Një gjë është e sigurtë, që kur futesh në ‘kthetrat’ e qeverisë amerikane, nuk ka ‘shpëtim’. Dhe këtë fat po e pëson pikërisht një nga kompanitë më të mëdha në botë, Apple.
Si duket qeveria Amerikane e ka humbur të gjithë respektin për kompaninë Apple. Muaj pas një dueli ligjor mes Apple dhe FBI-së, liderja e Demokratëve në Shtëpinë e Përfaqësuesve Nancy Pelosi, ka thënë se merita e krijimit të iPhone duhet t’i shkojë “zbulimeve dhe hulumtimeve federale”, dhe jo Steve Jobs, që njihet si krijuesi i iPhone.
Sipas TechSot.Al, Pelosi i ka bërë këto komente duke mbajtur në dorë një pajisje që duket si një iPhone 6 Plus, ose iPhone 6S Plus, dhe ka shtuar: “Ka ndonjë tjetër këtu një smartfon? Në këtë smartfon, pothuajse çdo gjë erdhi nga investimet, zbulimet, dhe hulumtimet federale. GPS, u krijua nga ushtria (Amerikane), ekranet e sheshta, kamerat dixhitale, dhe lista vazhdon…Thonë se ishte Steve Jobs ai që dizajnoi këtë iPhone, por në fakt ishte qeveria federale ajo që e shpiku këtë pajisje.”
Pas këtyre komenteve nga Nancy Pelosi, as ajo, dhe as kompania Apple nuk kanë dhënë më komente të mëtejshme. Por një gjë është e sigurtë, që Apple nuk i ka punët mirë me qeverinë Amerikane.
/Ky artikull u publikua së pari nga TechSot.al. Business Magazine Albania ka të drejta të plota të ripublikimit të këtij artikulli, në bazë të marrëveshjes mes palëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.