Ministrja e Financave, Anila Denaj gjatw prezantimit tw programit ekonomik pwr vitet nw vijim ka theksuar se qeveria po shqyrton një ligj të ri, i cili synon të nxisë idetë inovatore. Sipas Denajt, në mandatin e tretë qeveria synon të vijojë të nxisë sipërmarrjen e të rinjve dhe të mbështesë emigrantët që dëshirojnë të investojnë në vendin tonë. Për këta të fundit, ministrja tha se do të ketë një mbështetje prej 5 mijë eurosh në formë grati.
“Sot kemi në diskutim një ligj të ri të start up-eve në fushën e inovacionit me objektiv të qartë nxitjen e ideve inovatore dhe zero taksa për 2 vitet e para. Në programin tonë ekonomik në mandatin e tretë, vijojmë të nxisim sipërmarrjen e të rinjve. Fondi i mbështetjes për sipërmarrjet e reja startup do të pesëfishohet. Do të mbështesim emigrantët, të cilët do të transferojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre në Shqipëri, përmes 5 mijë mbështetje në formë granti për çdo biznes të nisur nga një emigrant i kthyer”.
Lexo: Kryeministri Rama: Borxhi i lartë publik nuk përbën rrezik
Zero taksë për 90% të bizneseve duke nisur nga 1 Janari
Në mandatin të tretë, qeveria synon që të vazhdojë mbështetjen nga biznesit. Ministrja Denaj tha se duke nisur nga 1 Janari, 90 % e bizneseve do të paguajnë zero taksë, rimbursimi i TVSH-së deri në 2023 do të jetë automatik dhe pagesa e taksave do të jetë vetëm dixhitale.
“Në mandatin e ardhshëm do të vazhdojmë të mbështetim dhe më tej biznesin. Prej 1 Janarit të këtij viti 90 përqind e bizneseve shqiptare do të paguajnë 0 taksa dhe inspektorët do të jenë një e shkuar për biznesin e vogël. Prej 1 Janarit të vitit 2023 rimbursimi i TVSH do të jetë automatik. Do të bashkojmë apelin tatimor dhe doganor në një dritare të vetme. Pagesat e taksave për të gjithë do të jetë vetëm dixhitale. Vizioni i Partisë Socialiste drejt dixzhitalizimit të ekonomisë sot është më i prekshëm”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto