Dashuria në ambientin e punës, tabu në zhdukje, realitet në rritje - Business Magazine Albania

Dashuria në ambientin e punës, tabu në zhdukje, realitet në rritje

GEN Z është lodhur nga aplikacionet e takimeve dhe po kërkon dashurinë në vendin e punës. Një sondazh tregon se ky brez e sheh romancën në zyrë si diçka të pranueshme. Shumë punonjës të rinj preferojnë të krijojnë lidhje në punë, pasi ndihen të zhgënjyer nga takimet online.

Caelan Hughes, e cila jetoi në New York dhe provoi tetë vite takime në internet e përshkruan eksperiencën si një “makth”. Pas kthimit në Hawai në vitin 2022 dhe rikthimit në punë në zyrë, ajo takoi partnerin e saj në një festë të kompanisë, një përfitim i papritur i kthimit në ambientin e punës.

Hughes tregon se romanca e tyre u zhvillua ngadalë dhe natyrshëm, larg takimeve të shpejta dhe të rastësishme në aplikacione. “Ne filluam si miq dhe u njohëm vërtet,” thotë ajo.Me rikthimin e shumë punonjësve në zyra, edhe kërkimi për dashurinë në ambientin e punës është rritur. Edhe pse shpesh konsiderohet tabu, hulumtimet tregojnë se gjysma e punonjësve kanë pasur të paktën një romancë në zyrë.

Vende si zyrat ofrojnë mundësi unike për lidhje, ku stresi i përbashkët dhe kohët e shpenzuara së bashku krijojnë baza për marrëdhënie të reja. Për shumë të rinj, takimet në jetë reale janë alternativa më tërheqëse ndaj “swipe”-eve të pafundme në aplikacione.

Lexo edhe: La Kaliforninë për Shqipërinë/ 55-vjeçarja: Në Tiranë gjeta paqen dhe lumturinë

Megjithatë, dashuria në punë nuk është pa rreziqe. Ndërsa shumë menaxherë vlerësojnë ndikimin pozitiv që romancat mund të kenë në moralin e punonjësve, mund të shkaktojë edhe shpërqendrime dhe konflikte nëse ndjenjat nuk janë reciproke.

Ndërkohë, një pjesë e punonjësve preferon punën nga shtëpia, por të tjerë e shohin zyrën si një mundësi për të mësuar më shumë nga shefat dhe për të zgjeruar rrjetin social.

Studimet tregojnë se brezi i ri i punonjësve e pranon më shumë idenë e marrëdhënieve romantike në punë. Gati 60% e Milenialëve dhe 49% e gjeneratës Z e shohin këtë si normale, krahasuar me vetëm 25% të brezit X.

Ekspertët thonë se me politika dhe komunikim të mirë, marrëdhëniet në punë mund të menaxhohen pa probleme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0