Kryeministri Rama: Borxhi i lartë publik nuk përbën rrezik - Business Magazine Albania

Kryeministri Rama: Borxhi i lartë publik nuk përbën rrezik

Kryeminostri Rama

Në konferencën për shtyp lidhur me zhvillimet ekonomike, kryeministri Edi Rama dhe ministrja e financave Anila Denaj pasqyruar ecurinë i didsa prej treguesve më të rëndësishëm të ekonomisë.

Lidhur me shqetësimet për nivelin e lartë të borxhit, kryeminstri u përgjigj se problem nuk është niveli i borxhit, por aftësia për ta shlyer.

Rama tha se, “Nuk është borxhi problemi, por kapaciteti për ta financuar dhe kapacitetet tona janë më të larta se asnjëherë tjetër. Mund të ketë pasur borxh më të ulët se kaq dhe nuk ka pasur kapacitet financimi dhe ka rrezikuar kolapsin e vendit. Në vitin 2013 Shqipëria rrezikonte të shkonte në kolaps dhe në kontaktin e parë që kemi pasur me FMN, Shqipëria nuk kishte më të paguante rrogat dhe pensionet, ashtu siç ishin dhe gjëja e parë që na është kërkuar ishte ti ulnim ato”.

Lexo: Fiskalizimi, synohet rritja e të ardhurave në buxhet

Në këtë prag zgjedhjes, kur qeverisja dhe opozita prezantohen me sisteme të ndryshme taksash, kryeministri theksoi se, qeveria socialiste ka ulur taksat ndjeshëm dhe biznesi i vogël është një nga përfituesit më të mëdhenj të këtyre masave.

Sipas tij, zerimi i taksës për biznesin e vogël është një gur i rëndësishëm kilometrik në rrugën tonë drejt të ardhmes dhe përbën një nga pikat më domethënëse të ndryshmit të madh në qasje, në veprim dhe në rezultat me palën tjetër që sot ripredikon taksën e sheshtë, duke kërcënuar më të dobëtit me rikthimin në kohën kur 100% e bizneseve paguanin tatim-fitimi 10% dhe TVSH, ndërsa sot 91% e bizneseve paguajnë 0 tatim-fitimi dhe 0 TVSH.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0