Dario Hani, djaloshi 20 vjeçar nga Shqipëria, publikon 3 libra në Amazon - Business Magazine Albania

Dario Hani, djaloshi 20 vjeçar nga Shqipëria, publikon 3 libra në Amazon


Dario Hani është djaloshi 20 vjeçar nga Shqipëria, i cili ka publikuar 3 libra në Amazon. Ai momentalisht po studion për Ekonomi në Universitetin Ca Foscari në Venecia, Itali. Gjithashtu, Dario është bashkë-krijues dhe drejtues aktiv i Kapitalit Intelektual Studentor Shqiptar “KISS the future” i Fondacionit Innovation Value Albania “IVA” Startup Nation Ecosystem.

Librat e publikuar në Amazon nga ai janë “So Simple”, “No One’s Property” dhe “The Want”. Librat janë elektronikë dhe mund të lexohen nga çdo pajisje e lidhur me internetin.

Unë e studioj çdo ditë sipërmarrjen dhe zhvillimin personal. Në këto libra mendoj se është shkruar çdo gjë që një të riu i duhet,” thotë për BusinessMag Dario.

Libri “So Simple” na qartëson për gjërat që duam dhe na rikthen dëshirën që të gjithë kishim si fëmijë. Libri “No One’s Property” shpjegon gjithë sistemin e parave në botë dhe si ne mund të bëhemi pjesë. Libri i tretë, “The Want” shpjegon se si mund të fillojmë të ndjekim atë që duam edhe pa e ditur se si duhet të fillojmë.

“Stili im i shkrimit është i kuptueshëm. Mendoj se librat më të shitur kanë pikërisht këtë veti, pasi të gjithë njerëzit mund të marin diçka teksa lexojnë,” thotë Dario.

Lexoni tjetër: Dario Hani, një “Business Mogul” i ardhshëm

“E gjithë eksperienca ndër vite e autorit fitohen me një lexim. Çdo fjalë në librat e mi është autentike dhe janë të gjitha besime me të cilat jetoj dhe flas me dëshirë,” shprehet ai.

Librat janë vetëm në Amazon, duke qenë portali më i madh sot. Dario është kujdesur për publikimin dhe të drejtat e autorit. Librat janë falas për të abonuarit Kindle dhe kushtojnë vetëm 3 dollarë për gjithë të tjerët.

Sipas Darios interesi ka qenë i lartë dhe mbi pritshmëritë. Shitjet i kanë kaluar në total 800 dhe janë në vazhdim edhe ndër vite.

Këto janë librat e tij të parë në gjuhën angleze, pas librit të tij të parë në shqip “Suksesi nuk është rastësi”.

Dario mbyll intervistën për BusinessMag duke thënë se “Feedback-u ka qenë ai që prisja dhe të gjithë më falenderuan që shkruajta. Jam përherë i hapur të flas nga afër ose përmes mesazheve me çdo njeri rreth librave. Çdo mendim për librin më pëlqen, pasi do të më ndihmojë në librat e ardhshëm. Unë e jetoj suksesin çdo ditë dhe dua ta bëj të prekshëm për këdo. Tek zhvillimi personal dhe sipërmarrja shoh shumë ngjashmëri, ku më kryesorja është se ata që kanë patur sukses kishin besim të fortë dhe vese që ndihmonin”.

Librat mund t’i gjeni më poshtë:

No One’s Property: Savings are just about priorities
The Want: Start without knowing how 
So Simple: How to simplify anything in your life

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0