Themeluesi i Forumit Ekonomik Botëror (WEF), Klaus Schwab, mendon se shkalla dhe shpejtësia në të cilën po ndodhin ndryshimet si automatizimi i inteligjencës artificiale, garanton klasifikimin e “Revolucionit të Katërt Industrial”.
Ndërsa është e lehtë për elitën që të shpresojnë për ndryshimet që me gjasë do t’i bëjnë bizneset e tyre më efikase dhe produktive, është shqetësuese që punonjësi mesatar të dëgjojë vazhdimisht se robotët do të zëvendësojnë miliona vende pune.
Lexoni: Gjithçka që duhet të dimë rreth Forumit Ekonomik Botëror 2019 në Davos
Kjo frikë vjen nga ajo që është e panjohur: ka shumë mendime që sillen vërdallë, por në fund askush nuk e di se cilat vende pune do të vjetërohen për 10 vjet dhe cilat do të zhduken.
Pas anketimit të 33 mijë personave për studimin vjetor të besimit, firma globale e komunikimit, Edelman, zbuloi se 59% e të punësuarve shqetësohen se nuk kanë trajnimin dhe aftësitë e nevojshme për një punë të paguar mirë dhe 55% shqetësohen se automatizimi dhe teknologji të tjera do të zëvendësojnë punën e tyre.
Në shpresën e gjetjes së disa zgjidhjeve për të lehtësuar këto frikëra, Henry Blodget, bashkëthemelues dhe CEO i kompanisë mëmë Business Insider, pati një diskutim me drejtues të lartë të punës, drejtues dhe një akademikë të njohur në konferencën vjetore të WEF në Davos, Zvicër.
Paneli i Blodget, “Të mësosh sot për punët e së nesërmes” përfshinte:
- Adam Grant, autor bestselling dhe profesor në Shkollën Wharton në Universitetin e Pensilvanisë
- Christy Hoffman, sekretare e përgjithshme e federatës sindikale globale UNI Global Union me bazë në Zvicër
- Julie Gebauer, kreu i kapitalit njerëzor dhe pjesë e firmës konsulente Willis Towers Watson
- Bill Thomas, kreu global i kompanisë së shërbimeve profesionale me bazë në Holandë, KPMG
- Guy Ryder, drejtor i përgjithshëm i agjencisë së Kombeve të Bashkuara, Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO)
Ata diskutuan mënyrat e zbatimit dhe shkallën e përgjegjësive të sektorit publik dhe privat, si dhe vetë punonjësit, por të gjithë anëtarët e panelit u pajtuan që të përqafojnë këtë ndryshim global dhe trajnimi i punës duhet të jetë një përkushtim jetësor dhe se përgjegjësia nuk duhet të vendoset vetëm tek punonjësi.
Është koha për të vepruar, u pajtua paneli, duke mos hequr dorë. “Ne kemi parë ndryshime të tilla më parë, kemi depërtuar përmes tyre,” tha Blodget.
Ne kemi mbledhur pikat kryesore nga diskutimi, për të zbuluar se si të kalojmë këtë ndryshim të tanishëm.
Profesori Adam Grant tha se ne duhet të jemi ‘të shqetësuar, por jo të panikuar’ dhe përgjigja jonë duhet të fokusohet shumë seriozisht në trajnimin e brendshëm.
Grant tha se historia po përsërit vetëveten, në lidhje me mënyrën se si do të zëvendësohen vendet e punës ekzistuese dhe do të krijohen të reja. Për të, një botë hipotetike ku secili merr një diplomë kolegji para se të hyjë në fuqinë punëtore nuk do të çonte në një zgjidhje. Ndërsa ai njeh vlerën e një arsimimi si një themel për karriera të veçanta, ndryshimi aktual kërkon një përqendrim të ri tek aftësitë.
Lexoni: Lajmet më të fundit nga Davos 2019
“Po të drejtoja një kompani, gjëja e parë që do të bëja do të ishte një listë e të gjitha aftësive që nuk mund t’i plotësoj nga jashtë,” tha Grant. “Unë do të krijoj një grup për ato vende pune dhe më pas do bëj programe trajnimi brenda kompanisë. Dhe do t’i lejoj punonjësit e mi që të mësojnë ata që vijnë ata, kështu që nuk do të duhej të kërkoja jashtë gjatë gjithë kohës, por të qarkulloja brenda kompanise.”
Sekretarja e përgjithshme e UNI Global Union, Christy Hoffman tha se ne kemi nevojë për zgjidhje trepalëshe që përfshijnë sindikatat, biznesin dhe qeveritë.
Organizata Hoffman përfaqëson 20 milionë punonjës në industrinë e shërbimit dhe ajo tha se ndërsa disa korporata kanë njohur nevojën për rikualifikim të brendshëm, ka disa punonjës që thjesht nuk janë në të njëjat shtigje me të tjerët për të marrë trajnimet e nevojshme dhe do të mbeten pas.
