De Quercize jep dorëheqjen nga dyqanet e luksit Cartier

De Quercize jep dorëheqjen nga dyqanet e luksit Cartier


Stanislas de Quercize, tashmë ish-CEO i Cartier jep dorëheqjen nga posti ekzekutiv për arsye personale, ka deklaruar Compagnie Financiere Richemont ditën e sotme, e cila zotëron dyqanet e luksit Cartier.

Compagnie Financiere Richemont zotëron kompanitë më të mëdhaja lider në fushën e të mirave të luksit, në kategoritë kryesore si orë, stoli dhe aksesorë të tjerë luksi. E bazuar në Zvicër, ajo e zhvillon aktivitetin e saj që nga viti 1988 dhe operon sot në mbi 30 shtete. Renditet e 374-a në rankimin e Forbes mes 2000 kompanive më të pasura në botë.

De Quercize ka mbajtur postin më të lartë në Cartier që prej vitit 2012 dhe ka qenë në rrugëtimin e Richemont-it që prej vitit 1990, duke shërbyer në pozicione të larta lidershipi për marka të ndryshme brenda kompanisë. Ai do të japë dorëheqjen gjithashtu edhe nga Komitetit i Manaxhimit të Grupit të Richemont por do të vazhdojë të qëndrojë një anëtar i grupit, duke marrë postin e Presidentit të Richemont në Francë. Dorëheqja e tij vjen pas thashethemeve se de Quercize vuan nga probleme shëndetsore.

Cyrille Vigneron, aktualisht Presidenti i LVMH në Japoni, do të jetë pasardhësi i De Quercize më 1 janar të 2016-ës. Para se të bashkohej me Grupin LVMH, Vigneron ka punuar së bashku me Richemont ndërmjet viteve 1988 dhe 2013, kryesisht me Cartier, për t’u bërë më pas Drejtori i Menaxhimit të Cartier për filialin e Japonisë, president i Richemont në Japoni dhe Drejtori i Manaxhimit për Cartier Europe.

montblanc-cartier-dyqan luksi-businessmag

Si CEO i Cartier, Vigneron do të bëhet pjesë e Komitetit të Manaxhimit të Grupit Richemont. Për këtë arsye do të shërbejë si kandidaturë për Bordin e Drejtorëve të Compagnie Financiere Richemont në shtator të 2016-ës.

“Stainlas de Quercize ka pasur një karrierë të mrekullueshme, duke punuar me Cartier, Montblanc dhe Alfred Dunhill para se të merrte pozicione ekzekutive të Van&Cleef dhe Cartier,” është shprehur në deklaratën e tij Johann Rupert, Presidenti i Richemont. “Ndjejmë shumë keqardhje që Stanislas vendosi të japë dorëheqjen, por duhet të respektojmë vendimin e tij.”

Deklarata e Richemont vjen në një kohë kur kompania shpalli raportin e saj të rezultateve të gjysmës së parë të vitit, ku shitjet janë rritur me 15% vit pas vitit deri në 5.82 miliardë euro (6.32 miliardë dollarë). Të ardhurat neto për periudhën u rritën me 22% që korrespondojnë me 1.1 miliardë euro (1.19 miliardë dollarë).

cartier-stoli-luksi-VIP-CEO-businessmag

“Një rrite e fortë në shitjet e Maisons’ kompensoi rënien e përgjithshme të kërkesës, e cila vinte më së shumti nga rajoni i Paqësorit të Azisë. Shitjet e stolive u rritën me shifra të larta; ky produkt tashmë përbën një të tretën e shitjeve të Grupit,” thotë Rupert.

 

”Ndikimi që ka patur paqëndrueshmëria e normave të këmbimit valutor, veçanërisht në forcimin e frangës zviceriane, është absorbuar në mënyrë të menjëhershmë nëpërmjet ndryshimit të çmimeve të shitjes dhe kontrollit të kostove administrative. Fitimet operacionale të periudhës u rritën me 6%. Kjo rritje dhe ndryshimet në monedhë kanë kontribuuar në një rritje të të ardhurave neto prej 22%.”

 

Duke përfshirë Cartier, Richemont zotëron 19 marka të aksesorëve të luksit, pjesa më e madhe në kategorinë e orëve dhe të stolive. Ato përfshijnë: Van Cleef & Arpels, Montblanc, Vacheron Constantin dhe Piaget.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0