu KËTU:
  • Në Prishtinë zhvillohet në datën 1 Mars, në orën 15:00-19:00. Çmimi është 9 euro. Regjistrohu KËTU:

Njohuritë e marra mund t’i praktikoni menjëherë si në jetën private edhe në atë personale. Në seminar dp të njiheni me disa teknika konkrete të NLP-së (Programimit Neuro Linguistik), të cilat ju ndihmojnë:

  • Të ndryshoni gjendjen emocionale negative dhe të jetoni më të qetë.
  • Të përmirësoni marrëdhëniet si në jetën personale edhe në atë profesionale,
  • Nga ky seminar dilni më konfident, më të motivuar për të hedhur hapa të rinj drejt asaj çfarë ju dëshironi të arrini,
  • Filloni të besoni se çdo gjë është e mundur.

Pse ia vlen të merrni pjesë? Më poshtë do të njiheni me disa nga komentet që kanë pjesmarrësit e trajnimit në vitin 2019 në Tiranë:

“… zgjedhja më me vlerë…” – E. Qato , Tiranë

“Me NLP-në (Programimi Neuro Linguistik), jam befasuar dhe zhvillimi im personal është ngritur në një shkallë tepër të lartë, saqë mendoj se ka qenë zgjedhja më me vlerë që kam bërë në jetën time. Do të vazhdoj që të thellohem edhe më tej tek ky programim i cili më befason me çdo lloj zgjidhjeje që i jep problemeve duke na bërë më konfident”.

“… një nga trajnimet më fantastike që kam marrë deri tani…” – M. Sheta, Tiranë

Lexo: “Inteligjenca Emocionale dhe Suksesi”

“Për mua ka qenë një nga trajnimet më fantastike që kam marrë deri tani dhe një nga eksperiencat më të bukura. Së pari ky program i theu gjithë pritshmëritë e mia nga tematika që Shpresa kaloi, por edhe falë përgatitjes së Shpresës, gjë që e vlerësoj shumë dhe i jam shumë mirënjohëse. NLP-ja do zërë një pjesë shumë të rëndësishme në jetën time, sepse edhe kur e nisa, e nisa me qëllimin që do hyj, do mësoj, do marr sa më shumë nga kjo eksperiencë për të qenë një versioni më i mirë i vetes dhe për të shtuar sa më shumë vlerë në rrethin tim. Mund të them pa frikë që kam marrë shumë e shumë gjëra, pra shkurt ishte thjesht një eksperiencë fantastike me një rezultat shumë fantastik. NLP-ja nuk do ndahet më nga jeta ime, normalisht do vazhdoj edhe më tej.”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0