Ajo tha se duhet të siguroheni që ndërsa njerëzit eksplorojnë ndryshimin, duhet të ekzistojë mbështetja e duhur.
Ajo pranoi gjendjen e dobët të sindikatave në SHBA, por pohoi se negociatat kolektive duhet të luajnë një rol të fuqishëm në negociimin e kushteve të punonjësve që duhet të trajnohen dhe si do të trajnohen.
Drejtori i përgjithshëm i ILO, Guy Ryder tha se duhet të ekzistojë ‘e drejta për të mësuar gjatë gjithë jetës’.
Në një raport të ri, ILO bën thirrje për “njohjen e një të drejte universale për të mësuar gjatë gjithë jetës dhe krijimin e një sistemi të efektshëm të të mësuarit gjatë gjithë jetës” – domethënë, kombet duhet të pranojnë se mënyra se si forca e punës evoluon në botën e zhvilluar nuk duhet të përfundojë pas shkollës së mesme apo kolegjit.
Është koha, tha Ryder, të përqëndroheni në atë që funksionon dhe jo të humbisni në vlerësimet statistikore rreth punës së humbur, apo të silleni sikur nuk do të ketë punë në të ardhmen e afërt.
Për të, kjo do të thotë, ndër të tjera, që kombet dhe korporatat të shqyrtojnë seriozisht programet e reja të mësimdhënies, të cilat mund të modelohen si ato në Zvicër dhe Gjermani, të cilat kthejnë fitime mesatare në lidhje me investimet.
Lexoni: Çështjet kryesore teknologjike në Davos: Inteligjenca artificiale, blockchain, big data, broadband.
Në Zvicër, për shembull, një adoleshent mund të regjistrohet në një shkollë tre ose katër vjeçare, ndërsa njëkohësisht të përfundojë shkollimin e tij dhe të përfundojë me një certifikim të njohur dhe të përfitojë një punë nga sponsori i tij. Që kjo të funksionojë në një vend, korniza duhet të krijohet nga qeveria dhe kompanitë duhet të bien dakord me rregulloret dhe standardet.
“Kjo funksionon,” tha ai. “Dhe funksionon shumë, shumë mirë.”
Kreu i kapitalit njerëzor të Willis Towers Watson, Julie Gebauer tha se është e rëndësishme të kuptohet se ka aftësi që nuk mund të automatizohen
Gebauer tha se ndërsa automatizimi është bërë pika qendrore e këtij ndryshimi masiv, ekzistojnë edhe një tërësi aftësish njerëzore që do të jenë jashtëzakonisht të rëndësishme për të ardhmen. Aftësitë ndërpersonale, aftësia për të bashkëvepruar me klientët, pacientët. Gjithashtu, aftësitë globale – duke qenë në gjendje të veprojnë praktikisht me njerëz nga të gjitha kulturat e ndryshme.”
Ajo gjithashtu vuri në dukje se ia vlen të kujtohet se këto ndryshime nuk ndodhin në vakum dhe se konsumatorët janë pjesë e ekuacionit. Në shumë punë elementi njerëzor është po aq i rëndësishëm sa performanca teknike.
Gebauer beson se fokusi duhet të vendoset mbi punëdhënësit për të siguruar trajnimin e duhur për të ruajtur mbajtjen e punonjësve.
Kryetari i KPMG, Bill Thomas tha se kompanitë duhet të shohin investimet në programet e trajnimit të brendshëm si një avantazh konkurrues
Thomas tha se 25 vjet më parë, gati të gjithë aplikantët e tij të punës duhet të kishin diploma kontabiliteti, por sot më pak se gjysma kanë një të tillë.
“Duhet të mendoni se ku po shkon fuqia jonë punëtore, cilat janë nevojat e klientëve tanë, a do të jetë kjo pjesë e inteligjencës artificiale, çfarë do të shkaktojë teknologjia në fuqinë punëtore dhe gjithçka tjetër në lidhje me ndryshimet që po ndodhin, mos prisni për një përgjigje nga qeveria,” tha ai.
“Unë kam një ekip të mrekullueshëm që e njeh organizatën tonë, ata i njohin vlerat tona, e dinë qëlllimin tonë, e dinë se çfarë na intereson dhe investimi që ne mund të bëjmë në rivlerësimin e tyre.”
Lexoni: 5 këshilla për sukses nga liderët në Davos
Ai tha se fuqia punëtore e tij prej 225,000 është 75% milleniëls dhe se KPMG-ja ka përshtatur më mirë kërkesën e këtij sektori për një integrim të iniciativave të qëllimit dhe diversitetit. Ai e konsideron rritjen e disponueshmërisë së trajnimeve të brendshme si pjesë integrale e kërkesave për një kompani të suksesshme që shkon drejt së ardhmes. Gjithashtu do të shërbejë për të bërë KPMG më tërheqëse sesa konkurrentët e saj.
Ju mund të shikoni diskutimin e plotë të panelit në videon më poshtë:
burimi: BI
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.