Kush po shpenzon më shumë për udhëtime? 10 vendet që po lëvi... - Business Magazine Albania

Kush po shpenzon më shumë për udhëtime? 10 vendet që po lëvizin ekonominë botërore

Industria globale e udhëtimeve dhe turizmit po përjeton një bum të pashembullt ekonomik, duke shënuar një kontribut rekord prej 11.1 trilionë dollarësh në Produktin e Brendshëm Bruto global për vitin 2024, më shumë se 9.3% e ekonomisë botërore. Këto të dhëna vijnë nga raporti më i fundit i Këshillit Botëror të Udhëtimit dhe Turizmit (WTTC), i cili rendit edhe shtetet që shpenzojnë më shumë në këtë sektor jetik.

Në krye të listës qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me një kontribut të jashtëzakonshëm prej 2.36 trilionë dollarësh në ekonomi vetëm nga turizmi dhe udhëtimi, pothuajse sa dyfishi i vendit të dytë në renditje, Kinës, e cila shënoi 1.3 trilionë dollarë.

TOP 10 vendet me ndikimin më të madh ekonomik nga turizmi në vitin 2023 sipas WTTC:

SHBA – 2.36 trilionë $

Kina – 1.3 trilionë $

Gjermania – 487.6 miliardë $

Japonia – 297 miliardë $

Mbretëria e Bashkuar – 295.2 miliardë $

Franca – 264.7 miliardë $

Meksika – 261.6 miliardë $

India – 231.6 miliardë $

Italia – 231.3 miliardë $

Spanja – 227.9 miliardë $

Ajo që bie në sy është ngjitja e Indisë në vendin e tetë, duke lënë pas ekonomi të konsoliduara si ajo italiane apo spanjolle. India ka avancuar me dy vende krahasuar me një vit më parë, falë rritjes së turizmit të brendshëm dhe politikave që inkurajojnë udhëtimet ndërkombëtare.

Ndërkohë, vendet europiane vazhdojnë të mbajnë pozita të forta në këtë sektor, veçanërisht Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Spanja, të cilat së bashku përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të të ardhurave turistike në kontinentin e vjetër.

Raporti i WTTC nuk është vetëm një përmbledhje statistikash, por një tregues i qartë i fuqisë ekonomike që mbart sektori i udhëtimeve dhe turizmit. Ai pasqyron ndryshimet dinamike në ekonominë globale, tendencat e reja të konsumit dhe mënyrën se si vendet investojnë për të tërhequr vizitorë dhe për të zhvilluar industrinë e mikpritjes. Në këtë garë globale, udhëtimi nuk është më thjesht një pasion, por një forcë që lëviz botën.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0